Pra???

982 63 6
                                    

Pra???-e pyeti Dionisi teksa shikonin shtëpinë e disatë për atë ditë.
Jo,nuk më pëlqen...-tha Anais tashmë pak në siklet,pasi ishte refuzimi i 10 apo 15 për atë ditë dhe kishte arritur të kuptonte që Dionisit po i sosej durimi.
Na fal 1 minutë kohë.-i tha Dionisi serioz agjentit i cili u largua tutje tyre-Anais...ke thënë jo gati 100 herë deri tani. Sinqerisht lëre këtë lojë prej një fëmije llastic edhe vendos pasi u lodha por edhe ty të duhet të pushosh.-i tha serioz ai dhe ajo shfryu.
Mbase po bëja lojëra në fillim,ama tani jo Dionis. Thjesht nuk më pëlqejnë. Kaq. Nuk kanë hapsirën e duhur,atë hapsirë që dua unë.-ja ktheu ajo-po të pres në makinë. Edhe sa shtëpi na kanë ngelur?-e pyeti dhe ai e pa me nerva.
Edhe dy besoj. Nqs nuk të pëlqejnë as këto,agjenti do të shoh për të tjera shtëpi.-i tha serioz Dionisi dhe ajo doli jashtë.
Atëherë zotri?-e pyeti agjenti.
Shkojmë tek shtëpia e rradhës.-tha Dionisi i bezdisur duke hipur në makinë dhe duke shkuar tek adresa e shtëpisë tjetër.

Kjo është. Shtëpia ka pesë dhoma gjumi,tre tualete,kuzhinën,salloni i madh siç e shihni dhe dy ballkone në dhomat kryesore të gjumit.-ju tregoi agjenti dhe Anais tundi kokën,e kafshoi çokollatën që ia kishte blerë Dionisi.
Si thua?-e pyeti Dionisi dhe ajo doli tek ballkoni duke parë rreth e rrotull.
E bukur....-tha Anais dhe ai shfryu-...ama....-tha përsëri ajo dhe ai me i acaruar.
Ama çfarë Anaisss???-i tha i frustruar Dionisi dhe Anais buzëqeshi.
Nuk më pëlqen kjo....por kjo shtëpia përballë kësaj...-tha si e pafajshme ajo dhe dionisi i ra ballit me dorë.
Cila?-e pyeti Dionisi duke shkuar afër saj.
Ja kjo këtu,kjo shtëpia tre katëshe.-i tha Anaisi dhe ai r pa.
Nuk të mjaftojnë dy kate?-e pyeti Dionisi dhe ajo picërroi sytë.
Nuk të dalin lekët vallë,moj kafshë arrogante bilionere??-e pyeti Anais me ironi dhe Dionisi ju afrua akoma më afër.
Kujdes me gojën,pasanike e llastuar....-i tha Dionisi duke e parë në sy.
Përse?? Do të më bësh ta paguaj?-e pyeti Anais provokative .
Mbase...-i tha ai duke ulur sytë tek buzët e saj dhe pas disa sekondave i ngriti përsëri lartë tek sytë e saj.
Kurioze jam të di si.-provokoi përsëri Anaid duke ju afruar më afër dhe barku i vogël i saj preku trupin e Dionisit.
Mund të ta shuaj kuriozitetin nqs do...-i foli lehtë Dionisi duke afruar ballin e tij afër ballit të saj,dhe njërën dorë ia vendosi në bel ku me delikates e afroi pak më afër vetes.
Dua...-përshpëriti Anais dhe ai afroi buzët tek buzët e saj dhe ti ledhatonte lehtë.
Khm...zotri.-foli agjenti i cili ishte ai që i nxori nga ajo lojë provokuese.
Dreq...-tha Dionisi nëpër dhëmbë dhe u shty larg saj-duam atë shtëpi. Merr informatat e duhura dhe shpresoj mos të jetë e zënë. Nqs është e lirë bëj gati dokumentat e duhura dhe do ta blej. Me kaq mbaruam. Mirupafshim.-tha serioz Dionisi dhr ja bëri me shenjë Anaisit që të shkonte pas tij.

Kishe kërkuar të takoheshim?-e pyeti ai duke kthyer një shishe birrë e duke e pirë.
Kaleb?? Apo jo?-e pyeti ajo dhe ai e pa.
Dilara apo jo??-e pyeti me ironi Kaleb dhe ajo qeshi djallëzisht.
Gëzohem që të takoj.-i tha Dilara dhe u ul në tavolinë dhe porositi një gotë me shampanjë.
E shtrenjtë...-tha Kaleb duke pirë birrën e tij.
Të dukem gjë si diçka e lirë unë ty?-e pyeti ajo duke prezantuar veten me dorë nga koka te këmbët,dhe ai vuri re veshjen e saj klasike dhe të shtrenjtë.
Jo...-ja ktheu Kaleb dhe vazhdoi ta pyeste përsëri-përse kërkove që të takoheshim?
Ishi jot,Anais. Është arsyeja e takimit.-i tregoi Dilara teksa merrte gotën me shampankë edhe pinte pak prej saj.
Nuk kemi më punë bashkë.-i tha serioz Kaleb duke lënë të habitur Dilarën.
Çfarë po thua?? Ti më njeh kush jam dhe e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur prandaj besoj se e dije edhe arsyen,e tani më thua nuk kemi punë bashkë??-e pyeti Dilara duke u munduar të ruante qetësinë.
Nuk kam punë me të. I ndërpreva marrëdhëniet para 4 muajsh.-i tha Kaleb dhe ajo picërroi sytë.
Sa do?-e pyeti duke buzëqeshur djallëzisht Dilara.
Nuk dua asgjë prej teje!-i tha serioz ai.
200.000€-i tha Dilara dh3 ai u gëlltit.
Jo!-tha përsëri.
250.000€-rriti shumën Dilara dh3 ai e pa në sy.
Mjafton me kaq,të thashë jo.-i foli me tonin e lartë të zërit ai.
500.000€-tha e vendosur Dilara dhe Kaleb e pa në sy,e kërciti qafën.
600.000€-tha Kaleb dhe Dilara qeshi.
Epo më në fund po kuptohemi.-i tha Dilara duke i dhënë dorën përsëri dhe ai ja shtrëngoi.
Më thuaj për çfarë bëhet fjalë.-i tha Kaleb dhe ajo filloi të fliste.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now