43.

358 22 8
                                    

Pas nje ore mberriten tek media dhe Ori kishte shume po shume emocione. Aty i priti Albi.
-Ti duhet te jesh Ori apo jo?
-Po une jam.
-Ne rregull, une jam Albi, kusheriri i Marines.
-Gezohem qe u njohem.
-Gjithashtu.
-Pershendetje. I drejtohet Darinit.
-Si je? Ia kthen ai dhe futen brenda.
Te dy ne fillim i dergojne tek grimieret dhe me pas drejt e tek studioja e lajmeve. Edicioni informativ fillon dhe Ori ka shume emocione. Por eshte Darini ai qe e qeteson duke i perseritur shpesh se ajo mund t'ia dale, se eshte e mrekullueshme dhe se kjo nuk eshte asgje ne krahasim me ato qe mund te arrije. Vjen radha e historise se Kiares.
Flet folesja e lajmeve.
-Sot ne hapesiren e historise personale do te sjellim nje histori mjaft te dhimbshme por edhe te prekshme nga shume njerez ne shoqerine tone. Ajo eshte historia e dhimbshme e nje adoleshenteje, te cilen presionet e bashkemoshatareve e cuan ne vendimin fatal. Ajo nuk eshte sot midis nesh por nje shoqe e saj do te na jape mesazhin e saj. Ju lutem. I drejtohet Orit. Darini ishte larguar, dhe kamerat fokusojne Orin. Ajo ishte shume e qete fale Darinit dhe fillon te flase.
-Une jam nje vajze e zakonshme, qe shkoj ne gjimnaz dhe bej gjerat e zakonshme qe cdo vajze ketu ben. Por te jesh nje vajze e zakonshme ketu ne Shqiperi eshte e zorshme, pra aspak e lehte. Jam perballur me lloj lloj ngacmimesh nga djem apo edhe burra te cilet u dukej se kishin te drejte ta benin kete, thjesht sepse ishin meshkuj. Por ketu nuk jemi per te folur per mua por per Kiaren. Ajo ishte nje vajze e bukur e zgjuar dhe me endrra. Derisa nje dite nje psikopat ia mori ato te gjitha. Pse? Sepse ishte mashkull edhe mendonte se kishte te gjithe te drejten e botes per ta bere. JO. Nje JO e madhe te gjithe ketyre meshkujve. Ajo sot nuk jeton me vetem ne saje te mendesise tende qe deshiron t'i zoterosh te gjitha. Duhet ta kuptoni qe kur nje vajze apo nje grua te refuzon nuk do te thote se ajo po ben te veshtiren. JO DO TE THOTE JO. Nguliteni njehere e pergjithmone ne mendje kete. Trupi yne eshte puna jone. Nuk eshte lodra juaj. Nese keni probleme me veten mund te kerkoni ndihme prane vendeve te specializuara dhe jo te shkaterroni jete. Erdha ketu pikerisht per te ngritur zerin per te drejtat tona dhe per t'iu kerkuar te mbanim te gjithe nje minute heshtje per Kiaren.
Dhe te gjithe cohen ne kembe dhe mbajne fiks nje minute heshtje per Kiaren dhe ne fund e mbylli fjalen edhe Ori: Per te gjitha vajzat qe kane probleme te tilla, flisni, denonconi, beni dicka per te mos perfunduar tragjikisht. Ndoshta do te jete e veshtire dhe nuk do t'ju besojne por ia vlen nje perpjekje per jeten tende. Kerkoni ndihme dhe besoj se do te gjeni. Besoj se nuk kane humbur dhe mbaruar akoma njerezit e mire. LUFTONI!
Dhe Ori largohet dhe folesja fillon me lajmet e radhes. Kishte bere nje pune te jashtezakonshme si pa skenar qe ishte. Te gjithe e pergezuan dhe pa Darinin me lot ne sy.
-Jam krenar per ty. Faleminderit qe ekziston dhe qe je e dashura ime.
-Te dua...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now