53

198 21 2
                                    

Syte e Giseles po shikonin te habitur, nuk mund te besonte qe personi qe qendronte perballe saj ishte ai qe tashme nuk e kishte pa qe 5 vjet.
Marinela po prekte doren e Giseles por ajo tashme ishte humbur e gjitha.

-"Marinela perse nuk luan me Marlinin."

U degjua zeri i Anjes teksa po dilte jashte, ashtu si Gisela edhe ajo u ndale e habitur por ashtu siç po ndjehej Gisela nuk po ndjehej askush tjeter, kishte ndjenja te perzier aq sa beri nje hap per ta perqafuar por e ndali veten.

-"Volker je ti??"

Tha Anja e cila vrapoj duke e perqafuar i cili gjate atij perqafimi po shikonte Giselen.

-"Ëëë...Marinela eja..."

U degjua me ne fund zeri i Giseles e cila morri Marinelen dhe eci per te hyr brenda pasi qe nuk deshironte te fliste me te.

-"Gisele"

Tha Anja por ajo nuk ndaloj dhe hyri brenda deshironte te fshihej, nuk e kuptonte perse po sillej keshtu ndoshta ishte frika se ajo kishte fshehur tashme vajzen e tij nga ai, deshironte te largohej nga ky vend te mos e shihnte me mire.

-"Çfare te tha ai person."

Tha Gisele duke iu drejtuat Marineles e cila po mbante ne dore lulet.

-"Per lulet..."

Tha ajo duke treguar lulet ndersa Gisele shikoj oren ku William nuk do vinte ende. Marinela leshoj doren e Giseles dhe filloj te luaj me Marlinin, Gisele ndaloj kur ne dhome ku ishin edhe te tjeret hyri Anja dhe tashme zoteri Ambros ku syte e tij menjehere kontaktuan me syte e Giseles e cila largoj shikimin ne sekonde.

-"Eshte zoteri Ambros."

Tha Milo i cili po qendronte afer Giseles.

-"E dije qe do vije ai?

Tha Gisele teksa ngriti syte ta shikonte ate me zemrën qe po rrahte fort.

-"Jo."

U degjua pergjigjia e Milos. Hapat e Giseles u drejtuan drejt e tek kuzhina pasi qe kembet e saj po dridheshin, nuk po kuptonte as ate se çfare po ndodhte me te. Mbushi nje gote uje qe te qetesohej. " Ai eshte ketu, si, pse, pse tanii?" Po mendonte ajo teksa qendronte me koken ulur derisa degjoj disa hapa te hynin ne kuzhine, shfryu frymen pasi qe tashme e dinte se kush ishte personi mbrapa saj, ngriti koken dhe beri nje buzeqeshje ende pa kthyer koken nga ai.

-"Vajza jote ajo?"

U degjua zeri i tij ku kjo ishte pyetja e vetme qe nuk deshironte t'ia bente, nuk deshironte te fliste per Marinelen.

-"Po"

Tha ajo si me gjysme zeri.

-"Kush eshte babai i saj?"
-"Si jeni zoteri Ambros nuk jemi pare qe disa vite e as qe ju shkon ndrermend te me pershendesni, duket qe nuk keni ndryshuar jeni po i njejti."
-"Ndersa ju dukeni shume ndryshe."

Tha ai ndersa Gisele mundohej te ndryshonte temen vetem e vetem te mos flisnin per Marinelen.

-"Jeni bere edhe me e bukur. Takimi yne i fundit nuk shkoj ashtu siç duhej, besoj ai eshte babai i saj apo jo?"
-"Nuk dua te flas per vajzen time me ju. Nuk kam arsye pse ta bej."

Tha ajo duke mos e shikuar ne sy.

-"Po zonjusha nuk eshte me ju?"

Tha ajo duke e pyetur per gruan e tij, fjalet e tyre nuk mund te perfundonin çdo njeri po bente pyetje, njeri sepse ishte kurreshtare dhe tjetra sepse deshironte te shmangte pyetjet e tij.

-"Hhh, besoj ia fillova keq bisedes...dua te te them qe jam i lumtur qe te takova, mendova qe me nuk do mund t'ju shoh me."

Tha zoteri Ambros i cili beri disa hapa drejt saj.

-"Ju kam kerkuar."
-"Me keni kerkuar? Perse, ju besoj e dini qe une tashme jam e martuar dhe siç e pe kam edhe nje vajze."

Tha ajo me vetullat e ngrysura.

-"Perse nuk me lini te shpjegohem."
-"Te shpjegohesh per çfare, tashme eshte vone, ju vetem dilni pas disa muaj e vite me thoni disa fjale dhe zhdukeni, nuk dua t'ju degjoj kur nuk ndryshojne gje ato fjale."
-"Nuk ju fajsoj qe ju tashme keni krijuar familjen tuaj por ndjenjat e mia nuk kane ndryshuar qe nga dita kur une u dashurova me ju."

Syte e Giseles u hapen te habitur teksa po shikonte ate.

-"Perse u martuat atehere, perse me the mua qe nuk ishe i gatshem te martoheshe me mua, perse vetem luajte me mua, kjo nuk eshte dashuri Volker hhhh dua te them zoteri Ambros."
-"Une nuk jam i mire per te shprehur gjerat, por kjo nuk do te thote qe nuk di se si eshte te duash. Ju nuk me lejuat as te shpjegohem."
-"Hhhh perse me thua tani, mendon qe une do te vije me vrap tek ti, dhe te te them qe te dua."

Tha ajo duke ngrysur vetullat.

-"Gisele William eshte ketu."

U degjua zeri i Milos ku hapat e Giseles u shpejtuan pa thene qe e cila po mundohej te mbante veten teksa kalonte nga zoteri Ambros.

-"Perse asnjehere nuk deshiron te mbarojme biseden. Pse ik nga une?"

Tha zoteri Ambros por qe Gisele nuk tha asgje dhe dol nga aty ku duart e saj morren Marinelen dhe shkoj tek William i cili po priste tek makina. Vetem kur hyri ne makine shfryu frymen, ktheu koken nga shtepia ku zoteri Ambros kishte dalur duke e shikuar ate e William i cili ky i fundit e njohi ate po ashtu.

-"Ishte ai?"
-"Po"

Tha Gisele teksa William po voziste.

-"E pa Marinelen?"
-"Po"
-"E di qe ai eshte babai i saj"
-"Jo"
-"Do i tregosh"
-"Jo....nuk e di..."

Tha Gisele duke vendosur doren ne koken ndersa Marinela po flinte. Çka nese ai e kupton dhe merre Marinelen nga ajo, keto ishin mendimet e saj, Gisele nuk mund te jetoj pa Marinelen, ai mund te hakmerret qe ajo nuk i ka treguar dhe e merr ate, nuk mund te rrezikonte, por Marinela do gezohej qe me ne fund mund ta takoj baban e saj te vertete.Ne mengjes dita ishte shume e mire por Gisele nuk kishte fjetur tere mbremjen, mendja e saj po mendonte per fjalet e zoteri Ambros, tere mesnata kishte vetem ate ne mendje. Nje ane e saj ishte shume e gezuar qe pa ate. "Dukej kaq i bukur si diten kur e pashe per here te pare, ai qendrimi i tij, zeri i tij ishte po ai qe une nuk munda ta harroj" po mendonte Gisele.

-"Une do marre Marinelen dhe do ec me te."
-"Ne rregull beni kujdes"

U degjua Gisele teksa po shikonte Williamin dhe Marinelen teksa dilnin. William sot kishte diten pushim keshtu qe si çdo dite tjeter kalon kohe me Marinelen mikeshen e saj me te mire.

-"Zoteri nuk mund te hyni."

U degjua zeri i personit qe qendronte tek dera ku Gisela ndaloj se ngjituri shkalleve.

-"Çfare po ndodh"

Tha ajo duke zbritur.

-"Zoteri!!!"
-"GISELAA!!!"

Hapat e Giseles u ndalen kur zeri i forte i zoteri Ambros u degjua kur hyri brenda dhe menjehere syte e tyre kontaktuan hapat e tij u shpejtuan duke shkuar tek ajo e cila po e shikonte e habitur.

-"Gisele me vjen keq."

U degjua Milo i cili hyri me frymen qe iu kishte mbushur. Dora e zoteri Ambros kapi krahun e Giseles dhe hyri ne dhomen me afer qe ishte.

-"Çfare ben?"

Tha Gisele por zoteri Ambros mbylli deren me çelse dhe u kthye nga ajo.

-"Edhe sa do vazhdoje te me genjeje, nuk kishe ndermend te me tregoje apo jo, nuk do me tregoje apo jo, qe ajo eshte VAJZA IME."

MISTER AMBROS (Shqip)Where stories live. Discover now