3.

570 29 2
                                    

Darini po qendronte ne banken e tij dhe po veshtronte Orin dhe Paulon qe po flisnin me njeri-tjetrin. Te dyve u shkelqenin syte ndersa flisnin. Mirepo ai s'kishte degjuar asgje per lidhje apo dicka te tille. Sa here i shihte te dy bashke nervozohej shume dhe po mendonte me vete mos po dashurohej pas asaj vajze. Sa me shume mesonte per te aq me shume i pelqente. Ishte nje vajze shume e mire, mesonte super shume dhe s'ishte aspak mendjemadhe. Ate ore kishin fizike dhe Orin e ngriten ne mesim. Ne fillim tek banka e saj dhe ajo u pergjigj aq mire saqe te jepte pershtypjen se ishte ajo mesuesja. Pastaj doli ne tabele dhe pavaresisht se u ngaterrua ne disa gjera perseri ishte e mrekullueshme. Kur mesuesi i tha ulu 6, i erdhi te perplaste gjithcka. Imagjino si ishte ndier ajo. Per me teper nje vajze tjeter e cila s'kishte thene as gjysmen e atyre qe thoshte Ori i kishte vene 9. Donte t'i afrohej e t'i thoshte te mos merzitej por tashme Marina ishte me te dhe te dyja po flisnin se bashku. Ai e pa se ishte shume e merzitur dhe donte te bente dicka per t'a bere te qeshte. Po cfare te bente?? Nderkohe qe po dilnin nga klasa ai pa mesuesin e fizikes dhe Orin qe po vinte afer shkalleve nga ana tjeter e korridorit. Ai iu afrua mesuesit dhe beri sikur u perplas dhe mesuesi e humbi ekuilibrin dhe u rrezua. Fatmiresisht nuk ra nga shkallet thjesht u rrezua ne toke. Te gjithe nxenesit filluan te qeshnin dhe Ori gjithashtu. Pastaj pas nje momenti ajo shkoi dhe e ndihmoi mesuesin te ngrihej dhe te mblidhte librat dhe materialet qe i ishin shperndare kudo. Perseri e kishte treguar veten kjo vajze. Megjithate i vinte mire qe ia kishte kthyer buzeqeshjen. Ndersa po dilnin nga dera e shkolles e pa vetem dhe iu afrua.
-Te pelqeu surpriza?
Ajo ve buzen ne gaz.
-E bukur ishte por nuk kishte pse ta beje.
-Aa ajo ndodhi plotesisht dhe absolutisht rastesisht. Une nuk i bej keq njeriu me paramendim.
-Po po,sigurisht i thote ajo. Dhe largohet duke buzeqeshur me guximin e tij.
Ishte kaq i lumtur, sikur buzeqeshja e saj e kishte cuar ne nje univers paralel, ku cdo gje ishte e mundur dhe mjaftonte nje buzeqeshje per te pushtuar boten.
Nderkohe ajo ishte shume e shqetesuar per ate 6-en qe kishte marre dhe njekohesisht e lumtur per ate qe Darini kishte bere per te. Po pse e kishte bere valle? Mos priste ndonje gje ne kembim ai? E c'mund te priste nga ajo?
Dhe me keto pyetje qe po e turbullonin shkoi ne shtepi dhe u ul te pushonte.

Te nesermen.
Ajo po priste qe Paulo t'i afrohej dhe t'i thoshte dicka per padrejtesine qe i ishte bere. Nuk e dinte saktesisht se cfare priste nga ai. Mirepo ai as nuk iu afrua as nuk i tha asgje. Dukej sikur disa dite behej e padukshme per te. Asnje shikim asnje fjale. I mbeteshin vetem disa biseda te shkurtra dhe disa shikime me bisht te syrit. Merzitej shume kur nuk shihte asnjelloj perpjekjeje nga ai por nuk kishte c'bente. Nuk kishte ndermend t'ia thoshte vete e para.
Oret po kalonin dhe Marina nuk kishte ardhur. Vetem i dergon nje mesazh se sot nuk do te vinte se ishte semure. Ne pushim nuk doli fare jashte. Kishte ndezur muzike dhe po degjonte, dhe kishte mbyllur syte. Ne ate moment vjen dikush dhe i heq kufjen nga veshi. Ndihej kaq e revoltuar dhe u be gati ta qellonte kedo qe e kishte bere kur sheh Paulon.
-Ej ej, mos na qello te lutem. I thote ai duke qeshur.
-Oh, ti qenke. Nuk me pelqen te me nderpresin kur degjoj muzike apo enderroj. Aq me teper kur i bej te dyja.
-Desha te te pyes dicka. Por nuk di si t'ia bej.
-Vazhdo, mund te me pyesesh pa problem.
-Tani une pelqej nje vajze dhe nuk di si t'ia them. A mund te me sugjerosh dicka?
-Patjeter.(me siguri do te ma thote. Erdhi momenti. Zemra po i rrihte fort), Mendoj qe te shkosh e t'ia thuash drejtperdrejt. Une kam ndjenja per ty. Nese edhe ti ndjen te njejten gje do te deshiroja shume te ma kapje doren dhe tani e tutje te vazhdojme bashke rrugetimin tone te gjate.
-Uaa je shume romantike. Shume faleminderit, besoj se edhe ajo do ta pelqeje shume. -dhe largohet duke e lene aty, vetem.
Cfare kishte beree?? I kishte treguar sesi t'i shprehte dashurine nje tjetre??? Kete nuk e priste. Domethene ai nuk e kishte dashur kurre, ajo vetem kishte fantazuar gjera te paqena. Ishte shume e lenduar. Nuk mund te rrinte me ne mesim dhe u largua qe andej. Po ecte pa pushim...

Dashuri apo Dashuri?Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin