Nje kerkes e Irisit 😊

180 12 0
                                    

Irisi: Une  Iris: Doja te dija neqoftese ekziston ndonje foto e ma...ma..m..a.. se time. Mezi e nxorri ate fjale nga goja dhe syte ju mbushen me lot.Ktheu koken nga ana tjeter dhe fshiu menjehere syte pa e vene re Agimi,i cili kishte shqyer syte nga ajo kerkese e se bijes.

Irisi: E di ba,eshte pak e habitshme kjo kerkese pas gjithe reagimeve te mia. Por dua te kem nje imazh te pakten. Te di si eshte gruaja qe me solli ne jete. Mbase kjo nuk perben asnje ndryshim,gjiths esi une jam kurioze ta di.

Agimi: Shpirt ti ke cdo lloj te drejte ta dish,dhe mua me gezon qe ke ndryshuar mendim. Ne fund te fundit ajo eshte nena jote biologjike. Mos e lejo kurre te te mposhte zemerimi,sepse te rrudh jo vetem ne lekure por dhe ne shpirt.

Nje nene eshte gjithmone nje nene,cfaredo qe te kete bere ne jeten e saj,per femijet ajo meriton te mbetet e shenjte,dhe te respektohet. Sepse ju dha gjene me te shtrenjte,jeten .

Irisit tanime i vershuan lotet ne fytyre,pa mundur ti mbante. E dinte qe kishte vepruar keq,kishte lenduar veten,te tjeret,porkishe di sesa kishtelenduar dike qe dheu nuk e tret per shkak te veprimeve te saj.

Agimi i fshiu lotet me delikatese,e mori dhe u zhvendeson nga kendi i kuzhines tek divani qe ishte ne sallon pak me tutje.
U ulen dhe ai i kapi duart.

Agimi: Ti me the mua,qe nuk duhet ta mbaj me kete peshe ne ndergjegje. Por e para qe duhet ta besh je ti bija ime. Mjaft u torturove,e di qe eshte teje e veshtire per ty.

Ne kaq pak kohe ke perjetuar shume gjera.Por meso ta falesh dhe veten,reagimi yt ishte i pritshem ne ate moment. Fale veten,jeto ne paqe me te,megjithese ti nuk ke asnje faj.
Irisi po e shihte ne drite te syrit te atin.

Agimi: Jane disa gjera qe thjesht ndodhin, e ne na duhet ti pranojme,megjit hese mund te jene shume here me te medhaja se ne,e na shkaktojne shume dhimbje. Por nuk duhet ti lejojme te na mposhtin keta forca te erreta.
Irisi: .....

Agimi: Ndersa sa per foton,eshte e drejte. Meriton te dish si ishte mamaja jote ne pamje te pakten. Ketu nuk kam asnje foto, e tha me nje fytyre qe shprehte keqardhje. Sepse kur erdhem ketej,nuk desha temarrim dhe ate qe e kisha hedhur mbrapa kraheve.

Irisi u ndje ne faj.Kishte qene egoiste,qe e kishte pyetur,duhej te kujtonte gjithcka i kishte bere e eme e saj.
Irisi: Te kuptoj ba. Me fal te lutem,nuk duhet te ta kisha bere kete pyetje. Nuk ishte qellimi im te te ve ne siklet.

SEPSE TE DUAWhere stories live. Discover now