Frika ??

195 13 0
                                    

tille.Ka vuajtur shume ajo vajze...
Dori: Lumturia e saj eshte lumturia ime,motiv i diteve te mia ndaj keshtu ka per te qene.
Biseduan dhe per pak dhe..

Dilara: Tani me duhet te te kerkoj ate nderin per te cilin te fola ne fillim  Dori e pa i habitur.
Dori: Me thuaj...
Dilara: Perpara se ime moter te mbyllte syte pergjithmone me la nje leter. Ishte amaneti i saj i fundit dhe duhet tja permbush.

Dori e kuptoi mire se cfare ajo po tentonte ti kerkonte dhe u ndie ne siklet. Ai nuk kishte mundur kurre ti fliste Irisit per ate teme, dhe aq me teper qe ti dorezonte asaj nje leter qe kishte te bente me ate grua.

Dilara: Letra eshte per Irisin. Veren qe kaloi kisha shpresa qe mund tja jepja vete,por nuk munda.Kam biseduar disa here dhe me dajen e saj por as ai nuk pranon.

Do isha e gatshme ta ndiqja deri ne fund te Botes Irisin,per te permbushur kete amanet...por e di qe eshte e kote,ajo nuk do as qe te me shohe,pale te lexoje nje leter... Ti je e vetmja mundesi qe kam...

Dori: Une ...u..ne..kam frike se nuk mundem....
Dilara: Te lutem,eshte thelbesore per mua. Nuk kerkoj me as qe ajo te me fale,apo te me therrase teze...

Mua le te me urreje,por te pakten ate leter nga e ema ta lexoje,keshtu dhe shpirti i saj do te prehej i qete ne paqe...

Dori nuk e shihte as ne sy. Perballe kishte dy sy qe brenda permbanin nje drame te thelle,lot,vuaj tje dhimbje...

Dy sy lutes qe kerkonin pakshkelqim.. Nuk mundej ti thoshte jo,por as po nuk mundej... Po-ja e tij mund te ndikonte keq ne raportin me Irisin. E dinte qe ajo nuk donte te flitej per ate teme.

Dori: Jam kaq shume ne siklet. E di cfare ke perjetuar,dhe me beso kur te them qe me vjen shume keq. Por duhet te me kuptosh.. Si mund te flas me Irisin kur ajo nuk do qe te hapet si teme,dhe per me teper ti them .

Kjo leter eshte per ty nga mamaja jote biologjike. Nuk dua te tregohem egoist,te mendoj vetem per veten,per marredhenien qe kam me te,... Por nga ana tjeter nuk dua as qe ajo te vuaje me shume.

Ne vere jam perpjekur qe ajo te fliste me ty,pavaresisht se nuk e dija kush ishte tezja e saj,por per te ajo teme duket e konsumuar. Eshte tamam si nje plage e vjeter,qe pak ta ngacmosh dhe dhimbja rihapet serish...


Dilara: Po te kerkoj shume,e di.. U ngrit nga karrigia dhe beri te largohej me nje shikim te mbytur nga lotet...Beri vetem disa hapa kur zeri i Dorit e ndaloi.
Dori: Prit...
Ajo u kthye e habitur.

SEPSE TE DUAWhere stories live. Discover now