29.

344 20 4
                                    

Ne kampionatin e shkollave skuadra e Darinit kishte arritur ne gjysmefinale. Ndeshja do te luhej pas dy ditesh dhe me nje skuader qe gjithmone e kishte kaluar kete faze. Darini nuk e jepte veten por vetem per ndeshjen mendonte. Dhe me ne fund dita e ndeshjes erdhi.
E gjithe skuadra ishte e tensionuar qe para se te fillonte ndeshja, nder to edhe Darini. Ori e vuri re kete teksa skuadrat dolen ne fushe perpara ndeshjes dhe mendoi te bente dicka. Ajo doli nga stadiumi dhe bleu nje cope shume te gjate dhe disa bojera spray. Dhe ne to shkruajti: Ti mund t'ia Dalesh DARIN. Dhe vizatoi edhe nje zemer. Pasi mbaroi pa oren dhe kishte nje minute qe ndeshja kishte filluar. Vrapoi aq sa mundi per te arritur sa me shpejt.
Nderkohe Darini po shihte per Orin por ajo s'po dukej asgjekundi. Ai u corodit edhe me teper dhe loja nuk po ecte fare mire. Pesuan nje gol. Ishin teper te demoralizuar sepse ishte teper e veshtire te ktheje rezultat nga nje skuader kaq e forte sa ajo qe kishin perballe. Per nje moment degjohet nje mermerime e pergjithshme e tifozeve brenda ne stadium. Dicka po ndodhte. Po cfare?
Darini po shikonte me kujdes dhe vuri re Orin qe mbante ne krahe dicka dhe po fliste me tifozet e tjere. Per nje cast ata e pushuan mermerimen dhe neper duar kaluan copen me mbishkrimin qe kishte bere Ori. Darini sapo e pa iu be zemra mal. Ishte thjesht e mrekullueshme. Ajo kishte bere gjithe kete organizim per te. Mori forcat dhe ua beri me shenje shokeve te skuadres. Nje shenje qe te gjithe e njihnin. Ishte shenja e fitores. Duhej te fitonin se s'ben. Loja e tyre u permiresua ndjeshem dhe fale tifozllekut te drejtuar nga Ori ata moren zemer. Pjesa e pare u mbyll ne disavantazh por tashme shumecka kishte rregulluar. Me fillimin e pjeses se dyte skuadra e Darinit shenoi dhe rezultati ishte barazim. Arriten ta ruajne kete rezultat dhe e cuan ndeshjen ne kohe shtese. Gjithcka ishte bere shume e veshtire dhe shenja lodhjeje po viheshin re te te gjithe lojtaret. Mirepo kishin dhene fjalen se do te fitonin dhe nuk mund ta shkelnin ate. Ndeshja shkoi ne penallti. Te paren per skuadren e tyre e gjuajti Darini i cili shenoi. Dhe deri tek penalltia e trete ishin barazim. Teksa po gjuante penalltine e katert lojtari i skuadres tjeter ia coi portierit ne duar dhe e humbi. Penalltia e 5-te u gjuajt nga portieri dhe shenoi. Kishin arritur ne finale. Gjithe ajo lodhje ia kishte vlejtur. Me ne fund do te mund ta tregonin veten. Ori zbriti ne fushe dhe takoi Darinin.
-Ori je thjesht e mrekullueshme. Je frymezimi im. Je gjithcka. Dhe e perqafoi fort.
-Darin, bravo. Ju lumte dhe suksese per ndeshjen tjeter. Jam e sigurt qe do ta fitoni.
-Per sa kohe te te kem ty ketu, gjithmone do fitoj.
Te dy ishin shume te lumtur. Finalja donte edhe nje jave te vinte keshtu qe lojtaret kishin 2 dite pushim. Darini vendosi t'i kalonte me Orin keto dite pushimi.

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now