33.

333 21 4
                                    

Tani qe kampionati kishte mbaruar Ori dhe Darini perpiqeshin te mesonin shume per provimet. Ishin perqendruar shume dhe kishin bere nje program mesimi. Ne fillim gjenin temat e mesimit te cilat i perserisnin dhe me pas benin teste online njeri-tjetrit dhe i vleresonin. Ishin shume te lumtur krah njeri-tjetrit dhe shkonin shume si cift. Ne fillim mamaja e Darinit s'kishte qene dakord por me pas e kishin bindur dhe tashme e donte edhe Orin si vajzen e saj. Dilnin se bashku per shetitje, kafe etj.
Per te permbyllur historine e Paulos dhe Anises mund t'ju them se ata te dy nuk ishin edhe aq keq. Ishin lenduar se tepermi nga njeri-tjetri dhe nga mjedisi perreth. Mirepo perpiqeshin te gjenin sadopak ngushellim e qetesi tek vetja dhe tek tjetri. Kishin rene dakord qe martesa e tyre do te ishte krejt formale, se ata kurre nuk do te beheshin burre e grua te vertete. Por thjesht do te jetonin bashke si shoke dhome deri kur te mbaronin universitetin. Me pas secili ne rrugen e tij sepse tashme do te ishin secili me te pjekur dhe nuk do te kishin nevoje per miratimin e familjes. Pra nje marreveshje e arsyeshme per te gjitha palet. Kishin mesuar kaq shume nga kjo periudhe e jetes se tyre sa nuk besoj se do te mesonin me gjate gjithe pjeses se mbetur.
Dy dite para provimeve Oriana, Darini, Marina dhe Klei u nisen per nje dite pushimi drejt plazhit. Bente pak fresket por s'kishte rendesi ata ishin bashke. Atje bene shume foto, u lane ne det, dolen xhiro dhe pothuajse e lane pas gjithe stresin e provimeve qe po perjetonin. E kishin merituar kete pas gjithe atyre muajve pune te palodhshme ne kete drejtim. Ishin me gati se kurre.
Ne darke po qendronin ne nje tarrace restoranti me pamje nga deti qe Darini e kishte rezevuar.
-Darin, kam frike.
-Pse ke frike e dashur?
-Se mos gjithe kjo eshte nje enderr.
-Ah, zemra ime ti. Asgje nuk eshte enderr. Gjithcka eshte me se reale. Ti e ke merituar kete me shume se cdokush. Tani mos flit me marrezira dhe shiko gjithe kete panorame magjepsese.
-Me premton se do te jesh gjithmone me mua?
-Te premtoj se do te jem me ty deri sa te vdes, madje edhe pasi te vdes do te behem fantazme dhe do te vij prane teje. Nuk ke shpetim nga une.
-Hahaha, po sikur nje dite te ndaloj se te dashuruari?
-Nuk mundesh, por edhe nese e ben une di te te bej te dashurohesh perseri me mua. E kam bere njehere kete. Mund ta bej serish.
-Por... perpiqet te flase Ori por Darini i jep nje te puthur dhe ia mbyll gojen. Ishin thjesht disa caste teper magjike...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now