Cfareee?!?!?

955 57 18
                                    

Do te shkosh tani apo jo?-me pyeti babi
Ehe-ja ktheva duke veshur atleten
Mire bej kujdes dhe per cdo gje me telefono. Kam mbledhje sepse do te vija me ty-me tha dhe me perqafoi
Nuk ka gje,shko puno dhe sill leke ate bej. Ikaaa-i thashe duke qeshur e ai tundi koken duke qeshur. Kishte kaluar 1 muaj dhe sot duhej te shkoja te beja viziten ne spital. Nuk ndihesha as mire as keq ne fakt. Kam ngrene shume,kam fjetur shume,jo jam lodhur prej shkolles,palestra,me pak fjale ja kam kaluar bukur. Nxora telefonin dhe telefonova Elaiden,ne fakt i rashe tek grupi.
Heyy pasanike-ishte fjala e pare qe Sirius tha pasi u pergjigj
Heyy gomari i Shrekut por ne versionin i pasur-ja ktheva dhe ai qeshi
Ku je An?-me pyeti
Po iki spital per viziten,ti cbn? Po Elaida ku eshte qe se hap telefonin-i thashe
Une shtepi jam ja tani do nisem tvi te ty,sa per elaiden se di-tha por ne telefon u degjua qe ne linj u fut dhe dikush tjeter dhe kush mund te ishte pervec saj.
Bishaa ku jeni-foli ajo
Spital po iki-i thashe
Dhe une te spitali bashke me Anais-i tha Sirius
Oòooo hajde me merr dhe mua o gomar-i tha Sirius-it dhe une qesha
Erdha moj sorr-ju pergjigj ai
Ika une ju pres,se arrita ne spital-i thashe dhe mbylla telefonin.
Pershendetje-me tha sekretaria
Kam lënë një takim për sot-i thashë dhr ajo filloi të kontrollonte kompjuterin
Emrin ju lutem-më tha sekretaria
Anais Davidson-i thashë
Po takimin e keni në orën 10:00,jeni disa minuta më shpejt. Ju lutem prisni tek salla e pritjes-më tha dhe unë shkova u ula tek kolltukët e pritjes. Isha duke parë rreth e rrotull kur sytë më zunë një çift të cilët ishin ulur dhe po prisnin,mesa pashë vajza ishte shumë e emocionuar kurse djali ishte gjatë gjithë kohës dhe nuk kishte asnjë shprehi në fytyrë.
Më dukej një fytyrë e parë por përsëri s'po më kujtohej ku mund ta kisha parë. Nxora telefonin nga xhepi dhe u futa në instagram. Po shikoja poste me rradhë kur në telefon më mori i dashuri.
Shpirttt-më tha direkt sapo hapa telefonin
Po jetë-ju përgjigja e lumtur. E doja këtë djalë dhe nuk më interesonte asgjë.
Ku je?-më pyeti
Në spital jetë,kam vizitën sot-i thashë
Okay,më prit se do të vi edhe unë. Të dua-më tha dhe mbylli telefonin.
Zonjush,doktorri po ju pret-më tha infermierja dhe iku drejt dhomës,e unë e ndoqa nga pas.

Atëherë doktorr???-e pyeti ajo e entuziasmuar
Më vjen keq Znj,Dilara por nuk ka funksionuar-tha doktorri duke shprehur keqardhje në fytyrë
Por....por...po...porrr...POR SI KA MUNDËSIIII?!?!?-bërtiti Dikara me të madhe duke u ngritur e revoltuar nga karrigia
Dilaraa-foli rreptë Dionisi
Pusho ti-i tha Dilara me nerva dhe Dionisi e pa me një fytyrë të habitur dhe me nerva
Zonjë,më dëgjoni. Të thashë që ekziston një mundësi e vogël që fekondimi vezës të ndodh.-tha doktorri dhe ajo përplasi këmbët nga inati.
Dilara mjaft!! Mos e tepro!!-foli Dionisi rreptë tashmë i nevrikosur-na falni doktorr,e ka nga emocionet-tha duke parë me bisht të syrit Dilarën dhe me nerva.
Nuk ka proble....-po thonte doktorri por në zyrë hyri menjëherë një infermiere
Ka ndodhur një gabim i madh-tha ajo duke marr frymë rëndëshëm dhe të tre ne atë dhomë panë njëri tjetrin të habitur.

Për çfarë jemi akoma këtu??-pyeti Sirius
Për të marr analizat e Anaisit-i tha Elaida duke e goditur me shpullë lehtë pas koke
Po në dhomë për çfarë na kaluan dhe çfarë janë këto pajisje??-pyeti përsëri Sirius
Do të bëj një eko të veshkës për të parë a është e pastër a jo-i tha Anais dhe në dhomë u fut doktorri sëbashku me një doktorr tjetër
Nuk ka mundësi,e di çfarë telashesh mund të na sjellë ky gabim fatal-u dëgjua njëri prej doktorrve dhe Anais pa me habi Elaidën
Do presim dhe shumë?-tha Anais
Po tani do të bëjmë eko-n -i tha doktorri dhe filloi të hidhte xhelin tek barku Anais
Zonjë nuk mund të futeni aty-u dëgjua sekretaria
Më lërë-u dëgjua e bërtitura e një vajze
Ore çfarë po ndodh këtuu,se bëtë han me 100 dyer jo dhomë spitali-tha me tonin e lartë të zërit Sirius i acaruar
Vonohemi dhe shumë pasi duhet më duhet të largohem-i tha anais duke parë doktorrin i cili ishte bërl dyll i verdhë
Duhet të flasim zonjushë-i tha ai me zërin e prerë fare.

Një heshtje e madhe kishte pushtuar dhomën. Një heshtje që po i mbyste sidomos atë.
Jam e sigurt që ka ndonjë gabim-tha Anais për herë të disatë
Më vjen keq,nuk ka asnjë gabim-i tha doktorri i cili kishte zënë kokën me dorë
Dua abort-tha Anais dhe të tërë panë
Çfarë flet ti mojjjj,është fëmija im aii-i tha Dilara duke bërtitur
Është trupi im dhe zgjedhja ime. Nuk mund të vuaj unë pasojat e një gabimi fatal që u bë-foli qetë Anais dhe ai ngriti kokën dhe e pa
Ai fëmijë,është një pjesë e imja-foli ai për herë të parë
Ajo pjesë e jotja ndodhet në trupin tim-i tha Anais duke u ngritur në këmbë dhe duke i dalë përballë
Po dhe për sa kohë është imja,do të bëhet siç them unë-i tha Dionisi duke u çuar dhe duke qëndruar përballë saj
Për sa kohë ndodhet në trupin tim,është zgjedhja ime të bëj ç'të dua.-ju përgjigj me nerva përsëri ajo
Ka të drejtë-tha Eliada
Është zgjedhja e saj-tha Sirius
Ai është fëmija im,nuk do të abortohet-tha Dilara
Më vjen keq ta them zonjë,por ngjizja është bërë në njërën prej vezëve të Znj,Anais,që domethënë fëmija që po rritet është i saji dhe i burrit tuaj. Fëmija nuk ka asnjë lidhje me ju-tha gjinekologu i cili foli pasi pa analizat dhe Anais me Dionis u panë ndër sy.
Dua abort-tha përsëri Anais
Anais-foli me gjysëm zëri Elaida-qenka fëmija jot-vazhdoi ti thonte duke parë me keqardhje Anais
Zonjushë,jeni gati 3 javëshe. Që do të thotë jeni akoma në kohë për abort-i tha gjinekologu
JOOO-bërtiti Dilara
Fëmija nuk është i joti,vendos unë se çfarë do të bëjjjj-tha me tonë të lartë zëri Anais-çfarë prisni ju të bëj?!?!? Pa ma thoni pak!?!?! Jam shtatëzanë ore,SHTATË..ZANË!?!? Jam në një shtatëzani që as nuk e prisja,jam shtatëzanë me një person që nuk e njoh,do të më shkatërrohet jeta,do të.më kthehet përmbys,shkolla,puna,çdo gjë tjetër. Kam ëndrra,plane,synime për të realizuar-bërtiti gati në të qarë Anais dhe ai po e shikonte me një vështrim që nuk e shpjegonte dot,po ndiente një ndjenjë në zemër që nuk e dinte nga i vinte.
Anais apo jo?-e pyeti Dionis dhe ajo e pa me nerva
Telefono pak babin-tha me zërin të cilej po i dridhej
ÇFarë dreqin??-u dëgjua një zë tek dera dhe të tërë kthyen kokat
Hajde dhe ti se ka vend për të tërë-tha Elaida dhe Sirius e pa serioz duke ja bërë me shenjë që të pushonte
Më lërë të të shpjegoj çdo gjë-i tha Anais gati në lutje
Çfarë?? Që ti je shtatëzanë me një mashkull tjetër??? Që un kam qëllime serioze me ty dhe ti shkon e ngel shtatëzanë me një tjetër??-i tha ai dhe ajo filloi të qante
Jo,joo,Kaleb më dëgjo,nuk është ajo çfarë po mendon ti-i tha Anais duke ju afruar dhe ai u largua
Dëgjoje atë që do të të thotë deri në fund-i tha Sirius serioz
Jo,me mua nuk ke më punë. Kaq ishte,mes nesh çdo mori fund-i tha Kaleb dhe doli jashtë me nerva
Anais,do të flas unë me të-tha Sirius dhe doli jashtë
Nuk më intereson aspak dhe asgjë-tha Anais duke fshirë lotët-dua abort,madje që nesër-tha e vendosur duke parë në Dionisin i cili çuditërisht kishte një shikim të butë dhe të ëmbël në krahasim me shikimin e tij në fillim.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now