20.

353 18 13
                                    

Kur mberriti pa Anisen me sy te fryre e te skuqur nga te qaret.
-Anisa per ate zot cfare ke?
-Asgje s'kam. Urdhero gjerat e tua. Nuk mund t'i marr me vete aty ku po shkoj.
Prap e permendi ikjen. Po ku po iken xhanem? Ai afrohet dhe merr kutine me gjerat e fejeses. Behet gati te ike.
-A nuk do te me pyesesh se ku po iki?
-Po ajo eshte zgjedhja jote. Mendova se deshiroje te largoheshe nga ketu, per te filluar nje jete te re...
-Nuk do filloj asgje. I thote ajo e nevrikosur.
-Po atehere ku do te shkosh?
-Atje nga s'kthehem me... dhe fillon te qaje.
-Anisa cfare po thua? Je ne vete? Si mund ta thuash kete?
-Po jam shume ne vete. E c'me duhet jeta pa ty? Ti i jepje kuptim jetes time. Pa ty s'jam asgje.
-Prit njehere qetesohu dhe te flasim pak.
-Paulo a nuk e kupton se nuk dua te flas. Une te dua ty por ti as qe do t'ia dish. Ne fillim bere sikur me doje por tani po iken. Nuk mund ta perballoj dot nje jete pa ty. Pastaj s'kam cfare u them edhe prinderve te mi. Ata nuk mund ta perballojne nje prishje fejese nderkohe qe po beheshin gati per dasme.
-Anisa, nuk di c'te te them...
-Mos thuaj asgje. Thjesht ji i lumtur edhe per mua.
-Jo nuk mund te te lejoj ta besh kete. A nuk ka asnje menyre qe te heqesh dore nga ky veprim?
-Fatkeqesisht ngjarja e vetme qe do te me kthente ne jete do te ishte martesa me ty. Por meqe kjo nuk do te ndodhe kurre as une nuk mund te jetoj duke te pare ty se si je i lumtur me dike tjeter. Nuk mund te jetoj e te shoh te behet e dikujt tjeter ajo lumturi qe doja une. Me vjen keq...
-Por... (Ne dreq te veje. S'kam cfare te bej. Ori te lutem me fal zemer. Behet fjale per jeten e saj, nuk mund te le nje njeri te vdese.)
Anisa ne rregull, ne rregull. Do te martohemi bashke nuk do te ndahemi.
-Jo ti po e ben kete sepse do te me shpetosh.
-Jo jo. Anisa po e bej kete sepse te dua. Ne rregull? Tani te lutem merri keto, fshiji lotet dhe thuaji prinderve se sapo te mbarojme provimin e fundit do te bejme dasmen. Mos qaj me te lutem.
-Me te vertete?
-Po. Tani shko.
Ajo mori kutine dhe u kthye brenda triumfuese.
-Pra kujtove se do te ndaheshe me mua kaq lehte. Ah more i mjere,kurre nuk do te jesh me Orin. Vetem mbi trupin tim te vdekur.
Nderkohe Darini po behej gati te nderronte shkolle. Ai kishte qene te rrobaqepesi qe te bente gati uniformen e shkolles. Rruges i kishte rastisur te degjonte biseden e Paulos dhe Anises. U nis menjehere te Ori me te degjuar qe Paulo nuk do te ndahej nga Anisa. Sapo e mori ne telefon, Ori doli jashte.
-Ori kam dicka shume te rendesishme per te te thene...
-Darin nuk dua te degjoj asgje prej teje. Ti po iken dhe po me le vetem. Te lutem ik edhe tani. Fundja cfaredo qe do te me tregosh do ta marr vesh vete. Dhe do te perpiqem gjithashtu ta perballoj vete. Kujtoja se te kisha shok por paska qene genjeshter sepse shoket nuk largohen keshtu. Te uroj jete te lumtur. Dhe largohet pa thene asnje fjale tjeter.
Darini mbetet aty pa mundur t'i thote asgje. Ajo ne njefare menyre kishte te drejte po largohej si frikacak. Por nuk mund te rrinte me. Aq me teper tani qe e kishte pare qe Ori nuk do ta donte kurre...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now