14.

385 20 2
                                    

Te nesermen ne oren 8 Ori i telefonon Darinit. Ai ishte ne gjume dhe zgjohet nga zilja e telefonit.
-Alo, te zgjova?
-Po, pak a shume. Tani do te dalim?
-Pas gjysme ore eja me merr.
-Ne rregull. Gezuar vitin e ri edhe njehere Ori!
-Gezuar edhe ti. Pafshim.
Dhe e mbyll telefonin. Behet gati dhe fiks ne 8:30 Darini ishte poshte pallatit te Orit. Ajo del dhe takohet me te pa i thene asnje fjale. Vetem ec dhe Darini e ndjek pas. E kupton se behej fjale per dicka te rendesishme dhe nuk i thote asgje as per makinen. Ori drejtohet drejt varrezave te qytetit, aty ku prehej babai i saj. Ajo nuk kishte folur me askend per kete ceshtje, madje as me Marinen. Darini i hutuar behet gati ta pyese por ajo e kupton dhe i paraprin.
-Erdhem te babi im. Vij cdo vit te ri ketu, per ta uruar. Me merr malli shume per te.
Darini vetem e perqafon fort. Nuk di cfare t'i thote.
-Babi, kaloi edhe nje vit pa ty. Asgje nuk eshte e plote per mua. Kane ndodhur gjera te mira dhe te keqija por asnjeren nuk kam mundur ta perjetoj plotesisht. Bota eshte pergjysme pa ty. Dhe fillon te qaje me ngasherime.
Darini po qendronte i palevizshem. Vetem e shikonte dhe e shtrengonte ne perqafim.
Ajo i fshin lotet dhe vazhdon:
-Por shiko babi ketu te kam sjelle nje nga gjerat me te mira qe me ka ndodhur kete vit. Ky eshte shoku im me i mire, Darini. Ai me ka qendruar prane dhe me ka ndihmuar sa here kam qene ne veshtiresi. Eshte me te vertete nje engjell.
Ai kur i degjon keto fjale fillon te qaje. Te dy po qanin ashtu te perqafuar derisa Ori u ngrit dhe i dha te kuptonte Darinit qe nuk do te qendronin me aty.
Filluan perseri te ecnin se bashku dhe perseri asnjeri nga ata nuk po fliste.
Darini mendonte me vete. Po sikur ajo te dije se cfare kam bere une? Si do te reagoje kur t'ia them? A thua do te me mendoje me si engjell? Apo do te me fshije nga jeta e saj?
-Ori une duhet te te them dicka.
-Mund te ma thuash me vone tani nuk jam ne gjendje per te folur.
-Ne rregull. Dhe ai e shoqeron per ne shtepi dhe vete largohet drejt shtepise se tij. Shkon ne dhome dhe poshte krevatit kishte nje kuti me nje fjongo dhe disa letra te shkruara. Ajo kuti fshihte nje sekret te madh dhe ai kishte qene gati duke ia treguar Orit ate por ajo nuk e kishte lejuar. A do ta gjente kurajon t'ia tregonte nje dite? Kete nuk e dinte dhe as nuk donte t'ia dinte. Per momentin ishte teper i lumtur qe Ori e kishte pare te denje per ta derguar tek babai i saj. Po Darini nuk kishte nje baba per t'ia prezantuar. Ai nuk kishte qene as nuk do te ishte kurre baba. Thjesht i dergonte te birit para dhe vete nuk vinte asnjehere. A thua se parate mund te blejne dashurine e babait. E kishte kete mungese te madhe ne jeten e tij. Po edhe nga mamaja nuk eshte se merrte ndonje ngrohtesi familjare. Edhe ajo nuk ishte ndryshe nga babai i tij. Si njerez te pasur mendonin se gjithcka blihet me para. Madje edhe dashuria e femijes. E mbylli kutine dhe e vendosi ne vendin e saj. U shtri serish ne krevat dhe e zuri gjumi.
Anisa po mendonte nje plan se si mund t'i tregonte Orit qe ishte fejuar me Paulon por pa e marre vesh ai. Por pastaj duke u menduar kuptoi se pas nje jave do te shkonin ne shkolle dhe ajo me siguri do ta merrte vesh. I jepte kaq shume kenaqesi lendimi i Orit. Dhe aq me shume ndihej e kenaqur qe ishte ajo e fejuara e Paulos. Po me ate c'kishte ndodhur? Ne fillim te lidhjes ishte shume ne rregull. Bente cdo gje me dashuri dhe me respekt. Tani dukej se s'kishte mbetur me asgje. Mos ndoshta ishte i dashuruar pas Orit? Por nese do te ishte i dashuruar me te pse u lidh me Anisen? Jo jo i dashur Paulo, mendove se mund te lidheshe me mua per te bere Orin pervete? Dhe te me lije mua pastaj. Epo kete s'ta lejoj ne jete te jeteve. Ti o do te jesh me mua o me asnje. Nuk mund te bashkohesh me Orin. Nuk mundesh. Dhe u ngrit per te bere punet e shtepise, e gezuar qe kishte triumfuar...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now