2,

617 25 6
                                    

Gjate gjithe dites Darini e kishte vezhguar Orin. Donte te kujtohej se ku e kishte pare por nuk kujtohej dot. Po fillonte t'i pelqente kjo vajze kaq e bukur. Megjithate akoma nuk ishte koha qe t'i afrohej sepse duhej te mesonte kush ishte. Del nga klasa i pari dhe kthehet ne moment te fundit duke pare nga ajo. Cuditerisht ne ato momente edhe ajo po e shikonte dhe ai i buzeqesh lehte. Ajo vetem e shikon dhe nuk ia kthen buzeqeshjen dhe ai largohet. Ishte i habitur, nje vajze qe nuk po e adhuronte qe ne momentin e pare qe e pa. Donte vemendje dhe ne ate moment i kujtohet se ajo ishte vajza qe e kishte perplasur me makine.
-Aa domethene une per te jam idioti. Prandaj nuk me honeps dot ajo mua. Epo do ta ndryshojme kete shume shpejt. - thote me vete dhe largohet per ne shtepi.

Ne klase.
Te gjithe ishin turrur te dera per te dale dhe vetem Ori po qendronte ne banken e saj duke pritur qe te lirohej hapesire e mjaftueshme per te kaluar pa u perplasur. Nuk kishte nerva te merrej me njeri. Mendjen e kishte te Paulo. Pse valle nuk i shkruante e nuk i fliste?? Cfare gjeje kishte bere gabim qe ndoshta kishte lene pershtypje te keqe tek ai. Dhe ne keto mendime behet gati te qelloje veten.
-Pse dreqin duhet te mendosh kaq shume per nje person qe as do t'ia dije per ty?? Mjaft tani mblidhe veten dhe dil.
Kur e pa se kishte hapesire te mjaftueshme mori canten dhe doli. Duhej ta bente rrugen vetem sepse Marina ishte me te dashurin e saj Klein.
Sapo mberrin ne shtepi ulet te beje nje sy gjume dhe kur zgjohet mamaja kishte ardhur dhe po bente darken gati.
-Mami, paske ardhur? -i afrohet dhe e puth.
-Po zemer, por neser serish jam gjithe diten ne pune. Me fal qe te kam lene kaq shume pas dore por me duhet te punoj shume.
-S'ka gje.
-Po si ja ke kaluar ne shkolle?
-Mire.
-S'ka ndodhur asgje interesante?
-Jo gjimnazi yne eshte nje nga vendet me te merzitshme ne bote. Nejse po iki te bej detyrat kur te jete darka gati me thirr.
-Ne rregull. Por nese deshiron te flasesh eja. Pavaresisht puneve do te gjej gjithmone kohe per ty.
-E di. Shume faleminderit ma.

Paulo i kishte bere add edhe ne snapchat. Dhe ndersa ditet kalonin ai as nuk i shkruante as nuk fliste me te. Derisa nje dite..
Ishte ulur ne banke te parafundit bashke me Marinen. Banka para tyre ishte bosh. Sapo futen ne klase Paulo dhe shoku i tij shkojne te ulen te banka para Orit. Shkembejne nje pershendetje dhe kaq. Presin pese minuta per mesuesin por nuk po vinte. Nendrejtori u jep lajmin se mesuesi mungon por ngaqe eshte kohe e keqe nuk mund te dalin jashte por duhet te rrine ne klase, pasi nuk ka zevendesues. Te gjithe bejne feste. Shoku i Paulos kthehet nga vajzat dhe fillojne te bisedojne. Pas pak minutash kthehet edhe Paulo dhe futet edhe ai ne muhabet. Orit i shkelqenin syte sa here qe fliste me te. Edhe Paulos po ashtu. E ndjenin terheqjen qe kishin per njeri-tjetrin. Ora mbaron dhe oren tjeter,Paulo dhe shoku i tij ishin larguar. Ori u merzit pak por tani mendoi se akulli ishte thyer dhe se do benin vetem hapa para ne marredhenien e tyre.
Darini ishte bere gati te dilte qe ne momentin qe u tha se s'do te kishte mesues por kur pa qe afer Orit ishte ulur Paulo, vendosi te qendronte. E pa shume qarte qe Ori e pelqente ate dhe nuk i erdhi mire. Ai e pelqente edhe pse nuk e kishte pranuar. Vendosi me shume veshtiresi qe te mos bente asgje per momentin. Te shikonte se deri ku do te shkonin gjerat mes tyre.

Pasdite.
Ori po priste nje mesazh nga Paulo, por asgje prej gjeje. Ja pra kaq e kishte pasur edhe afrimiteti me te. I vinte kaq shume inat se si mund te ndryshonte njeriu kaq shpejt. A thua thjesht ishte shtirur sikur e pelqente sa per te kaluar kohen??
-Pff po une pse e harxhoj kohen time duke menduar per te. Nese s'me pelqen pune per te.
Dhe vendosi te merrej me mesimet pasi edhe njehere djemte ia kishin vertetuar se ishte e pavlere te merrej me ta.

Ditet kishin kaluar njera pas tjetres dhe pothuaj po afrohej nentori. Edhe koha ishte ftohur dhe Ori priste akoma nga Paulo. Kishte filluar ta donte. Ose ndoshta e kishte dashur qe ne momentin e pare. Nuk e dinte vetem ishte e sigurt ne ate qe ndjente. Por me te kishte folur vetem disa here te shkurtra dhe ai nuk dukej se ishte i interesuar per te. Nuk e shikonte me ate sy.
Nderkohe Paulos i kishte pelqyer Ori por e mendonte te paarritshme per te. Dukej kaq e mire por si dikush qe ai s'mund ta kishte. Kishte frike nga refuzimi dhe prandaj nuk bente asnje hap para per te finalizuar dicka. Ne momentet qe fliste me te ndihej shume mire dhe deshironte qe ato te zgjasnin pergjithmone. Mirepo nuk e dinte se cfare e ndalonte. Ajo vajze nuk ishte per te. Ai kishte frike ta donte dhe t'ia thoshte.
-Po cfare po pres une, qe ajo te vije dhe te me hidhet ne qafe e te me thote e para se me do?? Pse dreqin nuk e marr guximin t'ia them?? Fundja me e keqja qe do te ndodhe eshte te me thote jo.
Por asnjehere ai nuk e mori guximin t'ia thoshte dhe vetem i hidhte ndonje veshtrim apo i buzeqeshte ndonjehere. Nuk ishte i zoti te bente me shume...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now