30.

338 20 6
                                    

Oriana po mundohej te qetesonte Darinin ne menyre qe te ishte gati per finalen. Prandaj kishte pergatitur nje sere veprimtarish te ndryshme. Ne fillim do te dilnin per blerje. Me pas do te uleshin te hanin dicka. Do te shkonin ne kinema per te pare nje film te ri horror qe sapo kishte dale. Dhe me ne fund do te shkonin ne shtepi te lexonin ndonje liber bashke. E gjithe dita iu shkoi pothuajse ne perfeksion. E vetmja gje qe nuk shkonte ishte se ne kinema kishin takuar Paulon dhe Anisen. Sipas Marines keta ishin kthyer bashke me detyrim te familjeve. Sepse Paulo kishte bere shume gabim qe ishte larguar ashtu nga dasma.
-Le te bejne c'te duan. Nuk na intereson aspak te merremi me jeten e tyre. Kishte thene Ori dhe kishin vazhduar.
Darini ishte jashtezakonisht i lumtur dhe i emocionuar. Dhe keto emocione nuk ishin vetem te ndeshjes. Ai po planifikonte edhe dicka tjeter. Dicka shume te bukur, qe e kishin merituar qe ne fillim te gjithckaje. Nuk mund te priste me.
-Alo,
-Po, zoteri.
-Desha te dija si jeni me pergatitjet.
-Te gjitha jane ne rregull. Nuk po gjenim dot nje pasticeri qe te bente nje torte aq te madhe sa e donit ju por me ne fund arritem ne nje ujdi.
-Ne rregull. Ju thashe qe parate nuk jane problem. Mjafton qe te dale ashtu sic dua une.
Ne ate moment hyn Ori ne dhome.
-Mire atehere. Mirupafshim dhe pune te mbare.
Dhe e mbyll telefonin.
-Me ke po flisje?
-Me nje kompani organizimesh per festen pas finales.
-Ah, ne rregull. Do te vish te hame. Mamaja ka gatuar te preferuaren tende.
-Po patjeter.
Dhe darkojne te tre se bashku. Me ne fund te lumtur, pa asnje shqetesim te panevojshem ne koke e mendje. Sapo mbaron darka Darini kerkon leje per t'u larguar sepse do te shkonte edhe tek mamaja e tij. Kur largohet Darini mamaja i flet Orit.
-Po c'behet nga Darini?
-Asgje.
-Si asgje? A nuk e doni njeri-tjetrin ju?
-Po por Darini nuk po ben asnje hap para. Nuk di as se si t'i drejtohem.
-Mos u bej merak se do ta beje ndonje levizje ai. E njoh mire.
-Te shpresojme. Thote Ori dhe shkon ne dhomen e saj. Ne te vertete po e pyeste veten shpesh se pse ai nuk po i thoshte asgje. Se pse lidhja e tyre nuk po bente asnje hap para. Mirepo vendosi te degjoje mamane e saj dhe te mos e vriste mendjen shume.

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now