38.

303 21 4
                                    

Ishte ne medyshje ne duhet t'i hapte ato letra apo jo. Njera mendje i thoshte te mos i levizte sepse ishin gjera personale te Darinit. Dhe kureshtja nuk e linte te qete. Me ne fund kureshtja u be me e madhe. Kutia ishte roze me disa ane te praruara. Kishte permasa mesatare dhe mbante ne te tre letra. Te treja ishin ne zarfe te ndryshme. Ori hapi te paren e cila ishte si nje flete ditari. Pastaj hapi te dyten dhe te treten. Nuk gabohej, ishin flete ditari. Po cfare i duheshin Darinit keto? Pse i mbante ketu te mbeshtjella ne zarfe faqet e ditarit? Mos ndoshta nuk ishin te tijat? Dhe ne keto pyetje e siper fillon te lexoje te paren.
I dashur ditar,
Sot jam shume e lumtur. Darini ka filluar te me vere re dhe mendoj se se shpejti do te me propozoje. Ai eshte shume i mire dhe nganjehere pyes veten se cfare kam bere per ta merituar. Sot dolem shetitje dhe ai me kapi per dore. Ishte thjesht magjike me gjethet e pemeve qe binin rreth e rrotull nesh dhe mendova per nje cast se do te putheshim. Ah sa budallaqe u tregova apo jo? Si mund te puthesh pa u lidhur?
Kaq per sot.
Mirupafshim...
Cfare dreqin ishte kjo? Cfare po lexonte? Ky nuk ishte as shkrimi i Darinit dhe ditari i perkiste dikujt tjeter. Ish te dashures se tij ndoshta. Po pse i mbante akoma? Dhe merr ne dore letren e dyte. Kishte ne te dyten disa shenja lotesh. Ajo kishte qare.
Ditar,
Nuk di cfare te bej. Darini po sillet shume ftohte me mua. Nuk e di se ku gabova. Iu dhashe e gjitha dhe tani nuk i pergjigjet as telefonatave te mia. Kur me sheh ne rruge ben sikur s'me njeh dhe me injoron. Si i ndryshuan kaq shume ndjenjat atij? Pse ma beri kete mua?? Provoj t'i shkruaj ne rrjete sociale por me ka bllokuar. Vetem nje aventure e nje nate isha une per te? ...
O zot, cfare po ndodh? A po flasim per te njejtin Darin? Jo kjo nuk eshte e mundur. Nuk mund te ndodhe! Darini ta kete bere kete gje? Nuk mundem me te vazhdoj. Kushedi se cfare ka tek letra tjeter...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now