Dicka e embel??

840 61 13
                                    

Dreq...-foli nëpër dhëmb ai. U ngrit gjysëm trupi dhe vuri re që ishte vetëm në krevat-Anais?? Këtu je???-foli lehtë por nuk mori asnjë përgjigje. U ngrit me nxitim duke anashkaluar dhimbjen e kokës dhe doli nga dhoma.
Dionis?? U zgjove?-dëgjoi zërin e saj nga kuzhina.
Po...-tha me gjysëm zëri dhe shkoi drejt saj.
Tek tavolina ke një kokërr për dhimbjen e kokës.-i tha Anais duke u kthyer nga ai dhe duke lënë një gotë me ujë mbi banak.
Çfarë...çfarë ndodhi Anais? Bëra diçka që nuk duhej?-e pyeti me hezitim Dionisi duke pirë kokrrën. E vështroi lehtë në sy dhe i buzëqeshi.
Nuk ndodhi asgjë që nuk duhej. Thjesht kishe pirë pak më tepër seç duhet. Por nuk ka problem,iku kaloi.-ju përgjigj Anais dhe ai u ul në karrige.
Anais...nuk di si të të pyes...-i foli Dionisi duke i nxierrë fjalët me zor.
Pyet për çfarë të duash,sepse do të të përgjigjem.-i tha serioze ajo duke u ulur në karrige.
Më kujtohet qëë...të kam kërkuar të flije me mua...-i tha Dionisi në siklet duke marr frymë lehtë-nuk kam bërë asgjë më tepër se vetëm fjetja?? Apo jo?-e pyeti përsëri ai me gjysëm zëri dhe ajo pa frikë në sytë e tij.
Khmmm...Dionis...-ju përgjigj ajo duke shmangur kontaktin me sytë e tij.
Më thuaj Anais.-i tha ai serioz dhe ajo mori frymë thellë.
Nuk mundem Dionis...më the që mos të ta thoja ose përndryshe mund të bëje diçka tjetër....-i tha ajo duke ulur kokën dhe bebëzat e syve tl tij ju zmadhuan,oksigjeni u zhduk dhe frymëmarrja e tij filloi të çrregullohej.
Anais...dreqq....më fal....dreqi ta haj,më fal Anais. Të betohem më fal. Çfarë dreqin kam bërë?-tha Dionisi duke u çuar nga karrigia dhe duke fërkuar fytyrën me forcë.
Duhet të shohësh veten në këto momente.-i tha Anaisi dhe ia plasi së qeshurës.
Mos po tallesh gjë ti me mua??-ju drejtua Dionisi duke ju afruar rrezikshëm.
Epo të duhej diçka që të vije në vete.-i tha Anais duke qeshur akoma.
Anais nuk është për të qeshur kjo. Mendova se e kisha bërë me të vërtet.-i tha i trembur Dionisi.
Mendon se do ishe gjallë sot po ta kishe bërë?-i tha Anaisi duke ngritur njërën vetull dhe ai ngriti njërin cep të buzës.
Përse??-e pyeti ai me provokim duke e futur mes krahëve të tij dhe duart i mbështeti mbi banak.
E thjesht. Do të të kisha vrarë.-i tha ajo serioze-mund të jesh babi bebit ton ama atë gjë nuk do ta toleroia kurr.-tha Anaisi dhe sytë e tij shkëlqeyn kur ajo tha "bebit tonë"
Çfarë nqs e bëj tani?? Do të të më vrasësh?-e pyeti ai dhe afroi kokën afër të sajës,duke i ledhatuar buzët me buzët e tij. E ngriti pak dhe e uli mbi banak.
Po...do ta bëj...-i tha ajo duke u ndier në siklet.
Epo bëje atëherë.-i tha Dionisi dhe ngjeshi buzët e tij pas të sajave. Filloi ta puthte me delikatesë,ëmbël,ngadalë dhe butë. Po i pëlqente ky moment. Po i pëlqenin buzët e saj,i kishte tepër të ëmbla dhe mesa kuptoi ajo kishte ngrënë çokollatë gjë që e bëri të buzëqeshte mes puthjes.
E njëjta gjë edhe me Anais,po e shijonte puthjen e tij në maksimum,dhe po e lejonte gjuhën e tij që të ekploronte gojën e saj.
Vendosi duart rreth qafës së tij dhe e tërhoqi drejt vetes duke thelluar puthjen,kurse ai uli duart tek kofshët e saj duke ja shtrënguar pak dhe lëshoi një rënkim të vogël mes puthjes.
Fr...ym..ëë...-foli Anais mes puthjes duke ai u shkëput prej saj dhe qeshi lehtë duke parë atë sesi merrte frymë me gojë. Buzët e saj flakë të kuqe dhe të enjtura nga puthja po e tundonin përsëri,ama në një puthje të egër dhe jo më të butë,ama nuk donte që ta vendoste më shumë në siklet. U afrua përsëri afër saj dhe i dha një puthje të lehtë sipërfaqësore,dhe më pas futi kokën në qafën e saj.

 U afrua përsëri afër saj dhe i dha një puthje të lehtë sipërfaqësore,dhe më pas futi kokën në qafën e saj

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Edhe është tepër herët për të ngrënë çokollata llasticë.-i tha Dionisi duke ledhatuar me hundë qafën e saj dhe më pas duke ngritur kokën dhe duke e parë në sy àtë e cila ishte skuqur e gjitha.
Më hahej diçka e ëmbël.-ju përgjigj ajo.
Diçka e ëmbël? Kaq herët?-e pyeti Dionisi dhe ajo buzëqeshi lehtë.
Epo jam shtatëzanë,dhe nepsi nuk ka orar apo preferenca Z.bilioner.-i tha Anais duke hequr duart nga qafa e tij.
E pa në sy dhe nxori një shtëllung ajri të nxehtë që u përplas me kraharorin e saj.
Epo je futur në kuzhinë që me sabah sabah,besoj ke gatuar diçka? Apo vetëm ke ngrënë?-e pyeti ai duke u larguar pak dhe duke e ndihmjar atë të zbriste nga banaku.
Normale që kam gatuar kafshë.-ju përgjigj meinat Anaisi dhe ai qeshi.
U rikthye llastica ime....-përshpëriti lehtë ndërvete dhe qeshi-epo çfarë ke gatuar?-e pyeti ai dhe u ul në karrige.
Pizza.-tha ajo dhe ai hapi sytë nga habia.
Do të ham pizza për mëngjes?? Edhe përse thua kam gatuar kur shumë mirë i ke porositur.-i tha Dionisi dhe ajo i nxori gjuhën me inat e la mbi tavolinë dy tepsi mesatare me dy pizza të llojeve të ndryshme.
Sepse ndoshta i kam bërë vetë??-e pyeti me ironi Anais dhe ai picërroi sytë.
Ti të bësh pizza?? Nahhh,se besoj.-i tha ai me dyshim.
Po i bëra unë,brumin dije,sot hapjen,përbërsit dhe në furrë.-ju përgjigj Anais duke u ulur në karrige dhe duke filluar që të haj.
Hmmm,pa ta provojmë iher.-tha Dionis duke marr një copë pizza dhe duke e ngrënë. Hapi sytë me habi dhe pa nga Anaisi i hutuar.
Të pëlqen ëëë???-e pyeti ajo dhe ai tundi kokën dhe filloi të hante me oreks-është recetë e vjetër,origjinale italiane. E mësova prej një plaku të vjetër që punonte në një lokal pizza në Itali. Dhe pas kësaj i kërkova që të punoja,ndihmoja për sa kohë do të rrija në Itali.-i tha ajo dhe ai tundi kokën me habi.
Më pëlqen. Sa të paguan? Pasi italiani nuk paguan shumë.-e pyeti ai duke qeshur dhe ajo e imitoi.
Dola vullnetare që të punoja,ndihmoja dhe lekët që do të merrja unë të mblidheshin dhe t'ju shkonin fëmijve jetim,atyre që rrinë në rrugë dhe shumë e shumë të tjerëve.-tha Anais teksa mori copën tjetër të picës.
Piu pak ujë dhe e pyeti: Të pëlqen të ndihmosh njerëzit në nevojë apo jo?
Normale që po. Sidomos fëmijët. E bëj me dëshirën më të madhe.-i tha Anais dhe ai buzëqeshi.
Dëshiron të punosh? Punë të lehtë,pa shumë lodhje,pa stres apo mërzi? Sepse je shtatëzanë,je në shkollë dhe e di që është ngarkesë për ty,ama mendoj se është diçka që do të të pëlqej,e duke të njohur ty s'kam përse punësoj dikë tjetër.-i shojegoi Dionisi dhe ajo e vështroi.
Do të jesh ti shefi?-e pyeti Anais duke ngritur cepin e buzës me djallëzi.
Normale që po.-ja ktheu ai me të njëjtin ton pasi kuptoi lojën e saj.
Pranoj.-u përgjigj ajo dhe ai buzëqeshi-çfarë pune është?-e pyeti Anais.
Puna perfekte për ty.-i tha Dionisi duke buzëqeshur dhe filloi ti shpjegonte punën.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now