Bebi....

891 57 9
                                    

Shhh,mbahu Anais. Të lutem qëndro e fortë...-po i thoja teksa ecja si i çmendur rrugsë për në spital. I kisha vendosur njërën dorë tek barku dhe teksa e shikoja në atë gjendje,të verdhë si limon,ndieja një dridhje në zemër që më bënte të kisha dhimbje.
Bebiii....mos lejo që ta humbasim atë....-dëgjova të thonte me zërin e pafuqishëm dhe dreqqq,zëri saj më prek në shpirt.
Kurrë vogëlushe. Nuk kam për ta lejuar. Të premtoj.-i thashë dhe shpresoj shumë që ta mbaj këtë premtim.
Ndalova makinën para spitalit,dhe pasi dola nga makina shkova me nxitim dhe mora Anais   në krah. U futa brenda dhe pashë shumë fytyra të cilat u habitën dhe filluan prej thashethemeve. Harrojnë që edhe njerëzit e famshëm kanë problemet e tyre.
Një doktorr,urgjentisht.-fola me tonin e lartë të zërit dhe disa infermiere sollën një barrelë ku vendosa llasticën time.
Bebëzat e syrit të zmadhuara doktorr.-i tha infermierja,doktorrit.
Pulsi po fillon të zbehet.-foli infermieria doktorrit.
Është shtatëzanë.-i thashë dhe doktorri tundi kokën.
E pashë. Ina lajmëro menjëherë Melda-ën. Duhet të vi urgjentisht këtu.-urdhëroi ai infermieren dhe ajo doli jashtë me nxitim.
Mund ta di çfarë ka???-pyeta tepër i merakosur.
Çfarë i ndodhi para se të arrinte në këtë gjendje?-më pyeti gjakftohtl doktorri.
Kaloi një situatë të keqe,që e trembi shumë,stresoi dhe mërziti.-i shpjegova dhe ai tundi kokën.
Doktorr gjakderdhja nuk po pushon.-tha njëra prej infermkereve.
Ku dreqin është Melda????-bërtiti doktorri tashëm në ankth.
Nuk mund të bësh diçka ti??-e pyeta i shqetësuar për të dhe fëmijën tonë.
Jo nuk mundem për momentin pasi është shtatëzanë,dhe ilaçet apo sorumet janë të dëmshme për një grua shtatëzanë. Ka ndonjë ilaç që i bënë reaksion?-më pyeti dhe unë ngela i hutuar.
Nuk e di...-i thashë. Ama është e vërtet unë nuk di asgjë për të,përveç se ka alergji peshkun,asgjë tjetër.
Aron si është situata?-dëgjova një zë femre që u fut brenda.
Është shtatëzanë,nuk e di sa javëshe është dhe ka gjakderdhje të vazhduar.-i shpjegoi doktorri.
Xhelin.-tha ajo dhe ngriti bluzën e Anaisit duke hedhur pak xhel tek barku-është 18 javëshe. Ka ndonjë ilaç që i bënë reaksion.?-tha ajo dhe unë po shihja.
Nuk e di.-i thashë përsëri-vetëm një moment...-i thashë dhe nxora telefonin.
Alo,Dionis?-u përgjigj Elaida.
Elaida çfarë ilaçesh ka alergji apo që i bëjnë reaksion Anais?-e pyeta dhe dëgjova një "Huhh" nga ana tjetër e telefonit.
Është mirë Anais??-më pyeti e merakosur.
Po,poo,,,është mirë ama ka pakëz T° dhe doja të të pyesja.-i thashë.
Jo nuk ka.-mu përgjigj.
Okay,faleminderit. Mirupafshim.-i thashë dhe mbylla telefonin.-Jo nuk ka.-i thashë doktorreshës.
Ju lutem zotri dilni jashtë.-më tha dhe unë ngrita njërën vetull.
Nuk lëviz që këtu.-fola serioz.
Zotri na lejo të bëjmë punën tonë. Dil jashtë.-më urdhëroi ajo që quhej Melda.
Zotri,dil jashtë.-tha dhe doktorri dhe një infermiere më drejtoi drejt derës.
Si ajo edhe fëmija duhet të dalin nga kjo dhomë,të shëndetëshëm. Ose përndryshe ua shemb mbi koka këtë spital.-fola kërcënues dhe dola jashtë.

Ka kaluar një orë që po pres këtu jashtë,duke bërë ecje lart e poshtë.
Zotri.-dëgjova zërin e doktorreshës dhe menjëherë shkova drejt saj.
Si është??-e pyeta i merakosur.
Pacientia është shumë mirë,gjithashtu edhe djali juaj. Duhet të pijë shumë lëngje dhe duhet të marr vitaminat e duhura për të mbledhur veten. Për pak do të kaloj në dhomë dhe mund ta takoni.-më tha ama unë nuk kisha dëgjuar asgjë tjetër përveç fjalës "djali juaj".
Djali jon?? Gjinia e bebit është mashkull?-e pyeta i habitur.
Nuk e dije?-tha doktorresha.
Jo...në fakt as unë edhe as Anais.-i thashë dhe ajo buzëqeshi lehtë.
Epo më fal atëherë paskam prishur surprizën. Gjithësesi të shkuara dhe mirupafshim.-tha dhe u largua. Dera u hap dhe me barrelë nxorën Anais,për ta çuar tek dhoma tjetër.
Nuk duhet të lodhet shumë dhe duhet të ushqehet shëndetëshëm.-tha doktorri dhe më pas u largua.
U ula tek karrigia,mora dorën e saj mes duarve të mija dhe e putha lehtë.
Je mirë llastica ime. Edhe djali jonë është mirë. E beson dot? Do të bëhemi me djalë,llasticë. Uhhhh,,,po më dhuron një familje,një familje që e kam dëshiruar shumë. Të falenderojë me gjithë shpirt,llasticë. Dhe të premtoj që ai shkërdhata ka për ta paguar shtrenjtë.-i thashë dhe pasi i dhashë një puthje të lehtë në ballë dola jashtë pasi duheshin mbyllur disa punë.

Dionis...-foli me zërin e ngjirur Anais.
Zonjushë.-dëgjoi një zë femre,dhe sa hapi sytë pa një vajzë të veshur me të bardha.
Bebii...si është bebi??-pyeti Anais duke u ngritur gjysëm trupi.
Si ju edhe bebi,jeni shumë mirë.-ju përgjigj infermieria.
Seriozisht?? Ohh Zot i madh,faleminderit.-tha Anais duke qeshur dhe brenda u fut Dionisi.
Anais,qenke zgjuar.-i tha Dionisi të cilit i qeshi buza sa e pa atë që po qeshte.
Sapo mora vesh që bebi është mirë.-tha Anais e lumtur.
Të shkuara zonjushë,gjithashtu zotri.-tha këtë të fundit duke buzëqeshur infermieria. Kurse Anais shtrembëroi surratin dhe e imitoi.
Sa e bukur që ishte.-tha Anais pasi Dionisi u ul në karrige.
Kush? Infermieria? Ishte,ishte.-i tha Dionisi.
Po normale që ishte,flokët e gjatë dhe të zinjë,sytë gri,dhe dukej që ishte e gjatë. Normale që është e bukur.-tha Anais duke u ngritur gjysëm trupi dhe Dionisi çoi kokën anash dhe mbajti të qeshurën.
E paske analizuar mirë,sa paske hapur sytë.-i tha Dionisi duke u munduar të qëndronte serioz.
Po normale që po,një bukuri si ajo rrallë se nuk shihet.-tha ajo dhe shtrembëroi buzët.
Ke për të qenë një vjehërr e keqe. Ke për t'ia nxirë jetën nuses,moj llasticë pasanike.-i tha Dionisi duke buzëqeshur lehtë dhe vendosi dorën tek barku saj.
Nuse?? Nga e di ti që do të jetë nuse? Mund të jetë edhe dhëndër.-i tha Anaisi me inat.
Nuk e kam djalin gej unë.-i tha Dionisi dhe Anais e pa me habi.
Djalin? Mund të jetë vajzë.-ja ktheu Anais.
Epo nuk mendoj se doktorresha e ka parë gabim gjininë e bebit tonë.-i tha duke mbledhur supet ai.
1min,1min,1minn....bebi është djalë?? Dmth djalë,djalë???-i tha Anais.
Jo është trans,llasticë.-i tha Dionisi me fytyrë serioze dhe Anais e goditi me shpullë-Wawww sa më vravee,ju lutemmm,më çoni në spital se po vdes...ouu,uuu prit se spitaë jam.-tha Dionisi duke imituar zërin e një vajze dhe duke bërë sikur ishte i sëmurë.
O Dionissss mos u tall,se e kam seriozisht. Është me të vërtet çun?-e pyeti Anais si fëmijë dhe ai buzëqeshi.
Po është djalë dhe është i shëndetëshëm. Je 18 javëshe. Dhe duhet të ushqehesh shëndetëshëm.-i shpjegoi ai.
Do bëhem me çun...kam dashur vajzë gjithëmon,ama që të kem një çun se prisja...-tha Anais duke vendosur dorën te barku saj dhe duke e ledhatuar.
Po qan ti?-e pyeti Dionisi.
Eheee,hormonet...-i tha ajo duke fshirë sytë.
Hap çik vend...-i tha Dionisi dhe u shtri anash saj dhe e mori në pëqafim-faleminderit. Shumë faleminderit llasticë.-i tha ai ama ajo nuk kuptoi asgjë.
Për çfarë?-e pyeti.
Duhet të flesh,të qetësohesh.-i tha Dionisi.
Më trego Dionis.-i tha ajo si fëmijë.
Fli Anais.-i tha ai duke u mbështetur pak më mirë dhe ajo vendosi kokën tek kraharori i tij.
Do të ma thuash më von?-i tha si fëmijë Anais duke mbyllur sytë.
Të premtoj,por fli.-i tha Dionisi teksa i ledhatonte flokët.

Një aksident i ëmbël.Hikayelerin yaşadığı yer. Şimdi keşfedin