7.

434 25 5
                                    

Po afroheshin pushimet dimerore dhe viti i ri. Rezultatet e tremujorit do te merreshin ne Janar. Ishte java e fundit e shkolles dhe kishte me shume vleresime portofolesh dhe venie notash. Shumica e oreve ishin te lira pasi ishte mbyllur programi. Oriana akoma ishte e trishtuar dhe nje hije e zymte pershkonte te gjithe fytyren e saj, sa here shikonte Anisen dhe Paulon. Perpiqej kaq shume te mos i hidhte syte nga ata, por ishte e pamundur. Anisa i dilte gjithmone para syve. Me Paulon kishte folur disa here qe kur ishte lidhur me Anisen pa i dhene fare pershtypjen se ndjente per te. E kishte pergezuar per lidhjen dhe ai e kishte falenderuar per keshillat e saj. Se fale tyre kishte arritur te lidhej me Anisen.
Anisa nderkohe kishte vene re Darinin qe i rrinte gjithmone pas Orit. Perpiqej ta mbronte nga te gjitha intrigat e kurthet e saj. Kishte filluar te dyshonte se mos ishin te lidhur. Por pasi i kishte vene re me kujdes ishte bindur se nje gje e tille nuk ekzistonte. Atehere mbetej mundesia qe vetem Darini e donte Orin. Si mundej ajo gjithmone te terhiqte djemte me te mire?! Ne keto e siper vendosi qe t'i fliste Darinit keq per Orin, ne menyre qe ai te hiqte dore nga ajo. Por kete nuk do ta bente vete. Do te kerkonte ndihme nga shoqet e saj.
-Vajza si ju kam? Si ma beni jeten?
-Mire, e shtyjme. Ca ben ti?
-Hic asgje. Ja duke ndenjur me te dashurin tim. Desha t'ju kerkoj dicka.
Ne lidhje me Orin.
-Aaa gjerat po behen interesante. Pa he?
-Me duket se Darini e pelqen ate.
-He mos ja fut kot. Cfare i pelqen Darini asaj ,te lutem.
-O goca mos beni keshtu. Thjesht degjoni. E di se cfare them. I kam pare vete. Hollesite ua them me vone por kam bere nje plan qe Darini te heqe dore nga ajo dhe te ngelet vetem. Atehere mund ta sulmojme sa here te duam.
Dhe ajo u tregoi planin qe ishte teper i thjeshte. Do t'i linte Orin dhe Paulon vetem ne klase ne pushim dhe dy vajza do te shkonin te Darini dhe t'i flisnin keq per te. Ne momentin kur ai te kundershtoje vajzat do ta shpinin ne klase ku do te shihte Orin dhe Paulon shume afer njeri-tjetrit(duke degjuar muzike me kufje). Ne ate moment do te hynte Anisa dhe do te bertiste e te zihej me te. Dhe Darini do te bindej se cfare malli eshte Ori.
Filluan te vene ne zbatim planin. Te gjithe dolen pervec Orit. Darinin e moren ne telefon dhe doli. Ajo ishte vetem ne klase dhe Anisa dergon Paulon ne klase. Ori si gjithmone po degjonte muzike me kufje. Paulo per t'u treguar i sjellshem e pyeti se cfare muzike po degjonte.(Anisa e njihte shume mire te dashurin e saj. Ishte e cuditshme sesi e dinte qe me perpara se cfare do te bente)
-m'manc. I pergjigjet ajo.
-Ah italisht, sa inat qe nuk e mesova asnjehere ate italishte.
Te dy fillojne te qeshin. Ajo heq njeren kufje dhe ia afron Paulos. Ai e merr dhe te dy per nje moment ndodhen shume afer.
Nderkohe ne oborr te shkolles ishte Darini dhe nje shoku i tij( te cilin e kishin thirrur vajzat ne menyre qe Ori te mbetej vetem ne klase. Kishin mundur ta gjenin me ane te Ardites.)
Dy vajza drejtohen tek ai dhe i zgjasin doren. Ai nuk ua kthen pershendetjen.
-Darin dua te flas pak me ty.
-Kurse une nuk dua te flas.
-Vetem 5 minuta. Ka te beje me Orin.
-Cfare ka Ori?
-Eja te lutem.
-He cfare doni?
-Ori nuk eshte ajo qe mendon ti se eshte.
Ai buzeqesh pak.
-Se kush eshte Ori nuk do te me tregosh ti.
-Te lutem leri menjane emocionet dhe me degjo. Ne te duam te miren dhe prandaj po te paralajmerojme. Ajo eshte nje shtrige e vertete, e pameshirshme qe sillet si e mire. Lere pastaj te mos permendim sa here ka qene e lidhur. Ate kush nuk e ka pasur. Mjafton te pyesesh pak perreth dhe i verteton fjalet tona. Mos e beso kur hiqet si vajze e mire. Ajo eshte kurve e kaluar kurves.
Tek fjalet e fundit Darini nuk duroi me dhe i ra me shuplake vajzes.
-Guxo edhe e ke permendur edhe njehere emrin e saj dhe te betohem se do te te vras. More vesh kurvat ketu jeni ju jo ajo. Mu hiqni sysh edhe mos t'ju shoh me as t'i hidhni syte drejt me asaj.
Ato largohen te fyera. Anisa nuk kishte pritur nje reagim kaq te tepruar. Ai e donte kaq shume.
Darini i kishte shporrur vajzat por Anisa ia kishte arritur qellimit te nxiste krimbin e dyshimit tek ai. Si i trullosur drejtohet nga dera e shkolles per te hyre brenda. Mend rrezohet te shkallet por hyn dhe drejtohet per ne klase...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now