Gënjeshtra....

684 59 4
                                    

Dhoma bebit do të jetë ngjyrë nud,dhe detaje blu.-tha Anaisi duke parë dhomën me vëmendie.
Dakort zonjushë.-i tha arkitektja duke parë Dionisin i cili po fliste në telefon.
Sytë këtu,jo atje.-i tha serioze Anaisi duke bërë që arkitektja të skuqej.
Po shihja diçka në dhomë zonjushë. Më fal nqs je keqkuptuar.-i tha ajo dhe Anais ngriti njërën vetull.
Keqkuptova çfarë?-e prvokoi Anais dhe ajo u gëlltit.
Asgjë zonjushë. Besoj se mbaruam?-e pyeti në siklet arkitektja dhe Anais qeshi ironikisht.
Zgjodhët diçka?-i pyeti Dionisi duke ju bashkuar Anaisit.
Po,çdo gjë është perfekte.-i tha Anaisi duke i kapur dorën dhe Dionisi u habit nga veprimi i saj.
Me lejen tuaj dhe nqs nuk keni gjë tjetër për të shtuar unë po largohem.-tha arkitektja duke i dhënë dorën Dionisit dhe më pas Anaisit.
Mirupafshim.-i tha Dionisi serioz dhe u kthye nga Anaisi e cila sapo pa që arkitektja iku i lëshoi dorën atij.
Njeri acarues.-tha Anaisi nëpër dhëmb dhe Dionisi po e shikonte akoma pa kuptuar diçka.
Çfarë ndodhi Anais?-e pyeti Dionisi kurioz dhe ajo shfryu.
Ti kafshë bilionere arrogante,do të ishte më mirë sikur të hiqeshe më pak si normal dhe jo si ai bilioneri sharmant që të gjitha femrat lënë kokën pas tij.-i tha Anais me inat dhe Dionisi kafshoi buzën që mos të qeshte.
Përse ky mendim llasticë?-e pyeti Dionisi duke i shkuar nga pas.
Nuk e pe që po të hante me sy?-e pyeti Anaisi dhe ai ngriti njërën vetull.
Jo nuk e pashë.-i tha serioz ai dhe ajo rrotulloi sytë-pastaj ku qëndron problemi nqs po e bënte?-e provokoi Dionisi dhr Anaisi e pa me inat.
Nuk kam ndërmend që fëmija ime të ketë njerk shtrigë si ajo.-i tha ajo duke u futur në një dhomë të madhe dhe bosh.
Dhe ty të bezdisë ky fakt? Apo mos vallë je xheloze?-e pyeti Dionisi duke i dal para dhe ajo e pa serioze.
Nuk jam xheloze! Dhe po më bezdisë fakti që babai i fëmijës sim të merret me shtriga kurva që duan vetëm lekë!-i tha Anais duke shtrënguar nofullën.
Hmm...shumë e ashpër...-i tha Dionisi me një buzëqeshje të lehtë në fytyrë.
Duhet në disa raste.-ja ktheu Anaisi duke shkuar pranë dritares,e cila ishte tepër e madhe dhe lejonte tepër ndriçim brenda,e pamja që ofronte ishte shumë e bukur.
Përse e doje bosh këtë dhomë?-e pyeti Dionisi dhe u kthye nga ai.
Më duhet një dhomë ku unë të pikturojë. Dhe kjo përshtatet më mirë se të gjitha.-i shpjegoi qetë ajo dhe ai e vështroi lehtë.
Pikturon?-e pyeti pak i habitur dhr ajo tundi kokën.
Në anën e majtë do të vendos një raft të madh ku do të vendos të gjitha mjetet që pikturoj,si bojrat,penelat,furcat etj....përballë dritares do të jem unë e cila do të pikturojë. Më pëlqen pamja Dionis,është diçka frymëzuese,pastaj pjesa tjetër do të mbushet me pikturat.-i shpjegoi Anaisi dhe një hije lumturie rrezatonte në fytyrën e saj.
Prandaj zgjodhe këtë dhomë?-e pyeti Dionisi duke ju afruar.
Yeapp...në fakt tek shtëpia e prindërve e kisha studion time,por ishte e vogël. Kisha në plan që kur të ndërronim shtëpinë,ta zgjidhja vetë dhomën ama ndodhi çfarë ndodhi dhe wala ja ku jemi këtu.-i tha Anais pak në siklet dhe ai ju afrua më afër.
Më thuaj për çfarë do lloj gjëje që nuk të pëlqen. Do ta ndërrojmë,madje edhe shtëpinë nqs nuk të duket mjaftueshëm.-i tha serioz Dionisi duke i vendosur duart te krahët dhe duke e ledhatuar pak.
Na mjafton kjo Dionis. Dhoma të mjaftueshme,të mëdha,tre katëshe po. Nuk na duhet një manison.-i tha Anais duke qeshur lehtë.
Nqs do e blejmë.-ja ktheu serioz Dionisi dhe ajo e pa me habi.
Je i paparë,ama përsëri jo. Më pëlqen kjo që blemë tani.-i tha Anaisi dhe ai e pa në sy.
Dakort llasticë.-ja ktheu ai duke i vendosur dorën te barku dhe buzëqeshi lehtë.
Edhe mos të harrojmë pianon.-foli e entuziasmuar dhe iku me nxitim drejt një dhome tjetër.
Me kujdes Anais!-i foli Dionisi tepër serioz kur pa nxitimin e saj.
Muret do jenë të mbuluara me rafte,të cilët do mbushen plot me libra. Dhe në mes do të jetë pianoja,aty anash një kolltuk i vogël dhe i rehatshëm ku mund të ulemi dhe të lexojmë.-shpjegoi Anaisi e lumtur dhe ai qeshi lehtë.
Si të duash ti llasticë. Ama duhet të ikim tani. Nuk bënë mirë që të qëndrosh akoma në këmbë.-i foli me merak Dionisi dhe ajo tundi kokën.
Në rregull.-i tha dhe ju afrua atij,i cili i vendosi dorën në bel dhe që të dy dolën jashtë duke hipur në makinë.

Mos nxito Anais.-i tha Dionisi duke dal nga makina.
Dakort boss,ama ta dish që....-po thonte Anais por personi që pa përballë e bëri që të heshte.
Çfarë do këtu Dilara?-e pyeti Dionisi ftohtë duke kaluar pas Anais.
Përse kjo mikpritje?-pyeti Dilara me kunjë dhe Anais rrotulloi sytë.
Për çfarë ke ardhur këtu?-e pyeti Dionis dhe ajo u afrua.
Urime! Mora vesh që do të bëheshit me djalë.-i tha Dilara dhe Anais ngriti njërën vetull.
Nuk kemi treguar gjë. Nga e more vesh?-e pyeti serioze ajo dhe Dilara qeshi.
Disa zogj të vegjël.-foli Dilara dhe Dionisi e vështroi me inat.
Arsyeja e ardhjes këtu?-e pyeti ai serioz dhe ajo qeshi.
Të shkatërroj lumturinë tuaj mbase....-tha Dilara me urrejtje dhe më pas u kthye serioze-e mban mend kur isha 24 vjeçe? Që përfundova një javë në spital?-e pyeti Dionisin dhe ai e pa kurioz.
Dil në temë!-i foli shkurt ai.
Isha shtatëzanë!-plasi bombën Dilara duke lënë të shokuar Anaisin dhe Dionisin.
Çfarë je duke folur?-e pyeti Dionisi rrezikshëm.
Po. Isha shtatëzanë,dhe e humba fëmijën për fajin tënd. Erdhe i dehur në shtëpi atë natë. Erdha të të ndihmoja ama mora një të shtyrë që më përplasi mbi tavolinë dhe shkaktoi humbjen e fëmijës.-i tha serioze Dilara dhe Dionisi tundi kokën.
Mjaft me gënjeshtra Dilara!-tha Anaisi duke parë Dionisin i vili kishte humbur shkëlqimin tek sytë e tij.
Gënjeshtra??? Hmm...unë humba fëmijën tim për faj të atij dhe ti më thua mua gënjeshtra??-ngriti zërin Dilara dhe Anais u bë tepër serioze.
Përse duhet të të besojmë?? Kanë kaluar vite dhe ti vjen dhe e thua sot. Kur çdo gjë ka ndryshuar.-i tha Anais dhe Dilara e pa.
Thjesht doja të të paralajmëroja që të bëje kujdes. Sepse asnjëherë nuk i dihet. Ashtu siç vrau fëmijën e tij të parë,ashtu dhe mund ta bëj prapë. Nuk mund të presësh gjë tjetër nga një pijanec. Dhr nuk kam dashur të tregoj gjë sepse nuk doja të bëja viktimën. Kjo është e gjitha. -tha Dilara me mllef duke parë Dionisin që kishte humbur komplet në një botë tjetër.
Ik që këtu. Largohu Dilara!-foli Anaisi me zërin e lartë dhe serioze.
Kujdes. Asnjëherë si fihet se çfarë mund të bëj një pijanec.-foli Dilara duke hedhur një shikim përçmues drejt Dionisit.
Zhduku tani!!!-bërtiti Anaisi dhe Dilara i hipi makinës e iku.
-Dionis....je mirë??-e pyeti Anaisi ama ai nuk përgjigjej.
Shko në shtëpi. Do të vonohem sonte.-i tha Dionisi duke ju drejtuar makinës së tij dhe Anaisi e ndoqi nga pas.
Ku do të shkosh??-e pyeti Anais dhe një dhimbje e bëri të rënkonte lehtë.
Anais??-i foli Dionisi me shqetësim duke ju afruar.
Uhhh,uhhh,uhffff jam mirë.-i tha Anaisi duke marr frymë thellë.
Eja të të çoj në shtëpi.-i tha Dionisi duke e marr në krahë dhe duke u futur në ashensor.
Dionis jam mirë.-i tha Anaisi dhe ai e pa pa asnjë pikë ndjenje në sy. Hapi derën dhe u drejtua dhomës së gjumit,e la mbi krevat dhe pasi e ndërroi me rrobat e gjumit,i dha disa qetësues dhe e la të pushonte qetësisht.
Shhh...-i tha Dionisi duke e mbuluar dhe ajo mbylli sytë.
Mos ik...-i tha Anaisi dhe ai mori frymë thellë. E pa edhe njëherë dhe doli jashtë dhomës. Nxori telefonin te telefonoi të vetmin person që e dinte shumë mirë që do i qënronte pranë asaj.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now