Darka 😍

226 13 1
                                    

Por Irisi nuk e kishte mendjen fare,po lexonte bileten qe gjendej mes luleve dhe po qeshte me veten.
Enea: Eh kjo dashuria te semur,po te merr dhe mendjen! Sa rehat qe jam une
Irisi qeshte sa nga bileta,sa nga i vellai.
Iris: Shiko cme ka shkruar,qe te vdes une per te...
Enea: Qyqja,do dhe me vdek tani,nukte mjafton qe je cmend?
"Per princeshen time!
Mendo cdo moment qe dikush jeton dhe vdes per buzeqeshjen tende. Te dua"
Enea: Qenka dhe romantique ky doktori. i tha ato fjale duke dale nga dera.
Irisi: Hajde ore ktu,ku iken...
Enea: Nuk mar vesh nga kto gjera une,kshuqe po iki e po te le ne boten tende
Irisi: Hajde meso icik,e behu romantik se ngele ne dere ore
Enea: Ik vdis megjithe doktor e romanticitet se na shkrite ju 2 profesionistet e dashurise
Enea ishte ai tipi moskokecares ne kete drejtim. Ishte 19 vjec,dhe kishte patur nje histori ne jeten e tij qe kishte lene gjurme,por qe kur i kishte dhene fund,hiqej si menefregist.
Sapo doli Enea,Irisi i shkruajti menjehere mesazh Dorit.
Irisi: "Zemer ti! ♥ Faleminderit per trendafilat dhe per fjalet.Te adhuroj.
Nuk vonoi dhe i ktheu menjehere mesazh.
Dori: "Une me shume.Ne oren 7.30 dovij te te marr,se do darkojme jashte.Te kam zemer.
Irisi: Ok,do jem duke te pritur,me shpresen qe do kalojne shpejt minutat.Love u!
Mes enderrimeve dhe flatrava qe te mundesonte dashuria e zuri gjumi.Fjeti pak,dhe kur u zgjua pa qeora ishte 5 e pasdites.Kishte kohe,fundja nuk kishte qene kurre tipi i oreve te zgjatura perpara pasqyres apo ekzagjerimeve te teperta.Adhuron te te ishte ekstremisht e thjeshte.Per te thjeshtesia ishte e njejte me finesen,nje nder gjerat qe Dori ia vinte gjithnje ne dukje qe i pelqente tek ajo.
Hyri ne dush dhe humbi ne ate aromen e kendshme te luleshtrydhes,q e perhapi shampoja etrupit.Duhej te linte cdo grimce energjie negative aty.I mbetej dhe pak me shume se gjysem muaji ne Shqiperi.Nuk donte te mendonte per ndarje,largesi.Donte te mendonte vetem si te shijonte cdo moment prane tij.
Doli nga dushi,dhe rregulloi floket.Nuk i mernin kurre shume kohe.Ondet e saj te zeza i mblodhi pak fare mbrapa dhe beri nje make up te lehte duke nxjerre ne pah tiparet e embla .
Veshi nje fustan klasik te zi,te shkurter qe theksonte silueten e saj perfekte. Takat jo shume te larta,kuleten dhe ishte gati.

SEPSE TE DUAWhere stories live. Discover now