19.

333 19 13
                                    

Para se te shkonte ne spital perpara i del Paulo.
-Ku po shkon?
-Ne spital te mami. (Pse e genjeu?)
-Ne rregull deshiron te vij edhe une me ty?
-Jo s'ka gje mund te shkoj vete.
-Po mire. Pafshim.
-Pafshim.
Ecen me te shpejte dhe kur mberrin Darinin sapo po e nxirrnin nga spitali. Ajo vrapon drejt tij dhe e perqafon. Ai mbetet i habitur sepse nuk po kuptonte asgje. Cfare donte ajo vajze?
-Darin ku ke qene? Pse s'i je pergjigjur telefonatave te mia? A e di sa merak me ke bere?
Darini shikon nga mamaja dhe shoferi dhe u lutet t'i linin vetem.
-Degjo Ori ti e bere zgjedhjen tende. Edhe pse ai te lendoi ti prape shkove tek ai. Per mua s'ka me vend ne jeten tende.
-Darin cfare po thua nga e di ti kete?
-Nuk ka rendesi. Thjesht jeto e lumtur Ori. Mamaja po me detyron te shkoj ne shkolle me konvikt si te gjithe te pasurit. Ardhja ne kete shkolle ishte vetem nje denim. Megjithese nese fjala ime ka sadopak vlere mos u perziej me me Paulon. Nuk eshte njeri i mire. Ka per te te lenduar.
-Prit pak. Domethene ti do ikesh? E si mund te ikesh dhe te me lesh mua ketu vetem?
-Ori, po ti nuk je aspak vetem. Ke Paulon.
-Ah, kjo na qenka. Ti po iken per shkak te Paulos. Po pse? A nuk deshiron te jem e lumtur?
-Kjo eshte ajo qe dua me shume ne kete bote por me ate nuk do te jesh kurre e lumtur. Gjithsesi shpresoj se jam une i gabuar.
-Darin...
-Mos fol me Ori. Lamtumire. Qofsh e lumtur.
Dhe largohet qe aty. Futet ne makine dhe drejtohen per nga shtepia e tij. Ishte teper i merzitur por nuk mundte te qendronte me aty. Kjo ishte zgjidhja me e mire.
Ori nderkohe ishte edhe me e merzitur. Sapo kishte humbur shokun e saj me te mire. Marina afrohet drejt saj.
-Ori cfare ke? Je bere dylle e verdhe. Eja te ulemi diku.
-Darini iku.
-Ku iku?
-Do te nderroje shkolle. Per shkak te Paulos.
-Ai te do e dashur. Po ti nuk e ke pare kurre.
-Cfare po thua tani. Ai nuk me do, po te me donte a nuk do te ma thoshte?
-Eh moj Ori se mos i ke lene radhe ti atij per te ta thene. Gjithmone duke qare per Paulon.
-A thua kjo te jete arsyeja qe po largohet?
-Nuk them jam e sigurt. Por tani s'kemi c'bejme. Eja te te coj ne shtepi te qetesohesh pak. Ne qofte se nuk je gati per ta dashur me mire lere te ike. Ndoshta keshtu eshte me mire.
Ori nuk i pergjigjet fare Marines dhe te dyja shkojne ne shtepine e saj. Ajo shtrihet ne krevat dhe bie ne gjume.

Anisa mendoi se tashme kishte ardhur koha te vinte ne pune planin e saj. I dergon Paulos nje mesazh:
-Paulo sot do t'u them prinderve te mi per ndarjen dhe dua te vish te marresh te gjitha gjerat qe me ke dhene se pastaj do te iki.
Paulo e lexoi mesazhin dhe u habit. Ku do te shkonte. Ndoshta do te nderronte shkolle apo qytet. Gjithsesi u nis per tek ajo...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now