Dhimbjet e te kaluares

195 12 0
                                    

Dori: E di sa e dhimbshme eshte per Irisin,sa e torturon kjo teme. Po fundja nuk mund te vazhdoje te arratiset nga e verteta .

Nje dite i duhet te perballet me te,dhe sa me e afert te jete ajo dite aq me mire do te jete per te.Do i kursente vetes nje dhimbje te pafund...

Dilara : Domethene po thua qe ...
Dori: Po,do te te ndihmoj... Do tja dorezoj ate leter Irisit,dhe pse mund te ve ne prove raportin tim me te...
Folen dhe per pak rreth asaj letre,dhe me pas u ndane.

Dori nuk kishte as idene me te vogel si do reagonte Irisi,por dinte qe po conte ne djall gjithcka.Biseda me Dilaren do te dukej si ''tradheti'' per

Irisin,megjithate duhej ta binte qe e bente cdo gje per te miren e saj.I kishin mbetur dy ditet e fundit ne Tirane,dhe mendja i rrinte vetem tek ajo leter. Duhej me cdo kusht tja jepte Irisit,ja kishte premtuar Dilares,por frika se mund te rrezikonte cdo gje me te e frikesontene palce.

Te nesermen u takua me Ardin dhe u nisen drejt vendit ku Olti po trajtohej.
Ardi: Je i sigurte Dor?
Dori: Po Ad,jam i sigurte.. Duhet te flas me te,e kam te nevojshme...

Ardi: Por duhet te jesh i pergatitur,reagimi i tij mund te mos jete dhe aq i pritshem... Pak nga ajo qe po kalon aty brenda,e pak nga ajo qe kaloi jashte..

Dori: E di,pres cdolloj reagimi... Nuk dua ta bej akoma me shume nervoz me vajtjen time atje,por dua me patjeter te flasim...

U drejtuan drejt nje ndertese te madhe,ne porten e se ciles ishte nje roje. Ardi i tregoi nje leter dhe ai i lejoi qe te futen brenda. 

Nje grua e veshur me uniformen e nje infermiereje i shoqeroi deri ne fund te nje korridori te gjate qe dukej se nuk kishte fund. Ishte nje ambjent tejet i qete,asgje nuk pipetinte,nje heshtje vrasese..

Ndiheshin vetem hapat e tyre te cilet ndaluan perpara nje dere.  Gruaja hapi me shume kujdes deren,pa dashur te beje zhurme.

Perpara syve te tyre u shfaq nje salle gjigande,ne fundin e se ciles ishin nje grup njerezish,femra ,meshkuj,te rinj,te moshuar, te ulur neper karrige,ne nje forme rrethi. Mes tyre qendronte nje burre ne moshe,pamja e te cilit impononte autoritet.

Dukej sikur burri ne fjale po ju tregonte dicka,megjithat e nuk arrinin te degjonin cfare sepse ishin larg tyre.Dori ndiqte me sy levizjet e burrit dhe nuk kuptonte asgje cfare po ndodh.
Ardi: I shikon ate grupin aty,te ulur neper karrige?

Dori: Po,duken si studente ne nje salle universiteti me pedagogun perpara.
Ardi: Ne fakt nuk eshte keshtu,te gjithe ata aty,jane disa prej dhjetera te alkoolizuarve qe trajtohen ne kete vend.
Dori shqeu syte.

SEPSE TE DUAWhere stories live. Discover now