Ne jemi pranë teje...

921 56 16
                                    

U fut brenda në shtëpi dhe pa që gjithë familja ishte mbledhur në sallon,madje u çudit kur pa edhe të ëmën aty.
Atëherë?-i foli e ëma me padurim. Mbylli sytë,mori frymë thellë dhe foli shumë qetë-Nuk e bëra dot...s'mundja,thjesht më duket e gabuar..-tha ajo dhe i ati u ngrit dhe e përqafoi fortë
Mos u mërzit gjithëçka do të shkojë mirë,ne jemi pranë teje.-i tha John duke e parë në sy e duke e puthur tek koka. Kurse e ëma e shikonte me një vështrim që nuk mund të kuptohej.
Duhet të bësh kujdes,do flas me doktorreshën të të jap vitaminat që të duhen.-i tha Silva dhe Anais tundi kokën
Dmth unë tashmë quhem teze?!?!-tha me buzëqeshje te madhe në fytyrë Tea
Mesa duket po..-i tha John duke qeshur
Oooooo ça mrekullie,do filloj ti blej rroba,lodra,dhomaa-po thonte me gëzim ajo
Si fillim mësoni gjininë pastaj blijani gjërat e nevojshme vajza-i tha Silva
Oiiii,e vërtet...çfarë mund të jetë?? Djalë apo vajzë?!-tha Tea dhe Anais uli kokën dhe pa barkun e saj dhe e ledhatoi lehtë
Nuk e di,,,-i tha Anais duke mbledhur supet
Uhfff sa duhet të presim për të parë gjininë-tha duke shtrembëruar surratin Tea eduke u ulur në divan
Kur të jem unë tre muajshe,Tea-i tha Anais
Uhuuu sa shumëëë-ja ktheu Tea si fëmijë dhe John qeshi
Do behem gjysh,-tha i përmalluar ai dhe i prekur
Dhe mami gjysheee...,,-tha Tea me një zë djallëzor duke e ditur që Sliva e kishte inat kur i thonin gjyshe
Zot-tha Silva dhe ktheu faqen tjetër të revistës që po lexonte dhe John ja bëri me shenjë,Teas që të mos e ngacmonte më.
Unë po shkoj pak në dhomë-ju tha Anaisi dhe u ngjit në dhomën e saj.

Kaleb,çdo gjë ishte një gabim. Nuk ka faj aspak Anais këtu-po i thonte Sirius,atij.
Çfarë dreqin po flet?!?! Më vjen keq por me mua nuk ka më punë.-i tha prerë Kaleb duke dal nga makina dhe pas tij Sirius
Sinqerisht do ta braktisësh???-e pyeti Sirius-Me të vërtet do e lësh? Pas çdo gjëje që keni kaluar sëbashku?? Kjo ishte dashuria jote për të? Kjo ishte ajo dashuria e madhe që ia shprehje çdo ditë? Kaq të ka interesuar ajo? Ku shkuan ato netët e vona pagjumë???....ato netët që i kalonit duke parë filma,duke gatuar,duke bërë çmenduri nga më të ndryshmet?? KU SHKUAN KALEBB??? KAQ SHPEJT I HARROVE? KAQ SHPEJT TË IKËN NFJENJAT? KAQ SHPEJT E HARROVE ATË?-i bërtiti Sirius me të madhe dhe Kaleb u kthye nga ai me nerva
NUK MUND TË JEM ME TË DUKE E DITUR QË AJO MBAN FËMIJËN E TJETËR KUJT NË BARK. DUA,S'DUA UNË AI MASHKULL DO TË JETË NË JETËN E SAJ PËRGJITHËMON. AI DO TË JETË ATY NË ÇDO MOMENT TONIN. NUK MUND TA DUROJ.-i tha duke i shkuar pranë e duke bërtitur-prandaj më mirë lëndohem tani,sesa kur gjërat të bëhen më keq.-i tha më pas duke marr frymë thellë
Një mashkull i vërtet që e do atë që ka në krahë,,,nuk i intereson aspak se çfarë ndodh por i qëndron pranë,e mbështet,sidomos kur ajo është e pafajshme. Ti ke të drejtë ai është babai fëmijës dhe do të jetë aty...ama ti mendon se kjo gjë do ta bëj Anais të kthej mendje?? Ajo të do dhe e kam parë në sytë e saj dashurinë që ajo ka për ty. Por duket që ti nuk je i duhuri për të,nuk e meriton dashurinë e saj. Nqs largohesh tani...mos eja më vonë i oenduar tek ajo,sepse do jem unë i pari që do të të thyej brinjët.-i tha serioz Sirius duke ju drejtuar makinës
Zhduku Sirius,mjaft na bëre moral për mashkullin ideal. Nqs mendon se je ideal shko kape ti i pari,para se ta kapin të tjerët.-i tha Kaleb dhe Sirius u kthye me një fytyrë të acaruar
Çfarë the ti???...

Mendoj se je duke ngrënë shumë anais-i tha duke qeshur Elaida
Është thjsht një pako me biskota-u shfajsua Anais duke ngrënë një tjetër biskotë
Thjesht një pako e cila kaaa...-tha Tea duke lexuar mbrapa ambalazhit sesa biskita përmbante-kaaa 40 biskotaaa,,,dhe në kuti kanë ngelurrrr 3...tani 2 sepse sapo hëngre njërën-i tha Tea dhe Elaida qeshi
Mos po bëni gjë inventar sesa gjëra po ha unë?-i tha Anais teksa hëngri dhe biskotën e fundit
Nooo,ty të bëfshin mirë-i tha Elaida duke buzëqeshur dhe i dha gotën me ujë
Zot,po mua smë keni lënë asnjë biskotë apo çokollatë?-u dëgjua zëri tij duke u qëndruar tek dera
Nuk ka lënë gjë derrkucia-tha Tea dhe Anais shtrembëroi fytyrën
Hajde se kam disa Oreo-i tha Anais duke i hedhur një pako me biskota Oreo
Faleminderit,big brother-i tha Sirius
Asgjë,big sister-ja ktheu Anais
Çfarë ke te duart,Sirius?-e pyeti Elaida dhe ai mblodhi supet
Ohh,asgjë interesante. Rraha një mbeturinë.-tha ai duke u ulur në krevat këmbë kryq
Kë?-e pyeti Tea duke marr një biskotë por ai e pa me inat
Janë të miat mos merr,picirruke-i tha me inat Sirius dhe ajo shfryu
Mos më thuaj picirruke mua,xhuxh-i tha Tea
Moj picirruke si shu....-po thonte ai por Anais e ndërpreu
Lëre Tea,Sirius por fol. Kë rrahe?-e pyeti Anais me padurim
Kaleb-tha qetë Sirius dhe vajzat ngelën të shokuara
Çfarë thua??-i tha Elaida
Se ke seriozisht?-e pyeti Anais
Jo e kam më tepër se seruozisht,këtu kam ardhur direkt nga komisiarati-i tha ai dhe Tea u ngrit nga krevati dhe shkoi mori kutinë e ndihmës së shpejt
Ma jep dorën-i tha Tea duke i marr dorën e duke ja mjekuar
Pse e rrahe?-e pyeti Anais dhe ai shkëputi shikimin prej Tea
Të më thotë ai për ty mua që shko kape ti se mos e kap dikush tjetër para teje???!!! Ska shanse Anais...është gjëja më e shpifur që mund të më dëgjojnë veshët për një person që e konsideroj si të familjes sime.-i tha serioz Sirius
Znj,Anais-i tha shërbëtoria duke trokitur në derë
Po-ju përgjigj anais
Z.John ju kërkon poshtë. Të gjithëve ju-i tha ajo
Në rregull erdhëm-i tha Anais dhe ajo doli nga dhoma
Ika unë-tha Tea duke lnë kutinë mbi një tavolinë e doli jashtë pas saj edhe Anais.
Dmth kjo ishte arsyeja që e rrahe?-e pyeti Elaida me dyshim
Normale që po El,e konsideroj si motrën time të cilën se kam pasur kurrë-i tha serioz Sirius
Mbase Anais e konsideron si të tillë ama Teaaa...-i thaElaida por ai e ndërpreu
Elaida,mos. Të lutem mos,vetëm tek ajo temë mos ngacmo-i tha i prekur e serioz Sirius e doli jashtë
Me të vërtet do të shkojmë aty?-pyeti Tea me gëzim
Po-ju përgjigj Silva
Çfarë humbëm?-pyeti Elaida
Do të shkojmë në plazhin Copacabana-i tha Tea duke fluturar nga gëzimi
Rio de janeiro,Brazil?!?!?-pyeti Elaida e emocionuar
Poo-bërtiti Tea dhe ai e pa me buzëqeshje
A të vi dhe unë??-pyeti Elaida duke bërë si e mërzitur
Ti do të shkosh në Australi moj,çke-i tha Anais dhe ajo shfryu
Duhet të flasësh me atë anais-i tha Sirius
E di-tha anais duke marr telefonin e saj dhe doli jashtë në ballkon. Nxori kartëvizitën e tij,formoi numrin dhe i ra.
Alo-dëgjoi zërin nga ana tjetër e telefonit
Duhet të flasim-i tha Anais qetë
Dakort do vi të të marr për një orë. Ji gati.-i tha ai serioz dhe Anais mbylli telefonin.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now