24.

350 20 10
                                    

Dasma po afrohej dhe qe te dy Paulon dhe Anisen i prisnin shume pune. Vraponin sa andej ketej, per te mbaruar te gjitha ne kohe. Kishin edhe nje jave para se te vinte dita e dasmes.
Ori dhe Darini ishin te dy te perqendruar shume ne te ardhmen e tyre. Darini si futbollist dhe Oriana me shkollen. Ishin shume te zene dhe skuadra e Darinit kishte bere goxha rruge ne kampionatin e shkollave. Pervec Darinit kishin edhe disa lojtare te tjere shume te mire dhe dalengadale po krijohej nje skuader e konsoliduar. Ishin cerekfinalet e kampionatit dhe lojtaret ishin me te pergatitur se kurre. Ori nuk mungonte ne asnje ndeshje te tij. Edhe kesaj radhe ajo ishte aty, dhe po bente tifozllek per Darinin. Ndeshja fillimisht nuk po shkonte mire dhe skuadra e Darinit pesoi dy gola. Te gjithe ishin te demoralizuar dhe sado qe u perpoqen ta kthenin rezultatin nuk po mundeshin deri sa ra bilbili i mbarimit te pjeses se pare. Te gjithe lojtaret u drejtuan per tek dhomat e zhveshjes. Edhe Ori shkoi atje dhe i gjeti djemte duke folur me trajnerin apo me sakte duke i motivuar ata. Ajo priti derisa trajneri mbaroi fjalen e tij dhe thirri Darinin.
-Darin, c'paske sot?
-Nuk e di Ori. Thjesht nuk po mundem te perqendrohem. Ndihem sikur me vendos dikush pengesa kudo qe te shkoj. Ndihem sikur nuk mund ta kaloj dot mbrojtesin e skuadres tjeter. Nuk e dii...
-Darin, te lutem me degjo mire. Ti je lojtari me i mire ne fushe. Perserite.
-Ti je lojtari me i mire ne fushe..
-Hahaha sa i shashtisur qe je. Jo une ti. Hahaha. Shtendosu pak.
-Oh, me fal.
-S'ka gje. Perserite tani.
-Une jam lojtari me i mire ne fushe.
-Bravo. Tani:Une do dal atje dhe do shenoj disa gola.
-Une do dal atje dhe do shenoj disa gola.
-Jam i pandalshem.
-Jam i pandalshem. Bertet Darini dhe tashme i ishte rikthyer shpirti luftarak.
-Ori ti je thjesht e mrekullueshme. Shume faleminderit. Nese do ta kalojme kete faze do te jete vetem prej teje.
-Shko tani. Dhe e puth ne faqe. Darini gezohet shume nga ky veprim i saj. Dhe largohet per ne fushe. Edhe Ori ze vend. Dhe ndeshja rinis. Disa aksione te paperfunduara, disa gjuajtje jo te mira dhe ja ku vjen goli. Me nje asist te mrekullueshem nga Darini, Aldo shoku i tij i skuadres shenon nje gol te papare me koke. Rezultati tashme eshte 2-1.
Ndeshja sa vjen e behet edhe me emocionuese. Skuadra tjeter kundersulmon dhe tashme skuadra e Darinit shpeton per nje fije nga nje gol i trete. Perseri niset nje aksion nga skuadra e Darinit por pa sukses. Pas disa minutash dikush demtohet dhe akordohet nje penallti per skuadren e Darinit. Ai gjuan dhe shenon. Tashme ishin 2-2. Skuadra e tij kishte marre flake, po ashtu edhe tifozet. Kjo ishte nje mrekulli. Koha kalon dhe asnje nga skuadrat nuk shenon. Minuta e 89'. Nga mesfusha niset nje aksion. Darini ka topin. E pason tek shoku i tij i skuadres. Ai e mban per disa sekonda dhe e pason serish. Po mundoheshin te depertonin. Minuta 90'. Darini kishte hyre ne zone dhe ishte gati per nje asist. Aldo e sheh dhe ia pason. E mban me veshtiresi brenda vijave kufizuese dhe kalon edhe mbrojtesin. Eshte vetem per vetem me portierin. Sekonda ankthi, stadiumi mban frymen. Darini mbyll syte dhe gjuan. Dhe sheenoooonnnn. Gooooool. Kishin fituar. Ai shkon tek Ori dhe e perqafon fort. I thote ne vesh.
-Kjo fitore ishte vetem per ty...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now