10.

402 20 0
                                    

Dita e premte erdhi me ne fund. Darini e kishte pritur me aq emocion. Kishte shume shpresa per ate dite. Do t'ia kalonin shume bukur se bashku. Por ne fillim duhet te shkonin ne shkolle sepse festa do te zhvillohej pas mesimit. Dalengadale u ngrit nga krevati, u fut ne dush dhe u vesh. Me pas u pa edhe nje here ne pasqyre dhe doli. Kembet e cuan si pa kuptuar tek shtepia e Orit. Ndersa po priste jashte i dergoi nje mesazh.
-Nxito pak se po ngrij. 😊🥶
-Po ku je ?
-Dil ne dritare.
Ori e habitur nga mesazhi del ne dritare dhe shikon Darinin jashte. Buzeqesh dhe i premton se do te zbrese per 2 minuta.
Behet gati shpejt e shpejt dhe del. E bejne rrugen se bashku per ne shkolle dhe cuditerisht askush nuk po fliste. Kur mberriten pane te habitur qe as Anisa as Paulo s'kishin ardhur.
-Cudi e madhe.- tha Darini,- asnjeri nga ata nuk do ta humbiste shansin per t'u mburrur per lidhjen e tyre ne feste.
-Po pra. C'te kete ndodhur valle.
-Paulo ka gjithe javen qe mungon. Ndoshta prej atij incidentit. Ndoshta per te shpetuar nga dora ime.
-Darin te lutem mos flit keshtu.
-Mire mire por pranoje qe e ka hak.
-Ndersa Anisa me duket se e ka denim nga zysha.
-Nga e di ti?
-Po ja i tregova mamit ato qe kishin ndodhur dhe ajo foli me mesuesen kujdestare.
-Epo mire do te jete nje feste e qete.
Te dy u futen brenda ne klase dhe vazhduan mesimin. Megjithese askush s'e kishte mendjen aty mesuesit vazhdonin te shpjegonin. Oret kaluan njera pas tjetres dhe erdhi ora per te shkuar ne feste. Te dy shkuan ne shtepi te beheshin gati. Dhe Darini i cili serish u be gati me shpejt po priste poshte pallatit te Orit.
Me ne fund ajo doli. Ishte kaq rrezellitese kaq e bukur, te mahniste me shikimin e saj. Ishte si nje mbretereshe, mbreteresha e zemres se tij. Per disa momente mbeti gojehapur.
-Darin si dukem? Dariiinnn, mos dukem keq? Fol te lutem
-Dukesh e mrekullueshme.
Mezi tha ai dhe shkoi t'i hapte deren e makines. Ishte kaq i lumtur me kete qe po ndodhte. Kishte ne makine Orin dhe po shkonin se bashku ne feste. As Paulo as Anisa s'do te mund t'ua prishnin diten. Ishte gjithcka kaq perfekte.
Bene shume foto bashke dhe kaluan nje kohe te paharrueshme. Ishte thjesht mrekulli. Te gjithe po shikonin vetem ata dhe ishin cifti me i bukur ne te gjithe mbremjen. Edhe Ori dukej sikur po kenaqej, per nje moment i kishte hedhur prapa te gjitha gjerat dhe kujtimet e keqija. Nuk po mendonte me per Paulon dhe po ia kalonte mire. Ndihej e sigurt me Darinin por se nga i vinte kjo siguri nuk e dinte. Filloi te mendonte se ndoshta Darini kishte ndjenja per te por menjehere hoqi dore nga kjo ide kaq e pakuptimte. Nese ai do ta pelqente nuk do te rrinte me te nderkohe qe ajo qante per dike tjeter.
Filloi nje muzike e lehte dhe te dy filluan te kercenin bashke. Per Darinin nuk kishte asgje ne bote qe ta bente me te lumtur sesa vallezimi me Orin.
Paulos i cojne nje video te Orit dhe Darinit duke kercyer dhe dukeshin kaq bukur bashke. Ori dukej si nje princeshe me ate fustan aq te bukur. Duhet te kishte qene Paulo ai qe po kercente me te. Duhet t'ia kishte shprehur ndjenjat kur e kishte mundesine. Cfare i tha mendja kur u lidh me Anisen. Ori nuk ishte edhe aq e paarritshme. Perkundrazi ajo ishte shume afer. Megjithate e kishte nje shprese te vogel per te qene me te. Ishte bindur se ajo e donte kur e kishte puthur ajo ishte tronditur aq shume saqe s po lidhte dy fjale bashke. Mezi i bertiti dhe ne ato momente hyri Darini dhe e mori. Ahh ai Darini do te ishte pengesa e tij me e madhe mirepo ishte i vendosur ta fitonte Orin. Se pari duhej te ndahej nga Anisa. I dergon nje mesazh.
-Duhet te flasim. Takohemi tek kafja e perhershme. Urgjentisht.
Anisa e sheh mesazhin dhe e kupton qe dicka ka ndodhur. Njera nga shoqet i thote qe Paulos i cuan nje video te Orit dhe Darinit duke kercyer.
-Aaa domethene dashke te ndahesh me mua. Epo provoje njehere ndoshta te ecen nuk i dihet. Hahaha.
I kthen mesazhin.
-Dakord po vij❤😘
Dhe del nga shtepia drejtohet nga kafja dhe e pret aty.
Me ne fund Paulo arrin...

Dashuri apo Dashuri?Där berättelser lever. Upptäck nu