Ditet e lumtura😊

196 14 0
                                    


Enea: Une? Jo cne...Ty motra te shkelqejne syte per vete,dhe te duken gjithe syte e botes ashtu...
Irisi e ngacmonte pasi e dinte qe dhe i vellai ishte kthyer me vajzen qe donte.

Por ai mundohej te mos binte ne sy,sjellja tipike e nje mashkulli krenar qe mundohet te fshehe dhe dashurine...

Irisi: Po po ashtu eshte... Nejse,le te shkojme ne shpi dhe te pret nje rrefim i gjate per gjithe naten..
Enea qeshi,e dinte qe nuk do ta linte te qete derisa ti tregonte gjithcka kishte ndodhur ne mungese te saj.

Mberriten ne shtepi ku i priste babai ityre. U takuan, dhe u ulen te bisedonin. Ju dukej sikur kishin nje shekull qe nuk takoheshin. Nuk ngopeshin me pranine e njeri tjetrit. Me ne fund,dhe pse per vetem 7 dite, do te ishin te tre sebashku.

Gjithe naten Irisi dhe Enea e kaluan duke biseduar,per Dorin,per te dashuren e Eneas,per ndodhite e fundit rreth mamase se Irisit dhe letres se saj... Kishin ndodhur vertet shume shume gjera,dhe pse ne pak kohe  I kishte munguar te zgjohej ne krevatin e saj,me ate eren vjeshtarake qe zgjoi Londren ate mengjes.

Pershkoi krevatin sa ne nje cep ne tjetrin duke u perpelitur si nje krimb i vogel,pastaj mori forca dhe u ngrit. Pasi beri nje dush te mire qe i solli te gjitha energjite e mundshme pozitive,u vesh dhe shkoi ne kuzhine.I ati duhej te ishte ne pune,ndersa Enea nuk ishte zgjuar ende.

E kishin gdhire duke biseduar rreth atyre diteve larg njeri tjetrit...Por te atin e gjeti ne kuzhine duke shfletuar disa letra.

Irisi: Ohhh ba' mgjesss,ketu qenke ? Dhe i shkoi afer ta puthte...Nuk te degjova,mendova se ishe ne pune.
Agim: Po shpirt,duhet te merresha me disa dosje te cilat i kisha ketu. E do iki me vone.

Irisi: Ke ngrene mengjes?
Agimi: Tani sa perfundova kafen,do qe te pergatis dicka ty.
Irisi qeshi.
Irisi: Ohh sa me pelqen kur me llaston. Jo jo,faleminderit ba,se po pergatis vete dicka tani.

Dhe i hodhi krahet nga mbrapa te atit duke e perqafuar,nderk ohe qe ai e kishte teperqendruar shikimin tek letrat.
Agimi: Po ti je llastica e babit moj,si te mos e llastojme princeshen e shtepise?

Irisi: Aman se me duket vetja bebushe tani pas ketyre fjaleve..
Agimi u kthye duke e pare gjithe seriozitet.

Agimi: Pse,kur u rrite tii??
Qeshen te dy,e ndersa ajo ju ul ne preher si atehere qe ishte nje cupeline.
Pasi folen per pak,Irisin heshti dhe dukej e menduar.

SEPSE TE DUAOnde as histórias ganham vida. Descobre agora