Ku je?

684 62 5
                                    

Hapi sytë dhe pa që dhoma ishte bosh. Fërkoi sytë dhe u ngrit me kujdes. Doli nga dhoma dhe ju drejtua sallonit ku pa Sirius dhe Elaida.
Çfarë...-foli Anais dhe ata panë drejt saj.
Përse u çove??-e pyeti Sirius dhe shkoi me nxitim drejt saj.
Ku është Dionisi?-pyeti Anaisi teksa Sirius e uli në divan.
Ka dal para 6 orësh.-i tha Elaida dhe Sirius e pa me inat.
PARA 6 ORËSH!?!?-bërtiti Anais e çuditur-ku e kam telefonin???-pyeti duke parë rreth e rrotull.
Anais qetësohu!-i tha Sirius serioz.
Kam 6 orë që po fle dhe ai ka 6 orë që ka dal! Keni kontaktuar me të?-i pyeti ajo teksa Sirius shkoi i mori telefonin.
Po. Kur na telefonoi për të ardhur këtu,dhe para 2 orësh,pyeti për ty.-i shpjegoi Elaida dhe Anais mori telefonin e saj.
Dreq!! Qenka fikur.-foli me nerva-më jep telefonin!-urdhëroi Sirius dhe ai ja dha.
Çfarë ndodhi? Qetësohu pak.-i tha Elaida duke i mbushur një gotë me ujë ama ajo i shtyu dorën tutje.
Nuk e hap!!-tha Anais e shqetësuar teksa përplasi dorën fortë në tavolinë.
Anais!!-i foli serioz Sirius dhe pa që ajo filloi të shkruante diçka në telefon,e më pas e telefonoi përsëri.
Si është Anaisi?-u përgjigj ai që në zilen e parë me tonin e zërit të shqetësuar.
Mos e mbyll telefonin. Ku je??-e pyeti Anais direkt dhe ai mori frymë thellë.
Si je llasticë?-e pyeti ai qetë.
Ku je Dionis??-e pyeti Anaisi me nerva ama e shqetësuar për të.
Diku në askund.-ju përgjigj Dionisi dhe ajo lëshoi një pasthirrm pyetëse.
Ku?-e pyeti e hutuar Anaisi dhe ai lëshoi një qeshje të mbytur.
Si je Anais? Pasi Sirius më shkruajti që nuk je mirë. 1min...ishe ti apo jo?-e pyeti Dionisi duke shfryrë.
Po. Ku je? E kam seriozisht Dionis ku je?-e pyeti Anaisi duke marr gotën me ujë e duke pirë pak.
Tek zyra në kompani.-ju përgjigj qetë Dionisi,i cili po shihte pamjen e qytetit ku errësira kishfe filluar ta pushtonte dhe dritat që ndizeshin një nga një po e ndriçonin pak nga pak.
Aty ke qenë gjatë gjithë kohës?-e pyeti Anaisi dhe një heshtje pasoi nga ana tjetër e telefonit-Dionis...-i foli përsëri Anaisi.
Që pasi të lashë ty në shtëpi,këtu kam qenë.-ju përgjigj ai dhe ajo tundi kokën në lehtësim.
Kur do të vish në shtëpi?-e pyeti Anaisi dhe ai mori frymë thellë.
Përse je vetëm?-e pyeti Dionisi.
Jo ama...-filloi të fliste ajo por ai e ndërpreu.
Atëherë natën e mirë Anais.-ja ktheu Dionisi dhe mbylli telefonin.
Çfarë ndodhi?-pyeti Elaida.
Një katrahurë e madhe.-u përgjigj Anaisi dhe Sirius u ul afër saj.
Çfarë do që ka ndodhur do të kaloj. Mos u mërzit,nuk i bënë mirë bebit.-i tha qetë dhe ëmbël ai duke i ledhatuar barkun.
Ama jo kjo Sirius. Është shumë për atë,është shumë. Dhe i vetëm nuk ka për ta kaluar kurrë.-tha Anaisi e dëshpëruar dhe sytë plot me lot,e Sirius i la një puthje të vogël te dora,kurse Elaida e përqafoi.
Dëshiron ti qëndrosh pranë?-e pyeti Sirius.
Shumë,ama ai nuk do.-u përgjigj ajo dhe i ktheu përqafimin Elaidës.
Kam urdhër të prerë që nuk do të lëvizësh nga krevati,dhe sidomos të dalësh jashtë...ama,vishu dhe do të të çoj tek ai.-i tha Sirius dhe sytë e saj shkëlqyen.
Eja të të ndihmoj.-i tha Elaida duke e ndihmuar që të çohej e më pas ikën drejt dhomës.
Pasi u vesh me rrobat më të rehatshme të mundshme,veshi atletet dhe më pas u nis me Sirius për në kompani.

Veshja e Anais

Veshja e Anais

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.
Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now