4.

515 27 5
                                    

Kembet po leviznin ne menyre te pavullnetshme dhe po pershkonte te njejtat rruge e te njejtet vende. Nuk dinte se cfare po bente. Ishte kaq e habitur me veten e saj, sesi kishte mundur ta donte kaq shume ne kaq pak kohe. Ishte e zhgenjyer, e derrmuar, e lodhur. Nuk donte te shikonte as te degjonte askend. Vetem ecte...
Darini kishte pare gjithcka nga skena mes Orit dhe Paulos. Dhe ishte habitur shume nga ikja e Paulos sepse per momentin kishte menduar se gjithcka mbaroi dhe ai e humbi betejen akoma pa e nisur. Njeherazi ishte edhe i zemeruar me te. Si kishte mundur ai t'ia bente kete nje vajze si Ori? Pse ishte treguar aq frikacak? Dhe ne keto mendime e siper po ngiste makinen e tij neper qytet ne kerkim te Orit.
Nga ana tjeter Paulo ishte shume i merzitur sepse per nje moment kishte qene gati t'ia thoshte Orit gjithcka dhe pastaj kishte heshtur e ishte larguar. Frika brenda tij ishte bere me e madhe. Kishte frike se ajo do ta refuzonte. E cfare pastaj po ta refuzonte? Do te ishte fundi i botes? Idiot, idiot, idiot. Shante veten e tij. Tani ishte terhequr plotesisht. Do t'i fshihte ndjenjat e tij per Orin dhe do te shtirej sikur ato nuk kishin ekzistuar kurre...
Darini u drejtua per tek shtepia e Orit dhe pyeti mamane e saj se ku mund te kishte shkuar.
-Pershendetje, mami Orit.
-Pershendetje, me fal nuk ta di emrin. Je ne klasen e Orit apo jo?
-Po jam Darini dhe desha te te pyesja nese e dini ku mund te kete shkuar Ori. Sepse u largua nga shkolla vetem dhe u merakosa pak.
-Ori eshte ne tarrace. Po a di gje pse eshte merzitur kaq shume?
-Jo. Nuk di gje. A mund ta takoj per pak?
-Patjeter.
-Shume faleminderit.
Dhe largohet ne drejtim te tarraces se pallatit te Orit. Ajo ishte ulur diku ne mes te saj dhe vetem rrinte e heshtur. As nuk qante as asgje.
-Ori a je mire?
-Pse erdhe?
-Per ty.
-Pse cfare me ke ti mua? Jam thjesht nje vajze ne klasen tende. Ashtu si te gjitha te tjerat.
-Ori ti je vajze shume e mire dhe nuk meriton te merzitesh per nje tip si ai.
-E per cfare me urdheroni te merzitem?
-Te lutem mos m'i merr per keq fjalet. Dua thjesht te jem nje shok i mire.
-Nuk e di pse me erdhe nga pas. As pse e rrezove mesuesin. Por nese po pret dicka prej meje, te sugjeroj te merresh me dike tjeter. Sepse une sic e sheh s jam ne gjendje te te ofroj asgje. Jam komplet bosh.
-Nuk po kerkoj asgje prej teje. Sic te thashe dua te jem nje shok i mire. Dhe nuk mund te gjej nje shoqe me te mire se ti.
-Je i sigurt se do te besh shoqe nje idiote si puna ime?
-E para ti nuk je idiote, je shume e mire dhe shume e bukur. Ai tipi eshte idiot qe la te shkonte nje vajze si ti. E dyta ti je njeriu me i mire dhe me i sinqerte qe kam njohur deri me sot. Prandaj tani do te cohesh dhe do te provojme paketen time all inclusive kunder depresionit.
Ajo buzeqesh dhe ai e merr per dore dhe shkojne ne dhomen e saj. Ai merr laptopin dhe fillojne te shikojne video per make up tutorials. Dhe ai fillon ne menyren e tij t'i beje make up. Nga rezultati qeshin te dy me te madhe. Ishte bere si klloun. Me pas fillojne te luajne me letra. Dhe ne fund shkojne te gatuajne darken, makarona me salce dhe me mish. Pasi mbarojne dhe darken Darini ngrihet te ike. Misioni i tij kishte perfunduar dhe ajo ishte serish e lumtur dhe e buzeqeshur.
Mamaja i afrohet asaj.
-Mos jeni gje te dashur ju te dy?
-Po jo o ma, jemi thjesht shoke.
-Ai nuk duket te te shohe vetem si shoqe. Megjithate ti bej si di vete, vetem me mbaj te informuar. Dhe nese ndryshon mendje per te, do besh gjene e duhur. Qenka shume simpatik.
-Hahaha, o mamiii te thashe qe jemi vetem shoke dhe asgje tjeter.
Dhe largohet per ne dhomen e saj ku cuditerisht ndihej me e cliruar. Nje buzeqeshje e lehte kishte zene vend ne fytyren e saj dhe ne shpirt ndihej pak me e qete. Ne ato caste mendonte se mund ta harronte Paulon, por...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now