16.

363 20 1
                                    

Po sikur te ndahej nga Anisa. Fundja per te kishte pasur vetem nje pelqim dhe kaq. Gjerat nuk i kishte menduar kaq serioze sa per te vendosur per t'u martuar. E kishte bere per te mbeshtetur ate, por nuk ia kishte borxh. Ne rregull, ajo mund te ishte vajze e mire, por ai nuk e donte. Keshtu u gjallerua pakez. La shishen e alkoolit menjane dhe u fut te bente nje dush. I dukej sikur e kishte ndricuar dikush. Sikur nje perde e madhe i ishte hequr nga syte. Ajo perde e cila e pengonte te shihte cdo gje te qarte. Ndihej shume i guximshem sikur do te pushtonte boten. Por me pare duhej te takonte Orin. Duhej ta dinte nese ajo e donte apo jo. Nese do te kishte ndonje dobi kjo qe po bente apo po lodhej kot.
Menjehere u be gati dhe doli nga shtepia. Kembet e cuan menjehere tek shtepia e Orit. I dergoi nje mesazh tek i cili i kerkonte te dilte pak poshte pallatit sepse kishte nevoje te fliste me te.
-Per cfare deshiron te flasim? Ma thuaj ketu.
-Te lutem s'ta shpjegoj dot ne telefon. Dil pak jashte. Vetem 5 minuta. Asnje sekond me shume. Te lutem
-Ne rregull erdha. Me prit poshte. Per dy minuta.
Me mendime nga me te ndryshmet ajo vesh nje xhup te trashe siper dhe del jashte. Ai po qendronte aty ne mes te te ftohtit, dukej kaq i mire. Menjehere e urdheroi veten te mos binte pre e ndjenjave dhe te tregohej stoike ne qendrimin e saj. Cfaredo qe do t'i thoshte ai nuk do te ndryshonte asgje. Dhe beri disa hapa para.
-Ckemi. I tha ajo me nje ndrojtje te dukshme.
-Mire. Ori kam nevoje te te them dicka.
-Ne rregull por bjeri shkurt sepse ti je i fejuar. Do te na shohe ndokush dhe do te mendoje dicka.
-Ori une te kam dashur qe ne momentin e pare qe te kam pare. Te dua per gjithcka je, per pamjen, ata syte e ndritur, ata floket e praruar, karakterin tend. Gjithcka edhe qelizen tende te fundit. Lidhja me Anisen dhe gjithcka tjeter ishte thjesht nje gabim. Une nuk e dua ate, por te dua ty. Te lutem me fal dhe a pranon te lidhemi bashke?
-Ti??... Seriozisht e ke? Po ti je i fejuar, dashke te behem dashnorja jote?
-Jo jo, jo. Ori do te ndahem nga Anisa. Me te u fejova vetem per shkak se na e kerkoi familja e saj. Ti e di mentalitetin ketu. Mendoj qe edhe ajo s'me do. Te lutem Ori mos me ler vetem.
-Une, nuk di c'te te them...
-Vetem thuaj se do mendohesh. Une nderkohe do te shkoj tek Anisa dhe do te ndahem. Nuk me intereson me askush. Ti vetem mos hiq dore nga une, nga dashuria jone.
-Ne.. ne rregull. Do te mendohem. Por pa u ndare nga Anisa mos guxo te me afrohesh. Kuptove? Ndahu njehere dhe pastaj flasim bashke. Kam nevoje per kohe dhe nuk mundem te te besoj ashtu papritur.
-Si te duash ti. Po qe nevoja do te te pres gjithe jeten. Mjafton qe te jemi bashke. Dhe tenton t'i kape duart por ajo e largon dhe kthehet ne shtepi.
Paulo mbetet vetem ,por ndihej i cliruar.
Kete skene e kishte pare shoqja e Anises e cila menjehere e kishte informuar ate dhe ajo po pergatiste planin e radhes.
Pervec saj takimin mes tyre e kishte pare edhe dikush tjeter. Dikush qe kishte pergatitur nje surprize, ishte me nje kuti ne dore dhe lule ne doren tjeter. Ky dikush ishte Darini. Personi i fundit qe mund te ndodhej aty. Teper i zhgenjyer, hodhi kutine me nje fustan te denje per nje princeshe dhe lulet ne kosh dhe u largua. Ishte teper i deshperuar...

Dashuri apo Dashuri?Where stories live. Discover now