Letra e Nenes 😢😢💖💖

198 12 0
                                    

fund qe ne fjalet e para te letres...
"Nuk e di si ta nis kte leter,varet nga ti si me lejon te te quaj,por rendesi ka ajo qe une kam ne zemer.

E shtrenjta ime,kete leter mund ta lexosh dhe mund te mos e lexosh.Nese nje dite e ben,une nuk do te jem me,por do te prehem me ne fund e qete sepse do te di qe me ne fund kam marre faljen tende.

Kur te jesh duke i lexuar kto fjale,ti do te jesh e madhe,dhe jo cupelina qe une mbaj ne krah tani.Dua te te shkruaj kaq shume gjera ketu,por nuk di ke te rendis te paren dhe ke te fundit.

Di vetem qe syte e tu jeshil me shoqerojne ne cdo fjale qe shkruaj.Kur te mbajta per here te pare ne krahe,aty kuptova sa gabime kisha bere ne jeten time.

Mbase dhe Zoti per kete po me ndeshkon.Por te pakten po le mbrapa nje mrekulli,te vetmen gje te bukur qe po me mbush me jete ne ditet e mia te fundit,ty,gjakun tim,zemren time,bijen time te vetme.

Ti je kaq e vockel ne trup sot,por nje bote e tere per mua.Te shoh teksa rritesh pak nga pak,e nje dite do te te jesh bere grua,e une do te jem duke te ndjekur nga qielli ne cdo hap tendin.

Sot me buzeqesh lehte kur me sheh,me ciltersine e nje femije,qembase nuk e di kush jam une.Por nje dite,kur te kesh zbuluar te verteten do ndjesh mllef ndaj meje,ndoshta dhe do te me urresh.
E di?

Nuk te ve faj,e meritoj  Uroj me shpirt qe nje dite te me falesh,me po te njejten force dashurie qe kam dhe do te kem per ty.Ti je qendra e universit tim,ajo qe mi dha emer Botes e qe me beri te kuptoj qe Jeta eshte e bukur.

Do te largohem e qete,duke ditur qe do kesh 2 prinder qe cdo femije do ti donte,por nje dite kur te zbulosh per ekzistencen time,ngrije koken lart,aty mes yjesh do te jem une dukete pare.

Ne cdo pike shiu do jene lotete mi te mallit,ne cdo rreze dielli do tejete ngrohtesia ime prej nene,ne cdo shkelqim ylli do te jene buzeqeshjet e mia.

Do te jem prane teje edhe kur ti peshperisesh per here te pare dikujt 'mama 'e ajo nuk do te jem une,por nuk do te merzitem.Do te mendoj qe po te isha gjalle do me therrisje dhe mua ashtu.

Do te jem prane teje edhe kur te mos duash te flitet per mua.Edhe kur te ndjesh zemerim,e te te jem neveritursi njeri.

Do te jem prane teje cdo moment,sepse ajo eshte detyra e nje nene,megjithese ti mbase nuk do te me konsiderosh kurre te tille.
Nje dite do te jesh vete nene,vetem atehere do te me kuptosh,do te kuptosh lotet me te cilat jane shkruar keto fjale...

E di qe nuk do te kuptosh gabimin tim,nuk te kerkoj ta besh kur as une vete nuk jam e afte te fal veten.

Shkaterrova jeten e dikujt qe desha,jeten time...mbase dhe tenden.Por,te lutem,ti mos vuaj nga nje gabim qe meritoj te ndeshkohem vetem une.Zemra ime,ta dish sa here e kam grisur kete leter.Njesoj,sic

SEPSE TE DUAWhere stories live. Discover now