Hapi sytë,të lutem...

638 59 5
                                    

Hapi derën gjithë lumturi dhe pasi hyri brenda vuri re që shtëpia ishte shumë qetësi.
Anais?-foli lehtë Dionisi duke mbyllur derën dhe ngriti kokën lartë dhe vuri re disa copa të bardha në fund të shkallëve të katit të dytë dhe qeshi lehtë-Ke filluar ti lësh rrobat nëpër tokë llasticë?-foli me zë të lart e duke qeshur dhe filloi të ngjiste shkallët deri në momentin kur vuri re gjak,i cili derdhej poshtë shkallëve. Buzëqeshja i ngriu në fytyrë kur u afrua më tepër dhe vuri re atë të shtrirë në tokë.

Shokim!
Panik!
Frikë!

Ëmbëlsirat i ranë në tokë të cilat u përhapën gjithandej dhe me vrap shkoi drejt saj.
Anais...të lutem vogëlushe hapi sytë. Të përgjërohem,hapi sytë....më thuaj që je mirë...hajde jepi më shaj që hodha ëmbëlsirat në tokë. Hajde të lutem....-i tha ai i tronditur nga çdo gjë që pa. Mori frymë thellë,fshiu lotët e formuar në sy,dhe e mori në krahë. Nxitoi për në makinën e tij,pasi e futi brenda dhe nxitoi për në spital.
Mhm...be..b..iii...-dëgjoi atë të fliste me zë të mekur dhe ktheu kokën nga ajo.
Jam këtu vogëlushe. Jam këtu e vogla ime.-i tha Dionisi duke shtuar më shumë shpejtësinë. Ishte gati të qante dhe nuk po e ndalonte veten siç bënte gjithëmon,ama këtë rradhë e lejoji veten të qante. Të qante për femrën që i ndryshoi jetën,të qante për femrën që do i jepte një familje ,që do e bënte baba. Nuk donte ta shihte me fustan të bardhë në atë gjendje. Të lyer nga ngjyra e kuqe e gjakut. Donte ta shihte ashtu siç ishte në ngjyrën e bardhë të pafajsisë. Fshiu lotët dhe zbriti nga makina ,e nxitoi të futej në spital
MË DUHET NJË BARRELË!!!-bërtiti dhe disa infermierë shkuan me vrap drejt makinës për të nxierr Anais. E shtrinë mbi barrelë dhe e futën brenda në spital ,duke e çuar menjëherë në urgjencë-Është shtatëzanë,7 muajshe,ka alergji çdo gjë që lidhet me peshkun,dhe ka rënë nga shkallët. Këtë mendoj pasi e gjeta në fund të shkallëve,nuk e di për sa kohë mund të ketë qenë aty.-tha menjëherë Dionisi sapo doktorri u afrua.
Në rregull zotri dilni jashtë.-i tha doktorri dhe Dionisi doli jashtë. Mori frymë thellë dhe nxori telefonin nga xhepi.
Tea...-foli me gjysëm zëri dhe një thyerje gote u dëgjua nga ana tjetër e telefonit.

Kishte kaluar një orë që Anaisi ishte brenda në sallë dhe askush nuk po e kuptonte përse po vonoheshin aq shumë. Ishin mbledhur të tërë aty. Tea e cila qante në krahët e Sirius,Elaida që kishte përqafuar Silvën,John qëndronte mbështetur tek dera e sallës,dhe Emmett ishte ulur pranë Dionisit.
Nuk mund ta besoj!!-dëgjuan Olivian të bërtiste me të madhe dhe të tërë e panë.
Çfarë ke?-e pyeti Emmett dhe ajo i përplasi fytyrës një gazetë.
Pra ajo femër aty...dhe ai fëmijë janë një aksident i bërë në spital???-e pyeti Olivia dhe Dionisi kërciti dhëmbët.
Dionis.-i foli qetë Emmett duke parë gazetën dhe më pas të birin.
Shikohet qartë që ka dashur të të mbaj peng kur ka marr vesh se je më i pasur se ajo!! Se një femër e nderëshme nuk mban fëmijën e një të panjohuri,veç kurvat i bëjnë këto veprime.-foli Olivia dhe Silva u ngrit në këmbë.
Kujdes me fjalët që thua për vajzën time,se nuk të kursej!-i tha Silva kërcënueshëm.
Çfarë fjalësh? Fjalët se si është kurv??-bërtiti Olivia dhe në ato momente Dionisi u çua dhe i shkoi afër.
MJAFT!!-bërtiti dhe ajo u tremb,duke bërë që Sirius të çohej dhe të shkonte ta tërhiqte-Atje brenda ndodhet gruaja ime dhe fëmija im,kurse ti këtu vjen e më bënë moral se çfarë gruaja ime duhet të kishte bërë. Nuk më intereson se çfarë thonë disa shkërdhata!! Nqs të pëlqen,nqs nuk të pëlqen hipi avionit e nisu në shtëpinë tënde. Ama për gruan time dhe fëmijën tim,nuk të lejoj të flasësh ofendime! Nuk të lejoj!!!-i tha Dionisi me nerva,serioz dhe autoritar.
Mendoja se kisha rritur fëmijë të mbarë por mesa duket paskam dështuar në rritjen e tij.-tha Olivia e iku,kurse Emmett e ndoqi nga pas.
Dionis.-dëgjoi Tea ti fliste dhe pa që një infermiere doli nga salla.
Çfarë ndodhi?-pyeti Dionisi me nxitim.
Arsyeja e vonimit është sepse ka shumë komplilacione! Fëmija nuk po e bënë të lehtë situatën. Ama unë doja t'ju pyesja për diçka! Dua të di mbi dhunën në familje. Sepse nqs është e vërtet jam e detyruar të thërras policinë. Pasi pacientia ka shenja dhune,dhe mesa dëgjova ka rënë nga shkallët prandaj nuk mund të jetë rastësi.-tha infermierja duke lënë të tronditur të tërë aty. Sidomos Dionisin.
Nuk ka ndodhur kurrë!-tha Dionisi i vendosur.
Doktorri do të flas vetë me ju.-tha ajo duke u futur brenda në sallë.
Taylor dua kamerat e shtëpisë menjëherë.-i tha rojes së tij dhe ai menjëherë u largua për të kryer detyrën e dhënë.
U ul dhe vendosi duart në kokë. Po çmendej nga sekondi në sekond,çdo sekondë që nuk dinte se çfarë po ndodhte.
Bëhu i fortë për të!-dëgjoi zërin e John ti fliste e të ulej pranë tij-Ajo është kokëfortë,nuk dorëzohet kurrë,dhe jam habitur shumë kur këmbënguli të qëndronte me ty. Nuk e prisja prej saj. Në momentin kur çdo gjë ndodhi dhe mora vesh çdo gjë,u inatosa shumë. Ama kur folëm dhe ramë dakort,ndieva një respekt të madh për ty,të cilin e zhduka përsëri kur mora vesh se çfarë i ndodhi asaj. Ohhhh,jam baba more Dionis. Kam frikë për vajzat e mia. E shikon atë aty?? Ka marr përsipër të kaloj jetën e saj me një person që nuk bënë dot fëmijë,po rrezikon të ardhmen e saj,ama përsëri shpreson se ai do të shërohet. Dhe unë nuk mund ta ndaloj,nuk mund t'ia privoj lumturinë. E njëjta gjë me Anaisin,nuk mund ta detyroja të vinte me mua kur të zgjodhi ty,dhe të them tl drejtën u ndieva xheloz. Ishte hera e parë që vajza ime vofël zgjidhte një mashkull tjetër para meje.-tha John dhe vahzdoi përsëri-E di kur bëhesh baba me të vërtet? Kur ai fëmijë qëndron në krahët e tu,aty ndien që do ta mbrosh nga çdo e keqe në botë,aty e ndien që do ti falësh gjithë të mirat e botës. Aty e ndien se je bërë baba,Dionis. Femrat...ehhh,ato bëhen nëna në momentin e parë kur ndiejnë lidhjen e tyre të parë me fëmijën,kur ai lëviz aty brenda dhe ato ndiejnë çdo gjë të tyren. Ama për ne është ndryshe,e duam atë fëmijë me çka kemi ,ama përsëri nuk krahasohet me ndjenjën që ke kur ai fëmijë ndodhet në krahun tënd. Ke respektin tim,dashurinë time të sinqertë Dionis,prandaj me gjithë zemër të them mirësevjen në familje mor bir!-i tha John lehtë duke i vendosur dorën tek gjuri dhe Dionisi ngriti kokën dhe e pa.
Faleminderit John.-i tha Dionisi i përlotur dhe John buzëqeshi-Faleminderit që ke rritur një vajzë aq të mrekullueshme!-i tha përsëri ai dhe John e përqafoi.
Do të kalojë çdo gjë.-i tha John duke u shkëputur prej tij dhe duke i thënë që doktorri doli nga salla.
Familjarët e pacientes?-pyeti ai dhe Dionisi doli para.
Po,bashkëshorti i saj.-foli serioz Dionisi dhe doktorri e pa.
Me keqardhjen më të madhe të them se je i detyruar të bësh një zgjedhje.-tha doktorri dhe Dionisi e pa.
Çfarë do të thuash?-e pyeti Dionisi.
Duhet të zgjedhësh midis bashkëshortes suaj,dhe fëmijës zotri! Nuk kemi shumë kohë,sepse mund ti humbasim të dy. Ka shumë komplikacione! Dhe pacientia nuk e përballon dot,aq traumë,prandaj jemi të detyruar të shpëtojmë vetëm njërin prej tyre,gjithashtu edhe për foshnjën është shumë herët. Dhe nuk jam i sigurt se mund të mbijetoj më shumë se dy ditë pa praninë e nënës së tij,nqs zgjidhni foshnjën. Gjithashtu ekziston mundësia që lacientia mks të jetë nl gjendje të blj më fëmijë nqs mbijeton.-tha doktorri ftohtë dhe gjithë bota ju shemb mbi kokë. Sytë ju errën,mend filluan ti vinin vërdallë dhe zërat e largët.
Dionis!-dëgjoi Sirius ta shkundte nga krahët-Mblidh veten!-i tha Sirius dhe Dionisi fërkoi fytyrën.
Anaisin. Zgjedh Anaisin! Ama nqs arrin të shpëtosh edhe fëmijën kam për të të paguar dhjetë herë më shumë seç paguhesh këtu! Besoj se e di shumë mirë se kush jam! -i tha serioz Dionisi dhe doktorri picërroi sytë dhe bëri një buzëqeshje të thatë.
Do të bëj ç'të mundem!-tha dhe u fut brenda në sallë përsëri.
Dionis...-i foli Sirius teksa pa që Dionisi po ikte.
Kam nevojë për ajër!-tha Dionisi dhe doli jashtë sa më shpejt që mundej.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now