11.

391 24 3
                                    

E shikon Anisen ulur ne nje tavoline dhe shkon drejt saj. Kur e ve re me nga afer e shikon se eshte duke qare.
-Anisa cfare ke?
-Asgje, per cfare me thirre ? I thote duke fshire lotet.
-Lere tani se per cfare te thirra po me thuaj c'ka ndodhur?
-Nuk di si te ta them.
-Vazhdoje nga diku.
-Paulo... prinderit e mi e kane marre vesh per ne te dy. Dhe vazhdon te qaje.
-Si e moren vesh?
-Nuk e di se kush ka spiunuar por me duket se e kam nje ide.
-Kush?
-Oriana.
-S'ka mundesi. Ajo nuk do e bente kurre kete.
-Po do ta bente. Ajo kishte nxitur edhe mamane e saj te fliste me mesuesen kujdestare dhe ishte ankuar per mua. Kjo eshte arsyeja qe une nuk shkova ne feste.
-Mirepo per ate kishte te drejte.
-Nuk dua t'ia di me per te. Shqetesohem vetem per vete dhe per ty.
-Po ti cfare u the prinderve?
-Asgje. U mundova ta mohoja por dukeshin shume te sigurt. Me bene shume presion, madje edhe me rrahen. Ohhh jam shume keq.
Paulo i afrohet dhe e perqafon. Edhe njehere nuk kishte mundur te ndahej nga ajo.
Nderkohe Anisa u kishte paraprire gjerave. I kishte thene nje shoqes se vet qe te shkonte tek prinderit e saj dhe t'u tregonte gjithcka per lidhjen me Paulon. Dhe pastaj gjithcka kishte rrjedhur vetvetiu. Plani i saj kishte funksionuar. Nuk do ta linte kurrsesi Paulon te shkonte tek Ori.
-Mos u merzit, Anisa. Do ta rregullojme gjithcka. Po qe e nevojshme edhe do te fejohemi. Ne te dy jemi te rritur.
-Oh jo Paulo nuk dua te ndihesh i detyruar per ta bere kete. Une dua te fejohesh me mua sepse me do. Jo i detyruar. Nuk mund te ta bej kete.
-Nuk po me ben asgje. Une thjesht duhet t'u dal per zot veprimeve dhe vendimeve te mia. Do te flas une me prinderit e tu dhe me te mite. Dhe te bejme c'eshte e nevojshme.
-Ne rregull. Ti po qe di te ma ndreqesh diten. Te dua shume.
-Edhe une ty.
Dhe largohen nga kafeneja. E con Anisen ne shtepi dhe vazhdon te ece pambarimisht. Kishte kohe te fliste me prinderit e saj. Ne fillim duhet te rrinte pak vetem. Si kishin marre fund endrrat dhe shpresat e tij me nje fjali te saj. Por edhe ajo nuk kishte faj, keshtu kishin ardhur punet. Tani mund t'i thoshte lamtumire endrrave per te qene me Orin. Frika e tij kishte shkaterruar gjithcka. Dhe tani ishte i detyruar te rrinte me dike qe se donte. Ishte i deshperuar...
Anisa hyn ne shtepi e qete dhe e gezuar.
-Domethene deshironte te ndahej me mua dhe te shkonte te ajo. Hahaha vetem mbi trupin tim te vdekur. Informon prinderit e saj per vendimin qe kishte marre Paulo dhe largohet ne dhomen e saj. Po behej gati te fejohej.
Nderkohe festa kishte mbaruar dhe Darini po shoqeronte Orin ne shtepi. Ajo ishte shume e lumtur. Tani ishte i bindur se prania e Paulos nuk sillte asgje te mire. Madje do ta mbante shume larg tij.
-U kenaqe? E pyeti ai.
-Poo. Shume. Faleminderit qe ngule kembe qe te vija.
-Asgje. Per kete jane shoket. I thote duke buzeqeshur.
-Epo arritem. Faleminderit per gjithcka dhe mirupafshim.
-A do te dalim ndonjehere gjate pushimeve? Per ndonje hamburger apo kafe?
-Patjeter pse jo.
Dhe zbret nga makina. Kishte kaq shume kohe qe nuk ndihej kaq e lumtur. Shpirti i saj ishte i qete dhe per kete i detyrohej Darinit. Ishte me te vertete nje shok shume i mire dhe ajo ishte me fat qe e kishte. Hyri ne shtepi dhe i tregoi mamase gjithcka kishte ndodhur. Ajo ishte shume e lumtur per vajzen e saj. Me ne fund pas 4 muajsh po qeshte ndersa tregonte si ia kishte kaluar ne feste. Dukej se gjithcka po futej ne rrjedhen e saj dalengadale. Por lajmi per fejesen e Paulos dhe Anises nuk do te vononte shume...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now