40.

334 24 6
                                    

Pas disa minutash heshtje me ne fund Darini fillon te flase.
-Kam dashur te te tregoj qe me pare per kete por nuk e kam marre guximin asnjehere. Jam treguar i keq, dhe mendoja se ti nuk do te me doje me.
-Por..
-Ori te lutem me ler te flas. Edhe keshtu e kam shume te veshtire. Te lutem mos me nderprit. Ka ndodhur dy vite me perpara. Ishim ne vit te pare dhe ajo sapo ishte transferuar nga nje shkolle tjeter. Ishte shume e bukur dhe shume e zgjuar. Quhej Kiara dhe me beri menjehere per vete. Doja shume te behesha shoku i saj ndoshta edhe me shume se kaq. Ne fillim ajo nuk me perfillte shume por pastaj filloi te me fliste e te beheshim shoke. Pas disa kohesh kuptova se ndjeja per te. Mendoja se edhe ajo ndjente per mua. Dhe letra e pare ben fjale pikerisht per kete fillim te ndjenjave. Ishim te lumtur por kjo lumturi ishte e mallkuar. Ate e donte edhe dikush tjeter nga shkolla e meparshme ose me sakte ishte i fiksuar pas saj. Dhe ajo pikerisht per kete kishte ndryshuar shkolle. Ai e gjeti dhe pikerisht atehere filluan problemet tona. Mua me vinin mesazhe vazhdimisht duke me thene mijera gjera te keqija per Kiaren. Por une normalisht nuk i besoja dhe nuk do t'i besoja kurre. Por me shqetesonin dhe kete e ndiente edhe ajo. Kjo po ndodhte tek letra e dyte. Isha bere lemsh dhe nuk dija cfare t'i thoja asaj. Nderkohe ne vazhdonim lidhjen dhe ajo po prekej me shume se c'duhej nga kjo situate. Kujtonte se po bente ndonje gje gabim dhe fajesonte veten. Ndersa me pas ai erdhi dhe me takoi vete. Me tha te largohesha nga ajo perndryshe do te na vriste te dyve. Normalisht qe nuk u frikesova por ajo ngjarje pati ndikim tek ne. Teksa po perpiqesha ta mbaja larg kesaj rremuje ajo ishte perfshire edhe me shume. Ai e kishte mberritur edhe ate dhe i kishte thene ato qe shkruheshin tek letra e trete. Si per dreq, me dukej sikur fatkeqesite ndiqnin njera-tjetren, ne ate kohe me vdiq gjyshi nga mami. Edhe meqenese ai jetonte jashte shtetit duhet te largoheshim. Kaloi java duke provuar te komunikoja me te por ai ia kishte dale ta kercenonte dhe te mos e lejonte te me fliste. Fleten e trete te ditarit e shkruajti para se une te largohesha. Kur e kishte kontaktuar ai. S'dija c'te beja. Vendosa te kontaktoja familjen e saj por ata nuk me besuan bile me kerkuan te qendroja larg vajzes se tyre. Isha i deshperuar. Sapo u ktheva shkova tek shtepia e saj por ajo nuk ishte. Nuk ishte me... dhe papritur ai filloi te qante dhe po i merrej fryma.
-Darin qetesohu te lutem.
-Ori por une mund ta kisha shpetuar ate.
-Jo Darin ti u perpoqe dhe bere te pamunduren. Nuk mund te beje me shume.
Dhe e perqafon fort e i ze gjumi ashtu se bashku. Kur zgjohen i buzeqeshin njeri-tjetrit dhe i premtojne se do te jene gjithmone bashke. Pavaresisht gjithckaje...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now