Jam në ankth....

890 58 14
                                    

Në 25 gusht vendosa datën e martesës.-i tha Dionisi teksa ishin nisur për më airoport.
I bie do të jem 8 muajshe.-i tha Anais duke ledhatuar barkun dhe Dionisi buzëqeshi.
Ke gjetur një fustan të rehatëshëm për vete?-e pyeti Dionisi duke parkuar.
Kam parë disa versione. Por përsëri është e vështirë sepse barku është i madh,dhe vështirë se gjej diçka që më përshtatet.-tha Anaisi e cila ishte në ankth.
Nqs do e bëjmë me porosi.-i tha Dionisi dhe Anais e pa.
Seriozisht?-e pyeti Anais dhe ai buzëqeshi.
Do të telefonoj stilistin tim.-i tha Dionisi teksa përshëndeti prindërit e tij,të cilët dilnin nga aeroporti.
Kam frikë.-tha Anais dhe ai e puthi tek koka.
Shhh,qetësohu.-i tha Dionisi.
Jam në ankth...-i tha ajo dhe ai e ktheu nga vetja.
Çdo gjë do të shkoj mirë. Qetësohu.-i tha Dionisi dhe ajo mori frymë thellë.
Dionis.-dëgjoi të ëmën ti fliste dhe ai rrotulloi sytë. Nuk i kishte aq mirë punët me mamanë e tij.
Heyy mami.-i tha Dionisi dhe e përqafoi.
Olivia më lërë të takoj djalin.-i tha babai tij dhe e takoi Dionisin.
100 herë më mirë se Dilara.-tha Olivia duke parë Anais e cila u skuq,dhe Dionisi e pa me qortim mamin e tij.
Mama!-i foli serioz ai.
Çfarë? Thashë të vërtetën. Vajza është 100 herë më e mirë se Dilara. E bukur,po. E mirë duket.-tha Olivia dhe e përqafoi Anaisin duke e zënë në befasi.
Ohh,kam dëshiruar gjithëmon një vajzë. Mirësevjen në familjen Cooper.-i tha Emmett,babai i Dionis,i cili e përqafoi Anais.
Si ju shkoi udhëtimi Z.Cooper?-e pyeti Anais në siklet dhe ai e pa.
Emmett bijë. Je pjesë e familjes tani. Mamaja e nipit tim.-i tha ngrohtë Emmett dhe Anais buzëqeshi.
Sa muajshe je?-e pyeti Olivia,Anaisin.
Në fillim të muajit të 7.-ju përgjigj ajo dhe Olivia buzëqeshi lehtë.
Epo më në fund gjete një femër të saktë!-i tha Emmett,Dionisit i cili rrotulloi sytë.
Nuk e njihni akoma llasticën e vogël.-tha Dionisi duke qeshur dhe i mori dorën Anaisit dhe ja puthi.
Kafshë.-i foli Anaisi me inat dhe ai ledhatoi dorën e saj me buzët e tij.
Të paktën nuk është si Dilara. Nuk e pëlqeja atë femër.-tha Emmett dhe Olivia tundi kokën.
Ta mbështes opinionin.-i tha ajo dhe Dionisi buzëqeshi.
Do të ishte mirë nqs do të darkonim sëbashku me prindërit e tu,sonte e dashur.-i tha Olivia por Dionisi ju përgjigj.
Sot jo. Kemi organizuar diçka bashkë të dy.-tha serioz Dionisi dhe Anais u ndie në siklet.
Mund ta lëmë për nesër Dionis.-i tha me zë të ulët ajo dhe ai e pa.
Sot.-tha serioz dhe i vendosur Dionisi dhe ajo u skuq.
Dakort bir,se nuk na ikën koha këtu jemi deri pas dasmës suaj.-tha Emmett duke u afruar afër sediles së Dionisit dhe i vendosi dorën tek krahu,e Dionisi buzëqeshi lehtë.
Do t'ju lë në shtëpinë tuaj.-tha Dionisi duke marr rrugën për në shtëpinë e tyre.
Nesër do të vi nga ju se dua të shoh shtëpinë tuaj të re.-tha Olivia duke zbritur nga makina pasi Dionisi parkoi.
Me gjithë qejf.-i tha Anais me buzëqeshje.
Mirupafshim e dashur. Shihemi nesër.-i tha Olivia e cila pasi takoi atë dhe Dionisin u nis për në shtëpi.
Edhe nqs thotë diçka më shumë,mos ia vërë re bijë. E ka në tip,të flas pak më shumë seç duhet.-i tha Emmett dhe pasi e përqafoi,iku pas të shoqes.
Çdo gjë me sukses. Të thashë mos të shqetësoheshe se çdo gjë do të shkonte mirë.-i tha Dionisi duke përqafuar Anais.
Thjesht kisha frikë. Për reagimin e tyre,apo çfarë do të mendonin rreth meje.-tha Anaisi qetë.
Përse Anais ti nuk je njeri i keq.-i tha Dionisi duke e parë në sy me shqetësim.
Gazetat,dhe lajmet nuk thonë këtë ama...-tha Anaisi gjysëm zëri dhe hapi derën e makinës për tu futur brenda.
Prit,prit ,prit...Anais. Lëre çfarë thonë lajmet e gazetat. Për sa kohë unë të njoj ty,dhe e di sesi ti je në të vërtet nuk më intereson aspak se çfarë thonë të tjerët rreth teje.-i tha Dionisi dhe e përqafoi duke e puthur në ballë.
Me të vërtet?-i tha Anais e prekur.
Shumë fare.-i tha Dionisi duke i lënë një puthje tjetër në buzë dhe e ndihmoi të hipte në makinë dhe më pas ai.
Ku do e bëjmë darkën?-e pyeti Anais dhe ai buzëqeshi djallëzisht.
Ohhh llasticë,ma lërë mua në dorë.-i tha Dionisi dhe ajo e pa në sy duke buzëqeshur lehtë.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now