18.

346 21 0
                                    

Darini u zgjua ne nje dhome spitali. Po shpresonte se gjithcka kishte qene nje enderr dhe se Ori do te ishte aty me te. Por jo , gjithcka kishte qene e vertete dhe Ori nuk ishte aspak aty. Ishte ne krahet e atij. Ishte teper i lenduar dhe i merzitur dhe nuk kishte asnje qe t'i qendronte prane. Mamaja e tij hyn ne dhome.
-Darin a je mire?
-Mire jam ma. Nuk e di se cfare pata per nje moment. Me fal nese te shqetesova.
-Oh nuk ke pse kerkon falje. E di qe te kam lene pas dore keto kohe. Duhet ti te me falesh mua.
-Po sikur ta leme kete punen e faljeve fare? A mund te me sjellesh pak telefonin?
-Po patjeter ta sjell une.
Dhe shkon tek vendi ku ishin gjerat personale te Darinit dhe merr telefonin. Ishte pa karikim. Kerkon ne cante per nje karikues dhe ia ve aty afer. Pasi karikohet ia jep Darinit.
Ai e hap telefonin dhe sheh gjithe ato thirrje te humbura nga Ori. E kupton se per cfare e ka marre dhe nuk e merr mbrapsh. Duhej te ikte qe aty. Foli me mamane e tij qe te bente procedurat gati per ta transferuar ne nje shkolle me konvikt, ose kolegj. Ajo u habit paksa nga kerkesa e te birit por i tha se do te bente cmos.
Ai u perpoq te qetesohej dhe mamaja i tha se kishte marre raport per 1 jave nga spitali dhe mund te pushonte.
Ori ishte shume e shqetesuar per Darinin. Po behej java qe nuk po vinte ne shkolle, mirepo nuk dinte ku te kerkonte. Dhe tani po vinte re se epiqendra e miqesise se tyre ishte ajo. Nderkohe qe ai ishte interesuar te dinte gjithcka per te, ajo as kishte denjuar te pyeste. Nuk dinte as ku e kishte shtepine, as te aferm, as shoke as asgje. Ndihej shume keq.
Paulo iu afrua dhe filluan te bisedonin.
-Paulo mos valle e di ku banon Darini?
-Jo nuk di gje. Pse?
-Sepse ka nje jave qe nuk vjen ne shkolle. Jam ne merak per te.
-Mos u bej merak fare. Ai eshte shume mire. Kushedi me cilen eshte tani, duke bere qejf.
-Po pse s'i pergjigjet telefonatave te mia?
-Po ku di une. A mund ta leme kete bisede te merzitshme dhe te fokusohemi me shume se cdo te bejme sot?
-Ohu Paulo ti asgje s'merr seriozisht.
-Epo tani mjaft. Nese ti deshiron te shqetesohesh per nje idiot ne vend qe te rrish me te dashurin tend, vazhdo.
Dhe largohet nga aty i nervozuar. Ori ishte akoma me e tensionuar.
-Ku je Darin? Pse po ma ben kete?
Nderkohe e merr ne telefon mamaja e saj.
-Po ma.
-Alo, Ori, Darini eshte ketu.
-Ku ketu?
-Ne spital. I kishte rene te fiket dhe ka nje jave qe rri ne spital.
-Ne rregull po vij...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now