Shtëpi......

807 61 3
                                    

Besoj se ndiheni më mirë apo jo?-e pyeti doktorresha dhe Anais tundi kokën.-meqë zonjusha ka alergji çdo gjë që lidhet me peshkun,e kam të pamundur që ti vendosja në recetë vitaminat Omega-3 të cilat përmbajnë vaj peshku brenda,prandaj i zëvendësova me disa vitamina të tjera. Duhet të qëndrosh larg mërzisë,stresit,problemeve të cilat mund të jenë shumë overthinking. Dhe për gjatë kohës që je shtatëzanë duhet të jesh në regjim shtrati. Që do të thotë lëvizje të vogla si psh tualet ose pakëz lëvizje nga një dhomë në tjetrën. 1 orë në ditë është minimumi që mund të lëvizësh pa tronditje,pa lëvizje të shpejta në qetësi totale.-i shpjegoi doktorresha serioze dhe Dionisi po e dëgjonte me vëmendie.
Dmth do burgosem në shtëpi?-e pyeti me ironi Anais dhe Dionisi i hodhi një vështrim serioz.
Siç të thashë do të kesh lëvizje të vogla brenda një kohe të caktuar siç ishte 1orë në ditë,jo më shumë se kaq. Jo tronditje gjatë lëvizjes,lëvizje të qeta,jo stres,jo mërzi,jo tema bisedore që mund të të çojnë në overthinking,duhet të marrësh vitaminat rregullisht dhe të ushqehesh shëndetshëm.-përsëriti përsëri doktorresha.
E kuptova!-i tha Anais e bezdisur.
Sa për jetën private tuajën,atë seksualen do t'ju thoja që duhet të hiqni dorë për sa kohë që je shtatëzanë. Nuk po them që nuk lejohet por minimumi në muaj do të ishte dy herë në muaj,nqs nuk kryeni aspak marrdhënie akoma më mirë,por përsëri aq sa ju thashë është e lejueshme. Me lejen tuaj nqs nuk keni pyetje tjetër po largohem. Të shkuara Znj,Davidson!-ju tha doktorresha dhe doli jashtë. Kishin ngelur të dy pa fjalë,ajo tepër e kuqe në fytyrë,kurse ai tepër në siklet.
Edhe pse nuk na duhet një informacion më tepër.-tha Dionisi duke kruar kokën dhe mori çantën e saj me gjërat e bëra gati dhe e la në kolltuk.
Zëre si një leje për ta përdorur si mundësi për të bërë seks dy herë në muaj. Madje ta dha dhe doktorresha lejen mua mos më pyet fare.-i tha Anais dhe ai e pa shtrembërt,e picërroi sytë me inat.
Lëviz Anais,edhe përgatitu pasi një tufë me gazetar,e paparazzi janë mbledhur poshtë spitalit.-i tha Dionisi paksa i bezdisur nga komenti i saj. Nuk e kishte menduar kurr që të mund të bënte seks me dikë tjetër që kur Anais ishte futur në jetën e tij. Madje e mendonte si diçka për të rifilluar një jetë të qetë,që duhet ta kishte filluar shumë kohë më përpara.
Kishte humbur mjaft kohë me njerëz të pavlerë,dhe e kishte kaluar atë fazën e atij adoleshentit,apo pjesën kur ishte tepër i nxituar me gjërat. Tashëm ishte një i rritur që kishte kaluar dhe parë shumë,e e dinte shumë mirë që jeta nuk ishte fushë me lule,ama si një 30 vjeçar i rritur që ishte dinte ti përballonte vetë gjërat si të mkra ashtu edhe të këqija.
Auchh...-u dëgjua zëri Anais që e nxori nga mendimet Dionisin.
Çfarë ke? Ke nevojë për ndihmë? Të thërras doktorreshën??-rreshtoi pyetjet ai dhe ajo e pa me habi dhe lëshoi një qeshje të vogël.
Jam mirë vetëm pakëz dhimbje në fund të barkut,gjë që është normale sipas doktorreshës.-i shpjegoi Anais dhe ai tundi kokën,edhe e uli në krevat.
I vesh dot atletet?-e pyeti Dionisi qetë.
Pak vështirë...-ja ktheu përgjigjen Anais dhe ai u ul në gjunjë duke marr njërën atlete dhe duke ja veshur,e më pas tjetrën.
Xhupin....-i tha Dionisi duke i veshur me kujdes xhupin dhe duke e ndihmuar që të ngrihej.
Ka shumë njerëz?-e pyeti Anais duke u mbajtur te krahu i tij.
Fatkeqësisht po llasticë. Por mos u shqetëso,budyguards do të na presin në dalje dhe unë jam kltu me ty. Do të të mbaj fortë dhe nuk do të të lëshoj.-i tha serioz Dionisi duke i dhënë kurajo para se të dilnin nga spitali.
Po hecnin me hapa të ngadaltë ashtu siç mjekja i kishte rekomanduar ama nxitimi i kameramanëve dhe paparzzi thonte të kundërtën. Të gjithë filluan të afroheshin afër derës duke shtyrë njëri tjetrin dhe mbi 1000 drita verbuese u lëshuan mbi ta nga kamerat profesionale.
Pritën disa minuta derisa bodyguards të rregullonin situatën. Ama vuri re një zverdhje në fytyrën e saj dhe disa djers tek balli.
Eja ulu pak.-i tha serioz ai.
Jam mirë,eja ikim të lutem.-i kërkoi ajo duke u mbajtur fortë tek krahu i tij.
Ulu!-e urdhëroi ai duke tërhequr një karrige me rrota.
Dionis! Jam mirë.-i tha rreptë ajo duke refuzuar uljen në karrige me rrota.
Tani. Ulu. Menjëherë. Ose. Përndryshe. Do. Të. Të. Marr. Në. Krahë!!-i tha ai me durimin që po i sosej nga ulërimat e kameramanve jashtë.
Nuk guxon.-foli kokëfortë Anais.
Të sugjeroj ta provosh!-ja ktheu Dionisi serioz dhe pa një pa dy ajo u ul në karrige duke shfryrë. U ul në gjunjë afër saj dhe e vështroi me merak.
Jam mirë vetëm të ikim të lutem.-i tha Anais duke hedhur poshtë atë maskën e vajzës kokëfortë.
Direkt llasticë.-ju përgjigj ai duke i kaluar një fije floku pas veshit e duke i fshirë disa pikla djerse në ballë. Ju bëri një shenjë bodyguards dhe tre prej tyre u futën brenda duke dal dy anash dhe një para,kurse 3 të tjerët qëndruan jashtë.
Po qëndronte krahë saj kur dolën jashtë dhe 1000 paparqzzi u vërsulën drejt tyre për foto.
Z.Cooper cila është arsyeja që ndodheni këtu?-pyeti njëri prej gazetarëve por nuk mori përgjigje.
Znj.Davidson çfarë ka ndodhur me shëndetin tuaj?-pyeti një gazetare me theks australian.
A mendoni se kjo gjë që ju ndodhi dhe përfunduat në spital është karma e veprimeve që keni bërë duke shkatërruar një martesë 10 vjeçare dhe të lumtur??-ishte pyetja e një gazetari i cili nuk dukej ama Dionisi e shinjestroi direkt me shikim duke ja bërë me shenjë bodyguard që ta merrte më vonë. Bëri një shenjë të thjesht dhe bodyguards u rrethuan rreth tyre.
Doni përgjigje,po ju jap një përgjigje!-foli Dionisi me inat-do të bënit mirë ti drejtoheshit gruas sime me respekt dhe me mbiemrin tim,nqs ndodh e kundërta pasojat më vijim sdo të jen në pëlqim të askujt. Arsyeja e ndodhjes sonë në spital nuk është një informacion që do ta ndaja me një tufë gazetarësh dhe paparazzi që bëjnë çdo gjë veç për disa klikime! Karma??!....Karma shumë mirë do të dijë kujt ti kthehet,atij që e meriton,e kam thënë dhe po e përsërisë për herë të dytë dhe të fundit,arsyeja e ndarjes sime nuk është aspak Znj,Cooper. Sa për lumturin time në ish-martesën time,mendoj se duhet ti jepni fund aludimeve tl kota pa ditur as edhe një fjalë të vetme mbi atë çështje!-foli serioz Dionisi dhe hodhi një vështrim nga Anais e cila ishte bërë akull e bardhë në fytyrë si një e vdekur.
Nu..k....ik...im....Dionis.....-i tha e lodhur dhe sytë e tij morën një nuancë të errët gri,dhe një merak mbushi sytë e tij.
Nqs do të ishit pak njerëz,dhe nqs do të kishit pak humanitet brenda jush,mund të hapni rrugën që ne të mund të kalojmë.-foli serioz dhe brenda normave,sepse nqs kishte bërtitur dhe folur me arrogancë para disa minutave tani donte mirëkuptimin e tyre.
Shumica prej tyre hapën rrugën kurse disa akoma vazhduan me atë rezistencën e kot për të kapur disa foto e për të mësuar ndonjë të re. Nuk ta lëvizte dot karrigen me rrota prandaj me një lëvizje të thjesht dhe të kujdesëshme e mori në krahë duke ja çuar kokën afër qafës së tij që kamerat të mos mund ta kapnin dot fytyrën e bardhë të saj. Njëri prej bodyguard i hapi derën e makinës ,e ai e vendosi lehtë në sedile,e i çoi rripin e sigurimit.
Shhh,ja do të ikim menjëherë tani.-i tha qetë Dionisi duke i lënë një puthje mbi ballë. Hipi edhe vetë mbi makinë dhe u nis direkt për në shtëpi. Pas 30min që kishin arritur e mori përsëri në krahë duke hipur në ashensorë,e derisa shkuan në katin e tyre. U fut brenda dhe shkoi drejt dhomës së saj.
Në shtëpiii...më në fund....-tha Anais me një zë të lodhur,e të ngjirur pasi fytin e kishte të tharë.
Po në shtëpi,llasticë.-i tha Dionisi me një buzëqeshje të lehtë,duke e ndërruar atë nga rrobat normale tek pizhamat.
Faleminderit.-i tha ajk teksa piu pak ujë dhe u shtri në krevat-vendose dorën tek barku im...-i tha me sytë gjysëm hapur dhe gjysëm mbyllur për gjumë.
Pse?-e pyeti Dionisi duke çuar dorën aty ku e saja ndodhej. Një ndjenjë e çuditëshme e pushtoi kur ndieu lëvizje të vogla nën dorën e tij të madhe,e cila mbulonte gjysmën e barkut të saj. Buzëqeshi lehtë teksa e shikonte fytyrën e saj duke fjetur gjumë,duke u relaksuar pas njl dite të gjatë.
-Po llasticë. Fal teje më në fund ndihem në shtëpi.-ishin fjalët e tij të fundit,pasi u ndërrua dhe u shtri pranë saj për të fjetur gjumë i qetë.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now