Ndjenja??

770 62 6
                                    

Mirëmbrëma njerëz.-foli Anaisi duke u futur brenda dhe të tjerët buzëqeshën.
Ohh,mirëseerdhe e dashur!-ja ktheu Silva duke e përqafuar dhe më pas takoi Dionisin.
Babush.-i tha të atit dhe e përqafoi.
John.-i foli serioz Dionisi duke i dhënë dorën.
Mirëseerdhe!-i tha serioz John teksa u ul përsëri në divan dhe ktheu vëmendien nga televizori.
Bëtë mirë që erdhët. Një darkë familjare duhej.-foli Silva duke ja bërë me shenjë shërbëtores që të sillte qerasjet.
Shumë e sjellëshme nga ana juaj që na ftuat.-tha me mirësjellje Dionisi.
Unë u habita për vete.-tha Anaisi duke ngrënë disa ëmbëlsira të cikat ja hoqi nga duart Dionisi.
Nuk të lejohen ti hash.-i foli prerë ai dhe ajo u çudit nga zëri tij.
Mund të haj çtë dojë,nuk do ia ndalosh ti!-i foli me inat John dhe Dionisi mori frymë thellë.
Mbase unë jo,por doktorresha po.-u përgjigj ai dhe John rrotulloi sytë.
Epo kur do të kemi një dasëm?-pyeti Silva dhe Anaisi rrudhi vetullat.
Dasëm?? Përse do të martoheni ju të dy?-pyeti kurioze dhe me habi Tea dhe të tërë e panë.
Të shohim. Nuk është diçka që na pengon.-ju përgjigj Dionisi dhe Silva tundi kokën.
Darka gati zonjë.-ju tha shërbëtoria dhe të gjithë u puan duke ikur për te tavolina e ngrënies.
Sa muajshe je Anais?-e pyeti Tea dhe Anaisi pa barkun.
5...edhe 4 muaj të tjerë dhe do të vi në këtë botë.-tha ëmbël Anaisi dhr John buzëqeshi.
Kam menduar një dhuratë tepër të bukur për nipin tim.-tha krenar John dhe Anaisi e pa.
Çfarë?-e pyeti ajo dhe ai qeshi.
Pas 4 muajve do ta merrni vesh.-ju përgjigj ai dhe filloi të hante.

Kishte kaluar gjithë darka dhe shikimet e Teas kundrejt Dionisit kishin filluar ti krijonin një lëmsh në bark. Gjithashtu edhe Dionisi i hidhte shikime që mund të quheshin të fshehta,prandaj ai lëmshi sa vinte dhe i shtohej.
Tea...-i foli Anaisi asaj dhe ajo e pa.
Po?-ju përgjigj Tea qetë.
Je në njohje me ndonjë? Apo të pëlqen ndonjë?-e pyeti Anaisi dhe Dionisi menjëherë pa Tean duke bërë që Anaisi të rrudhte buzët.
Jo,përse?-e pyeti Tea me një zë të dridhur dhe pa Dionisin,shikim që nuk mund ti shpëtonte përsëri Anaisit.
Mhmm,në fakt është një djalë që dua të të njoh. Thjesht fol me të,njihu.-i shpjegoi Anaisi dhe Tea u gëlltit.
Jo,nuk dua. Kam kohë plot.-u përgjigj Tea dhe u çua-unë po iki pak në dhomë.-tha Tea dhe iku.
Ka pasur probleme në shkollë këto kohë.-tha John dhe Anaisi e pa.
Pse?-e pyeti.
Është zënë me disa student të tjerë.-tha John i shqetësuar.
Arsyeja?-foli Anaisi.
Se di. Nuk e tregon asnjëri.-ja ktheu John.
Ku ndodhet tualeti?-pyeti Dionisi dhe Anais e pa.
Në katin e dytë,dera përballë shkallëve.-i tha Silva dhe ai u çua e iku.
Keni menduar ndonjë emër për bebin?-pyeti John.
Hm?-pyeti pa vëmendie Anais pasi nuk kishte dëgjuar pyetjen.
Emër?? Për nipin?-i tha John dhe ajo tundi kokën.
Akoma jo,ka kohë.-ju përgjigj Anais dhe u çua-po shkoj te Tea.-tha dhe iku drejt dhomës së Teas.
Ishte duke ngritur shkallët kur dëgjoi ata të dy të bisedonte.
Më duhet kohë. Do tia them unë.-po përshpëriste Tea dhe Anais vendosi dorën te goja.
Duhet tia thuash sa më shpejt të jetë e mundur. Ajo duhet ta di.-dëgjoi më pas Dionisin serioz dhe mbylli sytë. Diçka në zemër i shtrëngoi,dhe po ia bënte të vështirë frymëmarrjen.
E di,e di...thjesht nuk di si t'ia them.-ju përgjigj Tea.
Gjej mënyrën Tea! Ti e di që kjo çështje nuk është tallje.-i tha Dionisi qetë.
Mori frymë thellë,fshiu lotët e krijuar tek cepat e syve,drejtoi trupin dhe u nis drejt tyre.
Dionis.-foli serioze ajo dhe Dionisi u kthye menjëherë drejt saj.
Anais?-i tha Tea e frikësuar dhe Anais ngriti njërën vetull.
Ka diçka?-pyeti Anais ftohtë.
Jo asgjë,tani po zbrisja poshtë. Dhe në fakt Dionisi nuk po gjente dot tualetin dhe ia tregova.-tha Tea dhe Anais tundi kokën.
Mami ja shpjegoi mirë,madje ka kaluar edhe derën e tualetit që ndodhet përballë shkallëve.-tha Anais dyshuese dhe Tea u gëlltit.
Anais ti për çfarë erdhe lart?-pyeti Dionsi dhe Anaisi ja plasi së qeshurës.
Në shtëpinë time dhe ti më pyet për çfarë erdha lart?-i tha Anais tashmë serioze dhe ftohtë.
Nuk doja të thoja atë...-tha Dionisi qetë.
Erdha të të thoja që do të ikim!-tha Anais serioze.
Në rregull.-i tha Dionisi.
Po të pres poshtë.-ja ktheu Anaisi dhe iku duke i lënë pas të dy.

Ishin përshëndetur me familjarët dhe tashmë ishin rrugës për në shtëpi. Donte ta pyeste ama nuk dinte si. Po e mundonte shumë ajo pyetje,dhe nuk ishte aspak rehat.
Ke ndjenja?-pyeti papritur Anais dhe ai e pa i habitur.
Nga të erdhi kjo pyetje?-e pyeti Dionisi në siklet duke parë herë rrugën e herë Anaisin.
Thjesht përgjigju! Ke ndjenja apo jo?-e pyeti Anais e nervozuar.
Po. Kam filluar të ndiej diçka.-pohoi i sinqertë Dionisi dhe Anais e pa në sy e lënduar.
Dmth..-tha Anais duke marr frymë thellë dhe ai e pa i shqetësuar-...ke filluar të krijosh ndjenja. E di shumë mirë besoj që je babai i fëmijës sim apo jo?-e pyeti Anais duke hapur dritaren për të lënë ajrin të futej br3nda.
Po e di. Edhe? Ku qëndron problemi?-e pyeti pa të keq Dionisi dhe ajo filloi të qeshte me ironi.
Problemi?? Ku qëndron problemi??-tha ajo duke fërkuar fytyrën dhe ai e pa i shqetësuar për reagimin e saj-Problemi qëndron se ti je babai i fëmijës sim,dhe nuk duhet të kesh ndjenja për dikë tjetër. Sidomos kur bëhet fjalë për motrën time!!!!-i foli Anais duke ngritur tonin e zërit.
Çfarë dreqin???-tha Dionisi nëpër dhëmbë,dhe një frenim i fortë u dëgjua.
Po çfarë dreqin them...-tha Anais duke hapur derën e makinës e duke dal jashtë. Kishte frenuar në mes të rrugës,dhe vazhdonte ta shihte atë i hutuar.
Anais çfarë ndjenjash thua?? Çfarë lidhje ka Tea këtu?-e pyeti Dionis duke dal jashtë.
Shikimet,bisedat e fshehta,tensioni mes jush...mos të duken normale?? Të paktën të ma thoje Dionis! Të paktën unë ta dija që ti ke filluar të kesh ndjenja për motrën time. Dreqi ta haj!! Motrën time!?!??! E beson dot?? Gjithë ato femra në planet dhe ti zgjodhe motrën time për të pasur ndjenja!!-bëriti Anais dhe ai vazhdonte ta shikonte.
Anais nuk është ashtu siç duket. Je gabim!-i tha Dionisi duke ju afruar.
Mos u afro!! Përse dreqi ta haj duhet të jeni të gjithë njëlloj?? Sa filloj të kem besim. Sa fillova të kisha besim,ti shkon e pranon që ke ndjenja për motrën time??-i tha Anaisi me zërin e dobët që i dridhej dhe dukej qartë që mund të qante nga momenti në moment.
Dreq...-tha Dionisi duke kuptuar që djallosi çdo gjë-Anais më lërë të të shpjegoj çdo gjë. Të paktën atë që unë duhet të ta them.-i tha qetë Dionisi duke ju afruar.
Jo,joo...nuk dua shpjegime. Nuk dua asgjë,dua vetëm qetësi Dionis,të paktën njëherë në jetë dua qetësi.-tha Anaisi duke qarë me dëshpërim dhe aq i mjaftoi Dionisit për t'ju afruar me nxitim asaj dhe për të ngjeshur buzët e tij pas të sajave. Po e puthte ëmbël dhe egër njëkohësisht,duke luajtur me gjuhën e saj në mënyrë dominuese. Po ndiente lotët e saj të kripur tek buzët e saj duke bërë që ta puthte më thellë akoma.
Më dëgjo të lutem....-i tha Dionisi duke u shkëputur prej saj e duke e lënë të merrte frymë-nuk ka asgjë dhe nuk do të ketë asgjë midis meje dhe Teas. Nuk kam ndjenja për të,por për ty Anais. Kam filluar të të pëlqej ty,të kem ndjenja për ty. Uhhh...Tea. Teaka diçka që duhet të ta thotë me patjetër ty,diçka që unë e zbulova dije. Dhe nuk më takon që të ta tregoj unë. Anais baby....të lutem qetësohu,mund të të ndodh diçka ty ose fëmijës sonë.-i tha Dionisi duke ja marr fytyrën mes duarve dhe duke ja ledhatuar.
Nuk po më gënjen apo jo?-e pyeti ajo me zërin e dridhur.
Kurrë. Të betohem për babin tim,kurrë.-i tha Dionisi dhe ajo mblodhi hundët dhe ai buzëqeshi.
Më hahet hamburger....-tha Anaisi dhe ai e pa ëmbël.
Direkt llastica ime. Eja,përndryshe do të ftohesh.-i tha Dionisi duke i fshirë sytë e duke e përqafuar.
E dua me majonez,dhe dua kastraveca turshi....-tha ajo teksa hipi në makinë.
Çfarë të duash ti.-i tha Dionisi duke i dhënë një puthje në ballë,dhe pasi hipi në makinë u nis drejt një fast food për ti blerë hamburger asaj.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now