36

279 15 1
                                    

Mendja e Giseles sot ishte e mbushur me mendime te ndryshme, dhe syte shpesh shkonin nga z.Ambros çdohere kur ai kalonte rreth saj apo vetem ecte lart per tek dhoma e saj.

-"Volker frigoriferi eshte boshe, si thua te shkosh te marresh disa gjera."

U degjua zeri i znj.Ambros qe po dilte nga kuzhina.

-"Anja nuk kam kohe tani."
-"Dergoje nje nga vajzat atehere...Gisele mund te shkosh ti."

Tha ajo kur pa Gisele te dilte nga dhoma e ndenjes.

-"Po zonjush, nuk ka problem."

Tha ajo qe kishte degjuar biseden e saj.

-"Mund qe te vije Milo me mua."

U degjua zeri i Giseles duke kthyer koken nga z.Ambros i cili mbylli deren e zyres se tij por nuk hyri brenda por u kthye nga ato te dyja.

-"Nuk eshte e nevojshme, te dergoj une pasi kam pune andej."

Tha ai duke ecur dhe dol nga shtepia ndersa Gisele pohoj me koke dhe dol pas tij ku vetullat e znj.Ambros u ngrysen duke kthyer shikimin nga dera.

-"Çfare ndodhi me kohen e tijj."

Tha ajo duke levizur koken, ne makine perseri ishin ata dy te cilet nuk flisnin derisa vendosi z.Ambros te flas.

-"Te dhuroj Milo ate varse?"

Pyeti z.Ambros teksa Gisele luante me te.

-"Po."
Tha ajo duke buzeqeshur.

-"Duket qe nuk eshte aq e forte, do keputet shpejt po vazhdove ta prekesh vazhdimisht."

Tha ai duke bere qe Gisele te ngryste vetullat.

-"Mos valle po e quan varsen time te shemtuar."
-"Nuk permenda fjalen"e shemtuar" thash qe nuk eshte aq e forte."
-"Dhe çdo te thote kjo? Qe nuk eshte blere me shume para, qe nuk eshte origjinale."
-"Nese do qe ta marresh ashtu atehere merre nuk eshte problemi im."

Tha ai duke bere qe Gisele te kthehej nga ai e nevrikosur.

-"Per mua nuk ka rendesi se sa cent kushton dhurata, jam e lumtur vetem qe ka menduar per mua. Hhh Gjithsesi ti nuk mund ta dish kete ndjenje, sepse jeni mesuar te shikoni parat, se sa kushtojne dhuratat qe te sollen."
-"Mos valle po me krahason me z.Arnold."
-"Epo te gjithe ju personat e pasur si ai jeni."

Tha ajo dhe ai terheqi pak majen e buzes lart nga fjalet e saj.

-"Keto fjale tregojne qe te ka marre malli te kthehesh ne kasolle."

Tha ai duke kthyer koken nga ajo e cila e shikoj e habitur duke larguar syte nga ai.

-"Jo vetem qe je pertace por tani na dole edhe si goxha llafazane."
-"Nuk jam pertace dhe ju e dini mire kete."
-"E vertete harrova qe ju jeni ajo qe pushoni tek lumi me ore te tera, kafshet nuk u larguan per shakak te dembelsis tende per te mbyllur portat..."
-"Kisha kohe per te qendruar tek lumi, sa i perket hamshorit qe u largua ishte per shkak te kembes qe lendova duke te te shpetuar ty."
-"Kur deshirove te behesh heroina ime."
-"Cfare eshte problemi yt zoteri, te pengon fakti qe te shpetoj nje vajze, ky eshte problemi? Nuk e dija qe ta morra krenarin tende, me ate qe bera."
-"Kjo gje nuk do jete kurre problemi."

Tha ai duke ndalur makinen pasi mberriten para dyqanit.

-"Ju mund te shkoni tani, une mund te kthehem ne kembe."

Tha ajo duke dale nga makina dhe eci por hapat e saj u ndalen duke kthyer koken kur degjoj makinen qe u largua.

-"Hhhh koketrashe!"
Tha ajo duke levizur koken e nevrikosur dhe eci brenda ne dyqane.
.
Kur dielli filloj te largohej z.Ambros atehere mberriti ne shtepi, jashte oborri ishte shume qete ndryshe nga brenda qe degjohej radio e leshuar.

-"Me ne fund erdhet."

U degjua zeri i znj.Ambros e cila dol nga dhoma e ndenjes.

-"Ëëë ku eshte Gisele?"

Tha ajo ndersa z.Ambros ndali hapat qe po i bente per lart.

-"Zoteri a nuk ishte Gisele me ju?"
Pyeti Milo i cili dukej i shqetesuar.
-"Eshte rruges besoj."
Tha z.Ambros duke bere qe Milo t'i ngryste vetullat.
-"Ke len Giselen vetem?"
-"Volker?"
-"Nuk eshte aq larg do vije."

Tha ai dhe ishte Milo qe beri hapa drejt tij.
-"Si le Gisele vetem ne mbremje."
-"Volker shko dhe merre."
Tha znj.Ambros.
-"Eshte afer mund te vije vetem, mos me tregoni ju se çfare te beje apo duhej te beja."

Tha ai teksa Milo i nevrikosur u kthye qe te dilte por dera u hape para se ai te mberrinte aty dhe ishte Gisele ajo qe hyri e mbushur me qese.

-"Giselee."

U degjua zeri i Milos.
-"Me lere te te ndihmoje."
Tha ai teksa duart e tij menjehere kapen qeset.
-"U brengosa, je lodhur, ulu dhe pusho."
-"Jo, me falni qe u vonova zonjush."
-"Oh jo e dashur nuk eshte problem, po te dija qe Volker do te te linte keshtu nuk do te te dergoja fare."

U degjua znj.Ambros ndersa Gisele shikoj z.Ambros qe po ecte lart shkalleve.

-"Si dreqin te la ai vetem te vije?"
U degjua zeri i Milos pasi ishin vetem ai dhe Gisele.
-"Kishte punet e tij, pastaj nuk eshte detyra e tij te me ruaj mua, dhe nuk...."
-"Po te te ndodhte ndonje gje."
-"Por ia qe nuk me ndodhi."

Tha ajo duke vendosur gjerat neper vende. Vajzat e tjera po pergadisnin tavolinen ndersa Gisele ishte ajo qe kishte nevoj te pushonte, mbylli deren e dhomes dhe eci duke ngritur duart lart qe te relaksonte trupin teksa hapat e saj e dergonin jashte ne ballkonin e dhomes. Ishte bukur te shikonte pamjen qe kishte tani para syve, ndryshe nga pamje qe kishte ne kasolle, teksa ndjente aromen e mbremjes ktheu koken nga ballkoni afer ku menjehere njera vetulle e saj u ngrite e habitur kur pa zoterin Ambros te ulur ne karrike i ulur me sy mbyllur. Teksa po shikonte ate iu rikujtua ajo qe ndodhi para se te vinte ne shtepi.

Nuk kishte ecur aq pak por jo edhe aq shume nga dyqani qe ishte pak me heret Gisele, syte e saj, vetullat e saj, kembet, hapat gjithçka ishin te nevrikosur, aq sa goja e saj deshironte te shante e te mallkonte personin qe ishte shkaktare per kete gjendje te saj. Mallkimet qe i bente ner dhembe vazhduan goxha shume por asnjeher nuk ndodhi te thoshte me ze te larte pasi friksohej se keto mallkime te gjata qe vazhdonte t'i bente, vertet do mund te ndodhnin, frika qe ajo te ishte shkaktare per vdekjen e nje personi e friksonte, ne momentin kur gjithçka po shkonte keq, varsja ne qafen e saj ra nga qafa e saj dhe preku token, duke bere qe keto mallkime ner dhembe te ktheheshin kunder saj.
- "JO, jo, jo..."

Filloj te mohonte ajo teksa nuk deshironte te besonte qe ishte vrasja e saj, u ndale duke u munduar te rregullonte, ishte kjo vrase qe beri qe ajo te vonohej, aq sa qielli filloj te erresohej ndersa ajo ishte e ulur duke u munduar ende te shikonte te rregullonte varsen.
- "Pse ndodhi edhe kjo, Milo do deshperohet shume."
- U degjua zeri i saj kur nje makine u ndale.
- "Çfare bene aty e ulur?"
- "U gezove, ia u keput."
- "Hh nuk eshte se do qendronte me shume."

Vetullat e Giseles u ngrysen teksa e shikonin ate, fjalet qe i degjonte nga ai e nevrikosnin.
- "Eja dhe mjaft u mirre me te, nuk mund te qendrosh tere mbremjen ketu."
- "Nuk do vije me ty, do shkoj vetem ne kembe."

Tha ajo duke morre qeset dhe u ngrite nga aty qe ishte ulur.
- "Nuk te them dy here."

U degjua zeri i z.Ambros, i cili e shikoj ate per nje shance te dyte qe ajo te shkonte me te.
- "Jo faleminderit!"
- Tha ajo dhe ai pohoj me koke duke u larguar nga aty ndersa ajo filloj te ec e nevrikosur.

MISTER AMBROS (Shqip)Where stories live. Discover now