5.

483 25 0
                                    

... e priste dicka akoma me e keqe.
Paulo pervec Orit pelqente edhe nje vajze tjeter ne klase. Dhe meqe Ori i dukej e paarritshme ai vendosi t'i propozonte Anises. Ajo menjehere pranoi dhe per hir te Orit vendosen ta mbanin te fshehte lidhjen. Mirepo Anisa qe gjithmone e kishte pasur zili ate e kishte rregulluar punen qe ajo ta merrte vesh ne menyren me te dhimbshme te mundshme.
Ne mengjes Darini po priste Orin poshte pallatit te saj. Ishte pak ftohte dhe ai po dridhej lehte. Kishte zbarkuar dhjetori me ftohtesine e vet karakterizuese. Dhe ja ku del ajo,rrezellitese si gjithmone dhe i fal nje buzeqeshje.
-Po ti cfare ben ketu?
-Po te prisja ty. Per t'u siguruar qe je mire dhe per te mos lejuar askend te te merzise.
-Je bere me te vertete shoku im me i mire.
-Patjeter qe po. I thote ai dhe vazhdojne rrugen se bashku. Ah sikur ta dinte ajo se sa e donte ai. Nuk ishte i sigurt se kur i kishte filluar kjo ndjenje por e dinte mjaft mire se do te perfundonte vetem kur te vdiste.
Ndersa po afroheshin tek shkolla Darinit i zuri syri Anisen me Paulon. Te dy ishin shume afer njeri-tjetrit dhe ishin gati te putheshin. Ai i doli para Orit menjehere dhe i propozoi te mos shkonin oren e pare ne mesim.
-Pse te mos shkojme? S'kemi ndonje arsye te forte per te mos shkuar.
-Te lutem, eja me mua mos me ler vetem.
-He tani Darin pse ben keshtu. Eja te shkojme ne shkolle.
-Oriiii. A isha une nje shok i mire per ty?
-Po. Por..
-S'ka asnje por. Ti do te vish me mua dhe tani.
E kapi per dore dhe e terhoqi jashte portes se shkolles. Te dy u drejtuan drejt qendres se qytetit, aty ku kishte lene makinen Darini. Hipin te dy ne makine dhe largohen drejt periferise. Ai ndalon makinen ne afersi te pyllit dhe i propozon te ngjisin se bashku kodren qe kishin perpara tyre.
-Eja pamja atje siper eshte e mrekullueshme. Nuk do te pendohesh.
-Epo mire. Erdha. I thote ajo duke buzeqeshur.
Ngjitja nuk ishte e veshtire, por ngaqe ishte mengjes Ori ndihej pak e lodhur.
-He, te pelqeu ora e fiskultures me mua?
-Po shume.
Dhe nderkohe ishin ngjitur ne maje te kodres. Darini gjeti nje vend per t'u ulur dhe ftoi edhe Orin.
-Kam dashur te te pyes por gjithmone jemi duke u marre me dramat e mia. A ke te dashur?
-Jo , nuk kam.
-Me duket se ke ndonje histori pas kesaj pergjigjeje.
-E kam por nuk dua ta prish diten. Pastaj s'kemi shume kohe. Duhet te arrijme ne kohe per oren e dyte.
-Mire por me premto se do te ma tregosh ndonje dite.
-Te premtoj.
-Pamja ketu qenka kaq e bukur. Per nje moment ndihem aq e fuqishme. Sikur mund te bej gjithcka. Sikur gjithcka eshte e mundur.
-Eshte vendi im sekret dhe i preferuar. Sa here nuk ndihem mire vij ketu. Tani e tutje mund te vijme bashke ne qofte se deshiron.
-Patjeter qe do te vijme. Ketu paska kaq shume qetesi.
-Urrej ta them kete por na duhet te ikim. Ka edhe 15 minuta deri sa te bie zilja. Me mire te jemi ne kohe, ne shkolle.
-Mire, ikim.
Dhe te dy largohen qe andej. Rruga nuk zgjat shume por ai kishte pasur te drejte me mire te ishin ne kohe atje.
Mberriten ne klase. Anisa ishte tym me nerva sepse plani i saj s'kishte funksionuar. Ai Darini e kishte marre Orin pikerisht ne momentin qe ajo do t'i shihte duke u puthur. Dhe pastaj do te qendronte gjithe ores se fiskultures duke i pare. Tani duhej te mendonte dicka tjeter. Nderkohe do t'i rrinte Paulos gjithe diten afer. Ne fillim do ta bente te pyeste veten se c'po ndodh dhe me pas do t'ia plaste ne fytyre lidhjen e saj me Paulon.
Ishte shume e kenaqur me planin e saj. Iu afrua Paulos dhe ndenji me te gjithe diten, ishin ne banke bashke dhe po benin foto e degjonin muzike.
Ori i pa edhe po mundohej mos ta mbante mendjen aty. Po perpiqej te kujtonte ate vendin e mrekullueshem ku kishin qene oren e pare me Darinin. Dicka fshihte ai djale. Dicka te erret dhe te dhimbshme. Por cfare??

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now