41.

311 22 5
                                    

Orit i kishte ngelur ne mendje gjithe historia e asaj vajzes. Donte te bente dicka per kete por nuk dinte c'te bente. Ndersa kishin dale me Darinin ai po fliste ndersa Ori nuk e kishte mendjen fare ne ato qe po thoshte Darini.
-Pra, si do ia bejme per universitetin? Ori a po me degjon?
-Oh me fal Darin. Cfare po thoje?
-Cfare po mendon Ori?
-Lere fare.
-Te lutem me thuaj se cfare po mendoje.
-Ne rregull po mendoja per Kiaren.
-Te lutem mos e stermundo veten. Nuk ka asgje qe mund te bejme per te.
-Po ka. Darin shume faleminderit dhe largohet me vrap qe aty.
-Po tani c'pati? Kushedi se cfare ideje i ka ardhur.
Ai merr Klein ne telefon dhe i thote te dalin se bashku.
Nderkohe Ori ishte nisur me nje fryme tek Marina. E dinte se ajo kishte nje kusheri qe punonte tek nje media kombetare dhe donte te bente nje reportazh apo dicka te tille. Donte te tregonte historine e Kiares. Ne menyre qe asnje vajze tjeter te mos perjetonte fatin e saj. Donte te percillte mesazhin se familjet dhe shkollat duhet te bejne me shume per kesi fenomenesh. Prinderit duhet te jene me komunikues me femijet dhe shkollat nuk duhet te ndalen vetem ne formimin akademik te nxenesve por edhe ne mireqenien fizike dhe shpirterore,mendore. Dhe me e rendesishme donte t'u tregonte atyre vajzave qe kishin te njejtin fat me Kiaren se nuk jane vetem. Mjafton te kerkojne ndihme.
Marina po fliste ne telefon me djalin e tezes se saj. Atij i pelqeu si histori por i duhej te bindte eproret e tij. U kerkoi nje dite kohe. Ori mezi pranoi. Deshironte ta bente gjithcka shume shpejt.
Ne momentin qe mbyllin telefonin hyn Darini me Klein. I pyesin vajzat dhe ato u tregojne gjithcka.
-Ori, me te vertete do ta besh kete?
-Po Darin. Nese ne heshtim pas ketyre gjerave atehere cdokush do te jete vetem dhe keqberesit do te marrin zemer.
-A te kam thene se je e mrekullueshme?
-Po ma ke thene.
Dhe e afron Orin prane vetes dhe i jep nje puthje...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now