13.

393 24 0
                                    

Data 31 dhjetor. Ori me mamane e saj kishin shkuar te merrnin ne aeroport dajen dhe familjen e tij. Ai ishte se bashku me bashkeshorten dhe tre femijet. Dy vajza dhe nje djale teper te levizshem, por qe ia degjonte fjalen vetem Orit.
Ne shtepine e Darinit, apo me mire te themi ne keshtjellen e Darinit sepse ajo ishte teper e madhe per t'u quajtur shtepi, po beheshin pergatitjet e fundit per mbremjen e sotme. Ai nuk preferonte te rrinte neper kembe dhe ishte mbyllur ne dhomen e tij dhe po pergatiste dhuraten e Orit. Ai kishte talent ne vizatim dhe kishte bere nje portret te Orit. Ishte kaq i detajuar dhe kaq i bukur. E perfundoi dhe e paketoi bukur. Ishte teper i emocionuar. Ndjenjat e tij per Orin vetem ishin rritur.
Paulo dhe Anisa bashke me familjet e tyre do te mblidheshin ne shtepine e Paulos per ate nate. Te gjithe vraponin per te bere pergatitjet ndersa Paulo vetem qendronte kot,i zhytur ne mendime. Dukej haptazi qe ai nuk e donte kete fejese por s'kishte pranuar te fliste me asnje per kete. Sa here e pyesnin vetem thoshte keshtu duhej bere.
Ora 12 erdhi dhe te gjithe uruan njeri-tjetrin, hapen dhuratat dhe trokiten gotat. Kusherinjte e Orit kerkuan te dilnin per te pare fishekzjarret dhe ata iu besuan asaj. Sapo po dilnin i vjen nje mesazh nga Darini.
-A mundesh te zbresesh pak poshte? Kam dicka per te te dhene.
Ajo e shikon mesazhin dhe ia kthen.
-Po dalim me kusherinjte per te pare fishekzjarret. Eja edhe ti ne qender.
-Ne rregull. Erdha.
Dhe ajo doli nga shtepia u drejtua nga qendra e qytetit aty ku hidheshin fishekzjarret nga bashkia dhe aty takoi Darinin.
-Gezuar vitin e ri Darin. Sjellte sa me shume mbaresi ky vit per ty dhe per te gjithe ata qe do.
-Gezuar edhe ti Ori. Te uroj gjithe te mirat dhe me nje shkolle te mire. Kjo eshte dhurata ime per ty. Dhe i zgjat dhuraten.
-Ua Darin, shume faleminderit por une ty s'te kam marre gje.
-S'ka gje se do kemi plot vite te tjera.
Ajo hap dhuraten dhe shikon portretin e saj.
-Ooo kjo eshte e mrekullueshme. Shume faleminderit. Ti je i mrekullueshem. Dhe e perqafon. Ne ato momente Darini ndihej personi me me fat ne univers. E kishte bere ate te qeshte. Dhe tani po e perqafonte. Deshironte qe ky cast te mos mbaronte kurre.
Ajo u shkeput nga ai.
-Nuk e dija qe kishte talent.
-Eh, edhe sa gjera te tjera ke per te mesuar per mua ti. Dhe te dy fillojne te qeshin.
-Darin a mund te vish me mua deri diku neser?
-Patjeter. Me bej telefon edhe te vij te te marr.
-Ne rregull.
Spektakli i fishekzjarreve kishte perfunduar dhe Ori mori kusherinjte dhe shkoi ne shtepi. Ndersa Darini nuk donte te kthehej atje dhe shkoi tek kodra e tyre. Ishte kaq i lumtur. Me ne fund po bente hapa para ne lidhje me Orin. Dhe shyqyr zotit qe ishin me pushime dhe nuk ishin te detyruar te shikonin fytyren e Paulos dhe Anises cdo dite. Duhet te merrte masa kur te shkonin ne shkolle. Mirepo ai nuk e dinte se masat ishin marre nga Paulo i cili nuk e kishte lejuar lajmin te perhapej. Gjithsesi i la pas keto mendime dhe u perpoq te shijonte kete mbremje te mrekullueshme.
Ori ne shtepi pasi vuri ne gjume kusherinjte me te vegjel,shkoi ne dhomen e saj dhe po admironte portretin qe i kishte bere Darini. Oh ishte kaq i mrekullueshem. Me Darinin ndihej shume mire ai e bente kaq te lumtur. E megjithate nuk reshtte se menduari per Paulon. C'kishte bere ai valle? Ku po e festonte vitin e ri? Dhe ne keto pyetje e siper ra ne gjume...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now