44. PJESA E FUNDIT.

631 27 23
                                    

Ditet po kalonin dhe te gjithe i kishin marre diplomat, kishin kryer edhe mbremjen e matures dhe kishin per te aplikuar per ne universitet. Ori dhe Darini po diskutonin.
-Ori si do t'ia bejme.
-Nuk e di Darin.
-Duhet te vendosim dicka.
-Degjo Darin, do te vij une me ty. Le te aplikojme jashte shtetit.
-Ori nuk dua te ndjehesh e detyruar.
-Jo nuk jam e detyruar. Thjesht e shoh se eshte zgjidhja e duhur per te dy. Kemi mundesi me te mira atje. Jo vetem per ty por edhe per mua.
-Me te vertete e mendon kete?
-Po Darin e mendoj. Dhe kur e mendoj tani je gjeja me e mire qe me ka ndodhur. Shiko cfare ndodhi me Kiaren apo me qindra mijera vajza si Kiara. Dhe nuk dua t'i bie me shqelm fatit. Do te tregohesha budallaqe apo jo?
-Ori sapo me bere njeriun me te lumtur ne bote.
Dhe i dha nje puthje.
Me pas po prisnin pergjigjet e universiteteve dhe te dy kishin fituar ne Itali. Ori mjekesine me gjysme burse dhe Darini me 30% burse. Universiteti i tij permbante edhe programe sportive. Dhe ishte regjistruar ne skuadren e futbollit. Te dy do te punonin dhe do t'ia dilnin mbane se bashku. Do te ishin shume te lumtur.

* * *

Pas 10 vitesh.
Ne sfond nje shtepi dykateshe ngjyre roze te embel, me nje kopsht te bukur dhe dy makina te parkuara ne oborr. Neper bar ishin shperndare disa lodra femijesh dhe gjithashtu edhe ne pishine ishte plot me lodra. Pak me tej ishte deti qe te verbonte me kaltersine tij. Dera e shtepise ishte e stermadhe. E hapim dhe futemi brenda. Nje shtepi qe duket edhe me e madhe nga brenda. Ne katin e pare ishte nje holl i madh dhe salloni, nje kuzhine dhe nje dhome lodrash. Ne katin e dyte ndodheshin 3 dhoma gjumi. Ne njeren dhome po flinin Ori dhe Darini. Ne dhomat e tjera po flinin nje vajze 6 vjecare dhe nje djale 4 vjecar. Vajza e kishte emrin Kiara dhe djali Orien. Te dy zgjohen dhe mendojne dicka.
-Orien, hajde tani.
-Po prit pak.
-Eja te shkojme te mami edhe babi. Le t'i zgjojme.
-Ne rregull jam gati.
Dhe te dy ne maje te gishtave shkojne drejt dhomes se prinderve.
-1, 2, 3. Zgjohuniiiiii. Bertasin me te madhe dhe hidhen ne krevat. Darini me Orin zgjohen te alarmuar.
-Darin cfare po ndodh?
-Me duket se na kane pushtuar.
-Ku eshte armiku?
-Sapo u fut ne territorin tone.
Dhe Ori kap Orienin dhe Darini Kiaren dhe luajne se bashku derisa lodhen . Ky ishte zgjimi me i mire qe mund te perjetonin...
FUND.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Aug 15, 2020 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now