Mos qaj,të lutem....

780 60 2
                                    

Shikoni zonjë mund ta bësh edhe ndryshe...-i tha shërbëtoria në siklet Anaisit teksa ajo po qante.
Nuk jam zonjë!!-i bërtiti Anaisi duke qarë dhe ajo e pa në siklet. U dëgjua hapja e derës dhe brenda u fut Dionis i cili sapo pa duke qarë Anais u shqetësua dhe me vrap shkoi drejt saj.
Anais çfarë ke?-e pyeti duke i fshirë lotët dhe pa nga shërbëtoria-Çfarë ka?-e pyeti ai dhe ajo filloi ti përgjigjej.
Flet kot....-tha Anais duke mbledhur hundët dhe ai e pa.
Atëherë ma trego ti se çfarë ndodhi.-i tha qetë Dionisi duke i hequr disa fije floku të ngjitura në faqen e saj prej lotëve.
Seriali që po ndiqja nuk përfundoi siç doja unë...nuk përfundoi siç ishte në libër. Bebi nuk ka lëvizur sot. Biskotat nuk po marrin formën që dua unë,madje nuk bashkohen bashkë siç dua unë edhe...edhe unë jam shëndoshur shumëëë....-tha duke qarë dhe duke ngrënë një patate të skuqur e duke qarë akoma më shumë-Edhe patatet e skuqura mbaruan. Po tani çfarë do të ha unë???-pyeti duke mbledhur hundët e duke qarë më shumë. Kurse Dionisi kishte ngelur duke e parë i hutuar pasi nuk po kuptonte asgjë që bënte sens aty.
Anais mos qaj më të lutem.-i tha ai duke u ulur në gjunjë para saj.
Nuk ndaloj dot....-ju përgjigj Anais dhe ai qeshi-Mos qesh me mua ti kafshë bilionere!! Por më bli patate të skuqura.-i tha me inat ajo dhe ai pa nga shërbëtoria e cila po qëndronte në këmbë.
Skuqi disa patate zonjushës. -e urdhëroi Dionisi dhe ajo tundi kokën e u largua drejt kuzhinës.
Një tas të madh dua.-foli Anaisi dhe ai e pa.
Anais nuk janë të shëndetshme.-i foli qetë ai dhe ajo e pa me inat.
Aq dua!-tha kryeneçe dhe ai shfryu.
Një tas të madh Vana.-foli me tonin e lartë të zërit ai dhe ajo qeshi mes lotëve-Dhe mos u anko pastaj se je duke u shëndoshur....-murmuriti ai dhe ajo e dëgjoi.
Ti mendon se unë jam e shëndosh??-i tha me nerva dhe e goditi me shpullë në faqe.
Dreq Anais! Nuk të thashë që je e shëndosh. Je shumë mirë.-i tha Dionisi duke mbajtur faqen me dorë.
Zëre se të besova! E nqs jam e shëndosh,është e gjitha për fajin tënd. Ishe ti ai që vendose një fëmijë brenda meje dhe jo unë!!-i bërtiti Anaisi duke u çuar dhe duke ikur drejt dhomës së saj.
Mesa di unë sperma ime përfundoi tek vagina jote me anë të doktorrit dhe jo drejt për drejt nga miku im!-i bërtiti Dionisi dhe ajo doli nga dhoma me disa jastëqe në duar dhe e goditi.
Trap,kafshë bilionere,idiot,budall,injorant, arrogant,debil,egoist..........gomar!-tha fjalën e fundit me acarim dhe u fut në dhomë duke përplasur derën fortë.
Damn woman!-tha ai duke fërkuar fytyrën dhe hoqi xhaketën i lodhur duke e përplasur në divan,zbërtheu kopsat e këmishës dhe doli në ballkon për të marr ajër. Kthehu kokën dhe pa që Anais ishte ulur në lëkundësen që kishin në ballkonin e dhomës së tyre dhe dëgjoi që ajo po fliste me zë të ulët drejt barkut të saj të fryrë.
Mos e dëgjo atë ti shpirti im. Se bebi tij je. Se nqs do të kishte futur doktorri brenda meje babai jot do ishte doktorr dhe jo një arrogant bilioner.-po thonte Anaisi dhe ai shfryu dhe kërciti qafën. U fut brenda përsëri dhe u nis drejt dhomës së tyre dhe u afrua te dera e ballkonit.
Anais...-i foli ai qetë duke u munduar mos të shprehte asnjë emocion tjetër përveç qetësisë.
Çfarë do?-e pyeti me nerva Anaisi dhe ai shkoi u ul afër saj duke bërë që lëkundsia të ulej akoma më poshtë prej peshës së tij-Do të na rrëzosh o idiot.-i tha ajo duke u munduar të çohej por ai e uli përsëri dhe e afroi afër vetes.
Djali im nuk ka lëvizur fare sot?-e pyeti ai duke ledhatuar barkun dhe ajo rrotulloi sytë.
Joti është,nuk është i doktorrit.-i tha Anais dhe ai e pa me vetulla të rrudhura-Dhe jo nuk ka lëvizur. Ka qenë shumë i qetë.-i tha Anaisi duke fërkuar pak barkun,e duke e parë ëmbël.
Përse kaq i qetë djali im sot?-foli Dionisi duke afruar kokën te barku dhe duke e puthur lehtë. Ngriti bluzën e gjerë të Anais dhe filloi të linte puthje të tjera,e duke e ledhatuar me hundë.
Nqs do e dija do ta thoja.-i tha Anaisi duke parë nga qielli,duke mos u munduar ti kushtonte shumë rëndësi prekjeve dhe puthjeve të tij te barku saj.
Pyeta djalin tim jo ty.-ju përgjigj Dionisi duke e parë në sy dhe ajo rrotulloi sytë-Thuaji babit çfarë të shqetëson ty? Pse nuk ke lëvizur fare sot?-e pyeti ai duke e puthur përsëri dhe një goditje e lehtë u ndie dhe Dionisi qeshi.
Lëviz jeta ime,se në bark po të mban ytat dhe për të të lindur do të lind ky.-tha me inat Anaisi dhe Dionisi kafshoi buzën për mos të qeshur.
Si është i vogli im sot? Ka ngrënë djali im sot?-pyeti Dionisi duke vendosur faqen te barku saj,dhe dorën te barku saj,e përsëri ndieu që bebi të lëvizte.
E pamundur!-tha Anais duke shfryrë dhe Dionisi qeshi fortë.
Ahh kjo mami jot o i vogli im. Është e mirë por është shumë llasticë.-i tha Dionisi dhe ajo e kapi për floku duke i ngritur kokën e duke e parë në sy-Anais u çmende?? Më shkule flokët!-i tha Dionisi duke ngelur i habitur nga veprimi saj,i cili në fakt nuk i dhembi por e eksitoi.
E mirë?? Unë jam e mirë?-e pyeti ajo me nerva dhe ai rrotulloi sytë.
Po çfarë të të them? Se je e keqe?-e pyeti me ironi ai dhe ajo picërroi sytë.
Vetëm e mirë?? Kaq!?!?-i tha përsëri ajo dhe ai e kuptoi hallin e saj.
E mirë thjesht fjalë përmbledhëse llasticë. Se për atë punë nuk ka fjalë që e përshkruan mirësinë tënde që ke në zemër.-i tha Dionisi dhe ajo i lëshoi flokët.
Pfff...kafshë.-i tha ajo dhe Dionisi u vendos përsëri siç ishte në fillim.
Se na ndërpreu mami jot. Edhe tani...çfarë do ti i vogli im?-e pyeti Dionisi dhe Anais kafshoi buzën për mos të folur ama përsëri nuk duroi dot e foli.
Patete të skuqura,hamburger tek Mcdonald.-tha Anais dhe ai qeshi.
Hmmm,djali im do hamburger....-tha ai i menduar.
Edhe patate të skuqura dhe tani që po e mendoj i do edhe me ketchup.-tha Anais përsëri dhe ai ngriti kokën dhe e pa në sy.
Shko vishu.-i tha ai duke e lënë të lirë dhe ajo ajo buzëqeshi aq shumë sa me siguri muskujt e faqeve do i dhembnin nga gjithë ajo buzëqeshje.
Direkt.-ju përgjigj e gëzuar ajo duke ikur brenda në dhomë,e u fut në gardërobën e saj.
Mori frymë thellë dhe më pas edhe ai shkoi që të vishej. Veshi një bluzë me mëngë të shkurtra të zezë,pantallona të zeza,vendosi orën e tij,hodhi parfum dhe pasi pa veten në pasqyrë mori syzet në dorë dhe doli në sallon duke parë që ajo ishte ulur në divan dhe po e priste. Ishte veshur njësoj si ai. Një bluzë të zezë,të gjerë,e me mëngë të shkurtra,xhinse të ngushta të zeza,varësen e saj të preferuar,dhe syzet mbi kokë. Kurse flokët i kishte lënë të lëshuara dhe ondet e bukura i vareshin supeve.
Zotri patatet e skuqura.-u dëgjua shërbëtoria dhe ajo ngriti kokën e pa Dionisin e bërë gati.
Do të dalim...-po i thonte Dionisi por ajo e ndërpreu.
Mi jep se do i ha rrugës.-tha Anaisi duke marr tasin e duke ikur drejt derës për jashtë.
Nuk janë të shëndetshme.-i tha Dionisi duke hapur makinën e duke u futur brenda.
Duhet të ti eksploroj më mirë tatto që ke në trup.-i tha ajo duke ngrënë dhe ai e pa.
Kur të vijmë në shtëpi.-i tha Dionisi duke i marr dorën e duke ja puthur lehtë.
Sa të mira që janë.-tha ajo me gojën plot e ai qeshi,dhe i la përsëri një puthje të lehtë mbi kurrizin e dorës.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now