1

1K 22 0
                                    


Cfare faji kishte ajo, cfare faji kishte femijeria e saj, cfare faji kishte kjo vogelushe ne kete bote qe ecte e lodhur, ke po kerkonte dhe per ke po qante.

Pas shume vite te veshtira tashme ishim ne vitin 1962 dhe ende vazhdonin ato vitet e veshtira per Giselen, fati nuk ishte ende ne anen e saj.
Teksa pastronte enet jashte tek lumi per shkak problemit me uje qe kishin ne shtepi ajo duhej t'i pastronte jashte, duart e saj qe ishin te ftohta po mbante vetullat te ngrysura pasi floket po bezdisnin fytyren e saj, vajza e quajtur Gisele qendronte aty, nje vajze qe çdo kush do e donte, nje vajze e mbushur me butesi kur bota ishte ne kohen me te mizorshme te zemres dhe butesis saj. Floket kaçurrela, dhe ashtu si çdo vajze floke kaçurrela edhe ajo ishte shume e bukur, buzet e saj ishin si nje qershi e kuqe por ne kete moment ishin si nje qershi e "kalbur" e te thata, ndersa syte e saj te zinj ishin shume me te bute se sa ngjyra qe kishin.

-"Kaq per sot."

U degjua zeri i saj qe ishte si cicerima e zogjeve, duar e mbushuar me ene dhe kembet qe ecnin zbathur tokes se mbushur me gur, kembet qe tashme ishin mesuar dhe guret nuk ishin gjeja qe i lendonte ato.
Koken qe mbante ulur mbulonte te gjithe ndjenjat qe fytyra e saj i tregonte, kur mberriti tek pallati(shtepi) vendi ku ajo kishte punen e saj......punen e saj ? A duhet te them keshtu, nuk eshte se ajo e kishte zgjedhur kete, nuk eshte se ajo deshironte te bente kete pune, nuk eshte se ajo do mund te largohej, atehere perse duhet te them qe eshte puna e saj ?. Te them me mire ajo ishte si nje skllave aty me gjithe personat e tjere. Kjo nate ishte shume e ftohte ashtu si çdo nate tjeter, vendosja e eneve neper vendet e duhura ishte puna e saj e fundit. Ne kasollen ku mbanin kafshet ishte dhoma e saj dhe e personave tjere qe punonin me te. Me kashten qe kafshet ngrenin ajo mbulohej me to, ku trupi i saj nuk ishte aq rehatshem por a mund te ankohej....jo...
Lotet nuk mund te preknin faqet e saj prej nje kohe te gjate, edhe kur ajo kishte nevoj lotet nuk deshironin te hynin ne skene, nuk deshironin te preknin faqet e saj te buta, lotet nuk pikonin dhe buzet nuk buzeqeshnin. Vendosi doren tek gjiri i saj tek zemra e saj sepse po ndjente nje therrje brenda saj.

"Filloni me pastrimin para se te vije z.Gunter."

U degjua zeri i Arnold te nesermen i cili ishte me i larte nga personat e tjere ketu, qe ne fakt nuk hynte fare ne klasen e ulet qe tjeret ishin, Gisele ishte e ulur ne dysheme duke pastruar dyshemen qe ishte e rregulluar me derrasa te prere mire me te njejten gjatesi, me te njejten ngjyre, duart e saj po fusnin lecken qe mbante tek uji i ngrohte ndryshe nga uji mbreme, fustani i saj ngrihej lart e ppshte kur ajo ulej e zgjaste doren, lecka qe ajo kishte ne duar ishte me e mire se sa fustani qe kishte ajo veshur, i gjithe i grisur ne tere anet. Çfare kishte ne mendjen e saj, a ishin mendimet si te tjereve, apo nuk mendonte per asgje te veçante pos te jetuarit. Nuk mund te enderronte, nuk mund te deshironte, nuk mund te shpresonte, vetem te jetonte duke mos jetuar. Korridoret, dhomat, kuzhina, oborri ishin ne qetesi edhe pse ne cdo pjese kishte njeri.

-"Ende me dysheme mirresh?"

Tha Arnold kur pa ate te ulur dhe kemba e tij gjuajti ujin qe ishte para saj.

-"Pastroje para se te kthehem nga kuzhina".

Hapat e tij u larguan duke ecur drejt kuzhines ndersa duart e Giseles filluan te punonin me shpejt, vetem qe te mos i degjonte me fjalet e tij. A arriti ta pastroj apo Arnold harroj per fjalet qe i kishte thene, cila do qe ishte tani nuk ishte dhe aq e rendesishme pasi Arnold po vraponte kur u degjua zhurma e makines, nje makine e stilit me te ri por qe nuk ishte e rendesishme makina pasi kjo nuk ishte arsyeja se perse Arnold vraponte, personi qe dol nga ajo makine ishte arsyeja.

-"Mire se erdhet zoteri!"

U degjua zeri i Arnold teksa uli koken duke e mire se ardhur personin.

-"Mire se ju gjeje"

Tha personi qe filloj te ec nga Arnold-i.

-"Z.Ambros? Ëëë une mendoja qe z.Gunter ishte ai qe do vinte"

Tha Arnold qe ecte pas z.Volker Ambros i cili po heqte kapelen dhe pallton menjehere si hyri brenda.

-"Ndryshoj mendim keshtu qe vendosa une qe te vija, por mos u brengosni do ju paguaj aq sa ju paguan ai nese eshte e nevojshme edhe me shume"

Tha ai duke u kthyer nga Arnold i cili hapi syte dhe beri nje buzeqeshje pasi fjalet e tij e vuren ne siklet.

-"Oh! Ju lutem mos me keqkuptoni u habita prandaj dhe pyeta, parat nuk jane problem mund te qendroni edhe falas per mua eshte nje nder qe ju do qendroni ketu".

Tha ai teksa po mundohej te mos keqkuptohej.

-"Nuk ke pse shpjegohesh z.Arnold".

Tha ai duke morre celsat nga dora e tij dhe eci shkalleve lart.

-"Pse deqin nuk me treguan qe do vije ai".

Fjalet e Arnold-it humben ne ate korridore i cili ishte i vetem aty pasi Gisele tashme ishte mbrapa shtepise kete here duke morre rrobat e vendosur tek litari.

-"Mesa duket do bjer shi".

Tha ajo duke ngritur koken lart dhe pa rete e errta qe kishin mbuluar diellin.

-"Gisele".

U degjua nje ze qe therriste ate.

-"Osla.

Tha Gisele kur pa ate qe i bente me dore te shkonte tek ajo.

-"Cfare bene ketu a nuk duhej te ishte ne kuzhine?".

Tha ajo teksa u afrua tek ajo qe po qendronte e mbeshtetur tek dyert e oborrit.

-"Shiko se cfare ka mbathur ajo, jane te reja."

Tha ajo duke shikuar vajzen qe ishte ne moshen e saj teksa ecte rruges, Osla ende ishte 10-vjece dhe veshjet, takat, cantat qe shihnte te veshur nga vajzat e reja benin qe zemra e saj te rrahte fort.

-"Osla shko ne kuzhine para se te te shohin ketu...me degjon"

Tha ajo duke e shikuar ate qe mbante koken ulur dhe shikonte kembet e saj qe ishin te mbushur me pluhur e me plage teksa qendronin te zbathur.

-"A do mundem t'i kem edhe une ndonje dite ato?"

Tha ajo duke bere qe te mendohej edhe Gisele, pasi edhe ajo deshironte te ishte ashtu po si personat qe ecnin rrugeve, por pa asnje cent ne vete dhe e pa asnje shtepi ishte veshtire t'i pergjigjej Oslas.

MISTER AMBROS (Shqip)Where stories live. Discover now