8.

435 22 0
                                    

Ndersa Darini po i afrohej klases Ori dhe Paulo po degjonin muzike me kufje. Ne nje moment Paulo nuk duron dot dhe afrohet ta puthe. Menjehere Ori i jep nje shuplake dhe largohet prej tij.
-Cfare dreqin ben?
-Me fal, nuk doja.
Darini kishte arritur tek dera dhe kishte pare gjithcka.
-Si nuk doje. A je i vetedijshem se je i lidhur me dike. Keshtu e di lidhjen ti? Te shkosh e te puthesh vajza te tjera. Guxo e me je afruar edhe njehere me shume se 3 metra te betohem nuk di cfare do te te bej. Maskara, ordiner, idiot. Meso te jesh besnik se tradhetia eshte e lehte.
-He tani mos bej sikur nuk te pelqeu. Te dy e dime se ti me do mua.
-Po ta haje dreqi te dua. Nuk dua te te dua por te dua. Por tani po e shoh se nuk ia vlen as te te urresh e jo me te te duash. Je i neveritshem. Hiqmu sysh.
Ai i afrohet edhe me shume. Ajo shtanget.
-Pranoje se me do aq shume sa nuk mund te me largosh. Dhe i kapi duart duke ia shtrenguar aq fort saqe dhimbja po behej e padurueshme.
-Me leshoo! Idiot.
Ne ate moment hyn Darini.
-Hej, e degjove vajzen leshoje.
-Perndryshe cfare?
-A nuk ke sado pak seder ti? Kaq i ulet je saqe te kesh te dashur dhe te puthesh vajza te tjera?
-C'te duhet ty se cfare bej une. Tani largohu nga ajo se s'kisha mbaruar akoma.
Ori po dridhej dhe nuk po kuptonte cfare po ndodhte. Dinte vetem qe doren e Darinit nuk do ta leshonte.
-Ti s'marrke vesh me fjale. Dhe afrohet per ta goditur por e ndal Ori e cila nuk ia leshon doren.-S'kemi mbaruar pune bashke. E kercenon dhe largohen te dy se bashku me Orin perdore. E ndiente sesi po dridhej dhe e afronte me afer vetes. Ishte e tronditur. Nuk mund te ishte ajo vajza qe i pershkruan pak me perpara. Thjesht nuk mundej. Ajo ishte Oriana. Sa budalla ishte treguar qe kishte dyshuar qofte edhe per nje moment tek ajo.
Iu afruan makines dhe hipi Orin, i vendosi rripin e sigurimit dhe hipi edhe vete. Po e ngiste makinen pa u ndalur perreth kishin vetem rruge rruge rruge. Per nje moment Ori permendet.
-Po mami?
-Shkruaji nje mesazh se je me mua. Dhe do te kthehesh vone. Te mos behet merak.
Ajo nxorri telefonin dhe pasi i nisi mesazhin mamit e fiku. U kthye serish ne ate gjendjen e saj si e hipnotizuar.
Ne shkolle.
Anisa ishte super e nervozuar sesi plani i saj kishte shkuar kaq keq. Ishte e vertete qe e njihte mire te dashurin e saj mirepo nuk e njihte aq mire sa te dinte ndjenjat e tij per Orin. Paulo kishte nxjerre ne pah te gjitha ndjenjat e tij per te. Madje edhe e kishte puthur. Dhe jo vetem qe s'kishte arritur ta shkepuste Darinin nga ajo por e kishte afruar edhe me shume. Tani qe ajo ishte tronditur ai do te qendronte edhe me shume me te. Plani i saj kishte deshtuar me te madhe.
Paulo ishte si ne enderr nuk i besohej akoma se cfare kishte bere. Nuk donte ta besonte se ishte treguar kaq trap. Si kishte mundur te sillej me Orin ashtu? Ajo nuk kishte asnje faj. Ai po e lendonte shume e me shume. Ne fillim kur u lidh me Anisen ,pastaj te gjitha heret kur i dilnin para asaj dhe shijonin lidhjen e tyre. Dhe tani me budallallekun e tij te fundit. Vendosi te mos vinte me ne shkolle ne ditet e mbetura dhe te mos shkonte as ne festen e fundvitit.
Ori me ne fund filloi te fliste.
-Sa budallaqe jam apo jo?
-Mos flit marrezira ti nuk je budallaqe, por je vajza me e zgjuar qe njoh.
-Ne kushte normale ajo puthje do te me kishte cuar ne qiellin e 7. Por keshtu vetem me shkaterron. Si mundet nje person te kete kaq shume pushtet te une sa te me therrmoje me sekonda?
-Dashuria...
-Ah po dashuria. E pse dreqin e duaa???
Dhe filloi te qante.
-Ori te lutem mos qaj. Ti nuk e meriton kete. Ti meriton me te miren.
-Po ja qe une nuk di ta zgjedh me te miren. Gjithmone perfundoj e lenduar. Ja se c'ndodh kur une dashuroj.
-Ti je personi me i mire e me i dashur qe une njoh mos lejo askend te te thote te kunderten, as veten tende.
-Cuditerisht fjalet e tua me qetesojne shpirtin. Je shoku me i mire. Sa mire qe te kam.
Ja dhe goditja e radhes. A thua gjithmone do te mbetej ne stolin e shokeve? Por edhe me kete ishte i lumtur.
Orin dalengadale po e zinte gjumi dhe Darini u ndal diku, hoqi xhupin e tij dhe e mbuloi. Dhe me pas po e admironte ate person kaq te shtrenjte per te. Dita qe ajo do te vendoste te ishte e tija do te ishte dita me e lumtur e jetes se tij. A do te vinte ajo dite ndonjehere?...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now