rrafje 2 😦😦

211 12 0
                                    

Irisi: Nuk do vij,jo..e kam te pamundur ta shoh serish..
Dajmon: Iris,mos harro qe eshte ditelindja e shoqes tende te ngushte.Pastaj,nuk e kuptoj pse kerkon te arratisesh.. Ne mos sot apo neser,nje dite ju te dy do te flisni... Do te sqaroheni per ikjen tende,per sjelljen e tij... Kshuqe cohu tani,dhe mos bej fjale. Gjerat kalohen duke u perballur,dhe jo duke u fshehur.. Ti nuk ke bere asgje te keqe...

Mesa duket Dajmon  kishte arritur ta bindte. Nuk ja vlente te rrinte mbyllur ne dhome,te qante,ashtu sic kishte bere per 3 muaj,kur ai fare mire e kishte harruar,dhe po argetohej me dike tjeter....

Diskoteka ishte plot,por arriten te zinin vend te gjithe si grup diku ne nje hapesire afer pistes se kercimit.
Irisi dhe Dori shkembenin shikime gjate gjithe mbremjes,por nga ana e tij plot mllef dhe inat.E vriste ai shikim e shkaterronte te gjithen.Por as Dori nuk mbetej pas. Cmendej kur e shihte krah Dajmon.

Por duhej te qetesohej,tanim e ajo nuk ishte e tija.Ndizte cigaret nje pas nje,dhe i thithte me nxitim.Andej nga mesi i mbremjes doli jashte...Kishte nevoje te thithte ajer. Ajo mbremje kishte qene aq e papritur per te. Te gjente Irisin ne Rome,kur ai e pandehte ne Londer,dhe aq me teper krah Dajmon kishte qene shkaterruese... Po pinte nje nga cigaret e panumerta te asaj nate kur ndieu prane dike ti afrohej....

Ktheu koken duke buzeqeshur,sepse mendoi qe ishte Jona. Por buzeqeshja i ngriu ne buze,kur pa qe perballe tij qendronte dashuria e tij e Jetes. Ajo per te cilen kishte bere gjithcka ta harronte,por ne ato perpjekje te deshtuara kishte kuptuar qe ishte e pamundur. E donte,dhe do vazhdonte ta donte megjithese ajo ishte tallur me te.

Ajo,per te cilen zemra i kishte rrahur fort qe diten e pare ne aeroport kur e kishte pare. Ajo qe i kishte falur lumturine,por lumturia e tij kishte qene false,lumturi qe u permbys me largimin e saj. Ajo e brishta,qe vazhdonte te kishte buzeqeshjen mahnitese,dhe shkelqimin e atyre syve jeshil,ne ate qiell dimri,qe do donte ta kishte gjithnje prane vetes por qe ajo e kishte tradhetuar dhe lenduar.

Dori: Cfare ben ti ketu?
Toni i zerit te tij e dritheroi Irisin..Dori ishte transformuar totalisht.Buzeqeshja dhe embelsia ishin fikur ne tiparet e tij,zevendesuar me nje zymtesi vrastare.
Irisi: Dua te flasim...
Dori beri nje qeshje ironike.
Dori: Hahaha te flasim?
Irisi: Po te flasim...
Dori: Nuk kemi gje per te thene ne te dy...
Irisi: Ti e di qe po... 😯

SEPSE TE DUAWhere stories live. Discover now