23.

350 18 9
                                    

Ditet kalonin dhe dimri dalengadale po ia linte vendin pranveres. Ori dhe Darini ashtu sic e kishin bere mend takoheshin cdo fundjave dhe flisnin me mesazhe bashke. Darini po bente hapa te medhenj para edhe ne futboll. Dukej qe kishte talent. Sot do te luhej ndeshja e tij e pare dhe Ori nuk mund te mungonte. Mirepo kishte vendosur t'ia bente surprize. U ngrit heret ne mengjes dhe u be gati. I hipi autobusit dhe afersisht 20 minuta para ndeshjes ajo ishte aty. Shkoi ne dhomat e zhveshjes dhe po kerkonte Darinin kur ne ato momente asaj i bie telefoni. Ishte Darini, donte ta merrte para ndeshjes ne menyre qe t'i uronte fat. Ajo e hap telefonin.
-Alo.
-Po Darin.
-Ori miremengjes. Sot kam ndeshjen e pare dhe do doja te me uroje fat.
-Po mire, dakord jam kthehu mbrapa dhe te te uroj.
-Si? Dhe ai kthehet dhe shikon Orin aty. E le telefonin menjane dhe shkon edhe e perqafon.
-Ori, cfare surprize e mrekullueshme. Shume faleminderit qe nuk me le vetem ne nje dite te rendesishme si kjo.
-As qe behej fjale te lija shokun tim te ngushte vetem sot. Te uroj shume fat edhe sa me shume gola.
-Te gjithe do te t'i dedikoj ty.
-Ik tani se do dilni ne fushe. Edhe une po shkoj te ze vendin.
Ai i jep nje te puthur te papritur dhe largohet.
Ndeshja shkon mjaft mire dhe Darini shenon 3 gola. Tek te tre u nis per te festuar nga ana ku ishte ulur Ori. Dhe ashtu sic kishte premtuar te tre ia dedikoi asaj. Ishin te dy shume te lumtur. Te dy me ne fund e kishin gjetur paqen e vet shpirterore.
Per sa i perket Anises apo Paulos, as njeri dhe as tjetri nuk ishin ne rregull. Anisa sepse po fillonte te kuptonte se Paulo nuk kishte per ta dashur kurre cfaredo qe te bente ajo. Dhe Paulo sepse kishte humbur cdo mundesi per te qene i lumtur. Endeshin te dy kotsekoti, pa asnje qellim. Ori as nuk ua hidhte syte me dhe as ata nuk e ngacmonin me. I gjithe vendi kishte rene ne nje limonti te pergjithshme ku askush s'e ndiente veten mire. Familjet e tyre e hidhnin fjalen te martesa dhe pergatitjet e saj. Me sa dukej ata nuk mund te prisnin deri ne perfundimin e provimeve. Donin ta mbaronin sa me shpejt dhe e lane fiks pas nje muaji. Do te ishte pak e cuditshme te shkonin si cift te martuarish ne shkolle por c'rendesi kishte tashme se si dukeshin, kur perbrenda nuk ndienin me asgje.

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now