Do ta bëj....

767 60 4
                                    

Woww çfarë janë gjithë ato letra dhe dosje?-e pyeti Anaisi teksa ai u fut në dhomë dhe në duar mbante plot dosje.
Nuk dua të të mërzisë,apo stresojë ama diçka tjetër ama di që je një person që do të më ndihmosh,edhe pse dyshoj deri diku përsëri mendoj se do të më ndihmosh.-i tha në siklet Dionisi teksa i la në fund të krevatit dhe pasi veshi rroba të rehatshme u ul pranë saj.
Kur mora kompaninë mbi vete gjendja e babit ishte e ngulitur thellë në mendjen time saqë vendosa që çdo vit për krishlindje dhe 1 ditë të rastësishme bëja gjithëmon dhurata. Përhatitemi rreth 1 ose 2 muaj para për këtë gjë dhe ndihmojmë pothuajse 2000 familje vetëm atë ditë,plus ditën e festës,ven rreth 4000 familje në vit. Për këtë çështje kam krijuar një degë të veçantë në kompani e cila ditë për ditë gjen familje në nevojë,gjithashtu edhe fëmijë jetim,me prindër të divorcuar ose ata që nuk kanë njërin prej tyre.-shpjegoi Dionisi dhe Anaisi kishte parë letrat dhe disa dokumenta në dosje dhe kishte ngelur e mahnitur.
Me të vërtet e bënë këtë?-e pyeti ajo e habitur dhe ai tundi kokën.
Më pëlqen ta bëj këtë.-tha i sinqertë Dionisi dhe ajo buzëqeshi.
E adhuroj Dionis. Është diçka tepër fantastike. Do ta bëj. Çfarë do lloj gjëje të jetë do ta bëj.-i foli me entuziazëm Anaisi dhe ai e pa. Ishte një reagim që nga Dilara nuk e kishte marr kurrë,pasi bënte çdo gjë me përtes dhe kur takonte familjet apo fëmijët ajo buzëqeshja fallco i ngjitej në surrat dhe gati për aksion,sa herë që kamerat e kapnin atë.
Atëherë....-filloi Dionisi të fliste dhe ti shpjegonte çdo detaj asaj,e cila e dëgjonte me vëmendie dhe serioze.
Unë mendoj se duhet ti ndani në kategori. Është diçka që nuk e keni bërë dhe prandaj ju kanë dal probleme me dhuratat apo ndihmat e tjera.-tha Anaisi duke parë disa fletë.
Më qartë të lutem.-ja ktheu ai serioz duke parë fletët që kjo po shihte.
Atëherë mesa pashë dhe lexova fëmijët të cilët ju i bëni më shumë dhurata fillojnë që 0-17 vjeç. Ama ju nuk i ndani dhuratat dh3 ndihmat. Tek video që më tregove dhuratat jan të hedhura të gjitha në një vend të përziera ama të ndara nga ndihmesat e tjera dhe nuk kanë një etiketë ku të tregoj moshën dhe gjininë. Gjithashtu edhe me ndihmat,nuk janë të specializuara se për kë familje janë,sepse ka familje që kanë 2 fëmijë dhe marrin ndihmën që duhet të marr një familje që ka 3 fëmijë psh.-shpjegoi Anais dhe ai tundi kokën.
Ide e zgjuar.-tha Dionisi duke parë dokumentat dhe më pas pa nga Anaisi.
Epo jam e zgjuar unë o kafshë bilionere.-ja ktheu me mendjemadhësi Anaisi dhe ai buzëqeshi.
Faleminderit për ndihmën e dhënë.-i tha Dilnisi mirënjohës e aho buzëqeshi lehtë.
Kur të duash. Ama me një kusht.-i thq djallëzisht ajo dhe ai e pa mosbesues.
Përfundimisht je e poshtër!-i tha ai dhe ajo qeshi me të madhe.
Është e thjesht Dionis,dua të vi me ty atë ditë.-i kërkoi ajo qetë dhe rrudhi vetullat.
Jo! Ka lodhje,ka stres,nuk është diçka e mirë për ty.-u përgjigj serioz ai.
Ku e sheh lodhjen aty o Dionis,sidomos stresin. Aty veç të shohësh buzëqeshjet dhe qeshjet në fytyrat e fëmijëve ,të largohet çdo errësirë nga shpirti,duke ja lënë vendin dritës dhe ngrohtësisë. Është diçka e bukur,të lutem më merr me vete.-ju lut ajo dhe shfryu.
Do të hash mëngjes derisa të ngopesh dhe do të qëndrosh 1 orë. Jo më shumë se një orë.-i tha autoritar Dionisi dhe ajo tundi kokën.
Të premtoj!-i tha serioze ajo dhe qeshi-jupiii do viii. Duhet t'ju them të tjerëve. Do ta adhurojn këtë ide dhe do të vijnë me gjithë qejf.-foli e gëzuar ajo dhe ai po e shihte me buzëqeshje.

Pas 1 jave

Çfarë duhet të vesh?-pyeti Anaisi,Dionisin për herë të 100 dhe ai për herë të 100 i thonte "Vish çfarë të duash llasticë vetëm eja.". Ama dëgjon Anaisi? Normale që jo. Mundësisht nqs do ta lije aty edhe për 1000 vjet të tjera aty do ta kishe përsëri duke kërkuar se çfarë duhet të vesh.
Ahhhhh,njeri i padobishëm!-i bërtiti Anaisi dhe sytë ju mbushën me lot.
Po tani çfarë bëra?-ja ktheu Dionisi dhe ju afrua.
Ti nuk do që unë të vi prandaj nuk po më ndihmon me veshjen.-foli ajo duke mbledhur hundët,e duke qarë më shumë.
Çfarë thua baby? Si të mos dua unë të vish me mua,kur unë të kërkova ndihmë dhe pranova të vije me mua,madje edhe kur nuk duhet? Mhm?-e pyeti ai duke i fshirë lotët e duke i kaluar disa fije flokë pas veshit.
Por ja...ti ja...nuk po më ndihmon mua me veshjen...-i tha ajo mes ngashërimave dhe ai shfryu lehtë që ajo mos ta dëgjonte.
Në rregull do ta bëjmë kështu. Si thua sikur unë të ta gjej të gjithë veshjen?-e pyeti ai dhe ajo ngriti kokën dhe e pa në sy,me ato sytë e bukur që shkëlqenin nga lotët.
Me të vërtet?-e pyeti e lumtur dhe si fëmijë ajo.
Po...madje ja prit pak dhe unë do të ta gjej direkt.-i tha ai duke shkuar drejt gradërobës. Kërkoi për pak minuta derisa gjeti diçka që i pëlqeu.
Çfarë gjete?-e pyeti Anaisi dhe ai i tregoi një crop top me mëngë të gjata ngjyrë kremi dhe një fustan me rripa të rehatshëm ngjyrë kremi të gjatë,ama pothuajse 1 pëllëmbë sipër kyçit të saj të këmbës.
Hajde vishu tani.-i tha ai dhe ajo qeshi,u çua,i mori nga duart veshjen dhe iku në tualet që të ndërrohej. Pas 10min ajo doli dhe ai i buzëqeshi.
Thito tha butul am vethul.-i foli ajo si bebe dhe ai qeshi.
Hajde ikim llasticë sepse po na presin.-i tha ai dhe të dy u nisën për të dal jashtë.

Veshja e Anais

Kishin rreth 2 orë që kishin arritur aty dhe Anais ishte bërë njësh me fëmijët,gjithashtu edhe Elaida me Tea

Oops! This image does not follow our content guidelines. To continue publishing, please remove it or upload a different image.

Kishin rreth 2 orë që kishin arritur aty dhe Anais ishte bërë njësh me fëmijët,gjithashtu edhe Elaida me Tea. Anais duhet të kishte ikur para 1 ore ama këmbëngulja e saj e bëri që ta shtynte edhe 1 orë më tepër ama aty Dionisi kuptoi që sdo të ishte vetëm 1 orë më tepër por disa orë të tjera.
Po e shikonte ashtu teksa qeshte dhe luante me fëmijët dhe zemra i rrihte shpejt. Nuk e kuptonte përse,ama duke parë atë ashtu një ndjenjë ja pushtonte shpirtin,një ndjenjë që se kuptonte se çfarë ishte. Nuk po ia ndante sytë asnjë moment kur vuri re që ajo ishte zverdhur pak në fytyrë. U nis menjëherë drejt saj dhe e kapi prej krahu.
Eja ulu pak.-i tha Dionisi dhe ajo tundi kokën,e të dy ju drejtuan një stoli-Po të sjellë pak ujë.-i tha Dionisi dhe menjëherë shkoi të merrte pak ujë dhe brenda 2min ishte përsëri tek ajo.
Jam mirë,vetëm se u lodha pak.-i tha pak e zënë në faj ajo dhe ai e pa me qortim.
Të thashë të shkonim në shtëpi. Duhet të pushosh.-i foli me merak Dionisi dhe i fshiu disa bulza djerse të krijuara tek balli saj.
Dhe të ikja nga gjithë kjo festë e bukur këtu? Nuk ka shanse.-i tha kryeneçe ajo dhe ai buzëqeshi lehtë dhe vuri re një fëmijë të vogël që po ju afrohej.
Heyy,vogëlush?-i foli në formë pyetëse Dionisi.
Ti je teta Anaish apo jo?-e pyeti djali i vogël i cili nuk mund të ishte më shumë se 5 vjeç.
Po unë jam. E tëra dhe e bëra.-ja ktheu Anaisi dhe e mori pranë vetes.
Unë mola vulat,të betoem ama unë tam në motël eve ajo nut moli vulat plandaj kul i fash ashaj tetësh të më epte vulat më fa çë duhet të të pyesh tyja...-i tha vogëlushi i cili ishte gati në të qarë.
Mund të marrësh o zemër. Por ku është motra jote?-e pyeti Anaisi dhe vogëlushi uli kokën.
Në shpital....-i tha ai dhe Anaisi pa Dionisin i cili kishte ngelur i hutuar.
Me kë je këtu?-e pyeti përsëri Anaisi.
Me ashnë...mami më shjel në mënxhesh ve më mel në dalkë kul itim bathkë me motlën në thtëpi.-ju përgjigj ai dhe Anaisi mori frymë thellë.
Si quhesh?-e pyeti Anais dhe vogëlushi e pa në sy.
Alien...-ju përgjigj ai dhe Dionisi qeshi pak.
Arien si thua sikur të shkojmë dhe t'ia blejmë motrës dhuratën? Madje çfarë të pëlqesh ti për motrën tënde,dhe ne do t'ia bëjmë surprizë tek shtëpia.-i tha vogëlushit-Dionis?-pyeti më pas Dionisin i cili pohoi me kokë.
Epo është shpejt akoma...si thua sikur të pushojmë për pak dhe më pas dalim përsëri?-i pyeti Dionisi dhe Anais tundi kokën. Nuk kishte fuqi të kundërshtonte prandaj pranoi direkt.
Po unë tu do ju plesh?-i pyeti Arien.
Do të vish me ne.-tha Dionisi serioz.
Nuk ka kundërshtime. Mos ki frikë.-i tha Anaisi dhe i dha një përqafim të fortë.
Ikim?-i pyeti Dionisi duke u ngritur dhe pas tij u ngrit Arien,e më pas Anais.
Ikim.-i tha Anais dhe kapi dorën e vogël të Arien dhe u nis para,dhe pas saj Dionisi.

E fundit për sot lexuesit e mi të dashur.
Mwahh,shumë përqafime.🤗

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now