15.

391 18 0
                                    

Ditet kaluan shpejt dhe ishte koha te ktheheshin ne shkolle. Edhe Marina ishte kthyer nga pushimet dhe po ecnin per ne shkolle te tre: Ori, Darini dhe Marina.
-Pra u bere edhe ti pjese e grupit? I thote Marina duke qeshur Darinit.
-Patjeter qe po. S'mund te gjeja nje grup me te mire per t'iu bashkuar.
Dhe vazhduan te ecnin ne heshtje. Ori se pse ishte e merzitur qe ne mengjes. Darini dhe Marina e kishin kuptuar dhe prandaj ishin munduar te hapnin nje bisede por ajo s'kishte reaguar fare. Po mendonte per Paulon. Kishte 3 jave qe nuk e kishte pare dhe pyeste veten me cfare surprize do ta perballte kete here. Dhe pergjigja e saj nuk vonoi te vinte.
Ne oborr te shkolles dukej Anisa duke shperndare llokume per fejesen e saj. Orit mend i ra te fiket por e mbajti veten. U afruan te rreshti i tyre dhe Anisa shkoi tek ata. Urdheroni, merrni. He pra a nuk do te me uroni? Nje here fejohet njeriu.
Darini ishte tym me nerva. Donte t'ia hidhte ate qe kishte ne dore kokes. Mirepo vemendja e tij u shperqendrua nga Ori e cila mori llokumin dhe i tha urime. Ne kete moment Darini iu afrua Anises dhe i tha:
-Do te zhdukesh nga ketu ne kete moment. Edhe mos na dil me para syve.
-Po cfare bera? Pyeti ajo me mosperfillje dhe iku.
-Ori a je mire? E pyeti Marina.
-Ne qofte se deshiron mund te ikim. I tha Darini.
-Jo pse te iki. S'kam bere ndonje faj qe te largohem. As nuk kam pse largohem. As pse ndihem keq.
Dhe u futen ne klase. Por te dy edhe Darini edhe Marina e kishin kuptuar qe ajo nuk ishte aspak mire. Thjesht po e stermundonte veten dhe do te plaste papritur e pakujtuar. Mirepo asaj nuk i thane asgje. I shkuan pas dhe mberriten ne klase. Atje oret kaluan aq ngadale saqe edhe Anisa t'i kishte bere me porosi nuk do te dilnin keshtu. Megjithese Paulo dukej sikur i perkiste nje bote tjeter Anisa bente cmos qe t'u percillte te gjitheve mesazhin qe ai ishte i saj. Kete e bente me shume per te lenduar Orin. Dhe ia arriti qellimit ajo nuk mundi ta perballoje me. I ra te fiket ne klase dhe Darini e mori me makine dhe e coi ne spital te mamaja e saj. Sipas mjekeve thjesht i kishte rene tensioni. Por Darini dhe Marina e dinin shume mire qe nuk ishte nga tensioni. Ishte nga Paulo. Ajo nuk duhej lene vetem. Mund te tentonte t'i bente dicka vetes. Dhe e bene me fjale te rrinin te dy bashke me te. Darini diten ne shkolle dhe Marina me te ne shtepi. Nuk mund ta humbnin ate. Pasi u permend e cuan ne shtepi ku per te u perkujdes Marina. Dhe Darini ia rikujtoi edhe njehere se ishte vetem nje telefonate larg.
Per rreth nje jave Ori nuk e mori dot veten. Kishte marre raport tek shkolla dhe gjendej ne shtepi ku me te rrinin Darini, Marina dhe mamaja e saj.
Nderkohe Paulo ishte ne nje gjendje akoma me deshperuese se Ori. Nuk mundej te martohej me Anisen. Por edhe ate nuk mund ta linte ne balte. E cfare te bente? Me mire te largohej qe atje. Po Ori? Ai akoma e donte. Pavaresisht se nuk ia lejonte vetes ta pranonte kete. Perseri nuk ishte i denje per dashurine e saj. Po sikur...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now