31.

330 20 5
                                    

Darini u nis per ne kryeqytet dhe Ori vendosi qe ato pese dite te mbetura t'ia kushtonte vetem mesimeve. Tani qe edhe prilli dalengadale po largohej kishte mbetur nje muaj nga provimet. Duhet te mesonte shume, dhe te dilte shume mire, vetem per inat te mesuesve dhe te disa vajzave te klases qe mbaheshin se mesonin. Ajo thirri edhe Marinen dhe u perkushtuan te dyja ne maksimum per te mesuar dhe per te mos kaluar asgje.
Nderkohe Darini po stervitej shume dhe pothuaj nuk kishte asnje sekond lire pervec se kur te flinte. Nuk paten folur me Orin qe diten qe ishte larguar. E megjithate pervec ndeshjes Darini po merrej edhe me dicka tjeter. Nervozohej kur dicka nuk shkonte ashtu sic duhet. E donte gjithcka perfekte.
Dita e ndeshjes.
Ori, Marina dhe i dashuri i saj Klei, u nisen per tek Darini. Sot me shume se kurre duhet t'i qendronin prane. Mberriten pak para se te fillonte ndeshja dhe i uruan fat atij. Ori e vuri re se syte i ndriconin paksa ndryshe sot. Nuk e dinte ne ishte per shkak te ndeshjes apo dickaje tjeter. Pasi folen me te u larguan drejt vendeve qe kishin zene.
Ndeshja ishte shume e veshtire dhe te dyja skuadrat ishin shume te forta. Fundja kishin arritur ne finale. Per 90+4 minuta askush nuk shenoi. Rastet nuk munguan por ishte teper e veshtire. Te gjithe e deshironin ate kupe. Ndeshja shkoi ne shtesa dhe nga nje goditje denimi rreth 35 metra larg, Darini shenoi nje gol te pamundur. Askush nuk e priste. Stadiumi mori flake dhe te gjithe po festonin. Kupa ishte e tyre, fitorja ishte e tyre. Me ne fund e bene endrren realitet. Te gjithe lojtaret shkuan te festonin prane tifozeve te tyre. Dhe Darini shkoi te Ori dhe vetem i tha:
-Nuk mbaron me kaq!.
Ori u habit nga ky deklarim i Darinit sepse nuk dinte c'te mendonte. Cfare mund te kishte me shume? Megjithate e hoqi vemendjen nga keto mendime dhe u perqendrua tek ndeshja.
Kishin ngelur edhe pak minuta nga perfundimi i saj dhe skuadra e Darinit ishte mbyllur ne mbrojtje. Nuk mund te lejonin ndonje gol ne kete minute. Dhe pervec nje rasti ku me te vertete rrezikuan, arriten ta mbronin porten dhe rezultatin e tyre. Bilbili ra 3 here dhe festa filloi. Mirepo pak cuditshem. Dukej sikur po prisnin dicka. Askush s'po levizte. Cfare po ndodhte?...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now