Jam mirë...

797 62 4
                                    

Hapa sytë dhe një dhimbje e lehtë në fund të barkut më bëri që të lëshoja një pasthirrmë dhimbjeje. U ngrita pak gjysëm trupi dhe po kontrolloja për ndonjë shenjë të Dionisit,por asgjë nuk po dukej.
Dionis....-i fola qetë dhe një zhurmë erdhi nga kuzhina.
Erdha.-dëgjova zërin e tij dhe disa hapa të drejtuara nga dhoma ime. Hapi derën me kujdes dhe u fut brenda me një tabaka të madhe në dorë,të mbushur plotë me ushqime.
Waww...mos më thuaj që ke gatuar ti Z.bilioner??-e pyeta duke qeshur dhe ai ngriti njërën vetull.
Nuk ta mbush syrin se mund të gatuaj llasticë pasanike?-ma ktheu me ironi dhe unë qesha.
Jo kur ke shërbëtoret që gatuajnë gjithëmon për ty...-i thashë duke ngritur supet dhe ai shfryu-më duhet të shkoj në tualet si fillim.-i thashë dhe ai la mbi tavolinën e vogël tabakanë dhe erdhi të më ndihmonte që të çohesha.
Kujdes...-më tha serioz teksa u ngrita në këmbë.
Iki vetë tani më lësho Dionis.-i thashë në siklet dhe ai më pa serioz.
Po e di,ama nuk je bërë akoma aq mirë sa të mos kesh nevojë për ndihmën time!-mu përgjigj serioz dhe unë rrotullova sytë.
Hapa derën e tualetit duke u futur brenda dhe Dionisi më lëshoi dhe vazhdoi të më shihte me vëmendie derisa mbylla derën. Hapa pak rubinetin e ujit pasi e di që Dionisi është pas derës dhe nuk dua që të vendosem më shumë në siklet. Mbarova punë,lava sytë pasi kisha nevojë të vija në vete,dhe më pas dola jashtë. Ishte ulur në kolltuk duke pritur për mua që të dilja nga tualeti,u ngrit menjëherë dhe erdhi afër meje. Njërën dorë e vendosi tek beli im dhe tjetrën tek krahu duke më mbajtur fortë ama me kujdes.
Dionis nuk jam invalide,jam shtatëzanë.-i thashë serioze teksa shtrihesha në krevat.
E tepron me fjalët llasticë.-më tha serioz duke më lënë para tabakanë me ushqime.
Po pra pooo...-i thashë dhe fillova të haja bukë. Dreq...gatuan mirë,edhe pse nuk ka bërë kushedi çfarë përsëri janë super të shijshme.
Purenë e avokados ta hash të gjithën. Është në vendin e dytë në listën e ushqimeve që doktorresha më dha ,dhe që ti duhet ti konsumosh.-tha serioz dhe unë qesha.
Ke marr një listë ushqimesh?-e pyeta duke ngrënë një fetë buke të thekur,të cilën e kishte lyer me purenë e avokados dhe pak djathë të grirë sipër.
Normale që po.-tha duke më parë në sy dhe të gjithë fytyrën.
Kam diçka?-e pyeta në siklet duke fshirë buzët me pecetë.
Jo asgjë,thjesht po të shihja.-tha duke buzëqeshur dhe një trokitje e fortë u dëgjua në derë,që u pasua nga shumë trokitje të tjera dhe zile të pafunda.
Dionis...-i thashë e trembur pasi dreqi ta haj,po sikur të ishte përsëri Kaleb?? Uhhff....
Shhhh,jam unë këtu me ty mos ki merak. Qëndro këtu,mos lëviz dhe vazhdo të hash qetë.-tha serioz duke u ngritur e duke më lënë një puthje te balli,e më pas doli nga dhoma.
Ku është vajza ime???-dëgjova zërin e babit tim të kumbonte në të gjithë shtëpinë.
Është në dhomën e gjumit.-u dëgjua Dionisi i qetë dhe shumë hapa e zëra u dëgjuan të vinin drejt dhomës sime.
Anais.-tha mami duke ardhur me vrap drejt meje e duke më përqafuar.
Jam mirë...-i thashë e habitur pasi se prisja asnjëherë këtë reagimin e saj.
Si je mirë??-më pyeti me ironi imatë-përfundon në spital në gjendjen më të keqe të mundshme,gati për të humbur fëmijën dhe thua jam mirë???-foli me tonin e lartë të zërit dhe unë shfryva.
Ba qetësohu.-i tha Tea qetë duke ardhur afër meje.
Ti...-ju drejtua Dionisit me inat-ku dreqin ishe kur vajza ime kishte nevoj për ty???-e pyeti dhe Dionisi e pa qetë në sy.
Nuk është faji atij. Nuk ka të bëjë me të,ka të bëj me mua.-i thashë serioze dhe u kthye nga unë.
Ohhhh,paska të bëj me ty dhe ky na del më pak fajtor?? Ahhh,sa bukur!-tha duke përplasur duart i acaruar.
Ishte Kaleb,ish i dashuri im. Çfarë lidhje ka Dionisi me këtë?-e pyeta e frustruar.
Ka shumë vajza ime! Sepse duhet që të të mbroj. Nqs si i intereson për ty të paktën ta bëj për fëmijën e tij që ti po i mban në bark!-më tha me inat dhe Dionisi e pa serioz.
Komplet e kundërta.-i tha serioz ai dhe babi e pa në sy.
Nuk arrij ta besoj. Nuk mundem.-tha babi duke ardhur rreth e për qarkë dhomës.
Do të ishte më mirë sikur këto gjëra ti diskutonim jashtë dhe ta linim të qetë Anais,pasi nuk duhet të ketë shqetësime.-sugjeroi Dionisi dhe imatë kërciti qafën.
Mendim shumë i mirë.-tha Tea në ankth duke parë me frikë babin.
Nuk ka më gjëra për të diskutuar pasi ne do të ikim. Anais bëji gati valixhen me gjërat që do të marrësh sepse do të vish në shtëpinë time përsëri.-tha serioz babi dhe unë pashë nga Dionisi.
Kjo nuk ka për të ndodhur kurr.-ja ktheu Dionisi serioz dhe erdhi afër meje.
Për sa kohë që nuk je i zoti të ruash vajzën time dhe mbesën apo nipin tim,Anais do të rri me mua.-tha serioz babi dhe Dionisi po e vështronte i qetë.
Nipin.-ndërhyra unë dhe të tërë më panë mua përveç Dionisit i cili kishte një nënqeshje në fytyrë.
Nipin?? Dmth?? Është djalë?-pyeti Tea e gëzuar.
Po..-i thashë duke ledhatuar barkun.
Aaaaaa do bëhem teze me nip.-bërtiti Tea e lumtur dhe mami qeshi.
Urime vogëlushe.-më tha duke më puthur në faqe kurse babi kishte ngelur duke parë.
Bëji gati valixhen.-tha babi duke pulitur sytë me shpejtësi.
O ba...-i fola me kundërshtim-nuk është faji Dionisit. Është i gjithi faji im,pasi ai ishte Kaleb ish i dashuri im. Çfarë lidhje ka gjithë kjo me Dionisin? Nuk është faji tij për zgjedhjet e mia në të shkuarën dhe pasojat e atyre zgjdhjeve.-i tha serioze dhe Tea qeshi.
Zgjedhje që kanë qenë tmerrësisht të këqija.-tha Tea dhe unë e godita.
Tea pusho.-i thashë dhe ajo rrotulloi sytë.
Çfarëë??! Asnjëherë nuk më ka pëlqyer ai njeri,ta kam thënë me kohë. Dhe jam e sigurt që të donte veç për virgjërinë dhe pasurinë,edhe mund të të tradhëtonte direkt nqs i jepej mundësia.-tha Tea dhe unë i rashë ballit me dorë.
Ka të drejt,ishte servil. Plus nuk do arrinte kurrë të ti plotësonte kushtet.-tha mami serioze dhe babi me Dionisin po na shihnin me një shikim që ngjasonte me "Seriozisht e keni?".
Mjafton me analizimin e atij idiotit. Kthehemi në çështjen këtu. Babi unë nuk vi.-i thashë serioze dhe babi më pa me habi.
Mos keni filluar të keni ndjenja për njëri tjetrin ju?-më pyeti babi serioz dhe unë u kollita në siklet-pasi Anaisi që njoh unë s'do ta humbiste këtë mundësi kurrë.-vazhdoi të thonte dhe Dionisi po më shihte në sy.
Jo. Thjesht duhet që të qëndrojmë me njëri tjetrin përshkak të njerëzve. Ti e di si janë mediat.-i thashë dhe babi tundi kokën.
Aaa,mediat....-tha babi i pabindur.
O babi do bëhesh me nip,përse e vret mendjen për gjërat e tjera. Anais është mirë,bebi mirë,përse duhet ta stresojmë kot. Dionisi e di mirë se çfarë duhet bërë,nuk është i vogël. Nuk ka qenë as faji Anais dhe as faji Dionis. Kaleb është një i çmendur që se vlerësoi kur e kishte dhe e kërkon tani që Anais është 1000/10. S'ka faj,dhe unë të isha do të kthehesha prapë te ishi,nqs nga 10/10 do të bëhej 1000/10.-i tha Tea dhe mami qeshi.
Më ofendove. Nga 10/10,jam bërë 1000/10,ik zhduku motër e keqe.-i thashë dhe Tea më përqafoi.
Ama si motër je motra më e mirë në botë.-më duke më puthur dhe duke ledhatuar barkun.
Po,servile...-i thashë dhe i ktheva përqafimin.
Epo ne bëjmë mirë të ikim.-tha mami dhe babi pa me inat Dionisin.
Falendero zotin që vajza ime do të rri me ty. Përndryshe do të mjaftonte dy herë në javë ta shihje.-i tha babi dhe doli jashtë.
O ba...-i thashë duke shfryrë kurse Dionisi më pa në sy dhe mbylli sytë në mënyrë që të më qetësonte.
Nuk e kam parë kurrë John në këtë gjendje,u bë shumë i frikëshëm një moment.-tha mami teksa më puthi tek të dyja faqet.
Ka të drejtë,u habita.-tha Tea duke puthur lehtë barkun,dhe shkoi të takonte Dionisin.
Është babai i saj normale do të frikësohet dhe trembet për vajzën e tij. I jap të drejtë për çdo fjalë.-foli Dionisi duke i dhënë dorën mamit.
Mos ia vini re do ti kaloj. Mirupafshim.-tha mami dhe Dionisi i përcolli deri te dera dhe më pas erdhi prapë tek unë.
Ha se nuk hëngre asgjë.-më tha duke marr një fetë buke dhe e lyeu me pak reçel,e ma dha mua në dorë.
Mos u mërzit nga fjalët e babit Dionis.-i thashë serioze dhe ai më pa.
Waww hoqe dorë nga Z,arrogant bilioner?-tha duke buzëqeshur dhe direkt u pendova për mirësjelljen që i dhashë.
Qepe kafshë bilionere. Kam unë faj,që dua të tregohem e mirë me ty.-i thashë duke e parë me një shikim gjykues dhe ai qeshi me zë të lartë. Dreq,mund të jetë hera e parë që e dëgjoj të qesh kështu. E adhuroj. Dhe unë përfundimisht kam ikur përlesh.
Ti je femra e parë që nuk mund tl ta gjej kurrë mood. Si je tani nuk je pastaj. Herë e mirë,herë arrogante. Herë e pasur e keqe,herë e pasur e mirë. Sa për mood tjetër nivel.-më tha duke buzëqeshur lehtë.
Epo kjo jam unë. O mbaje o lëre,zgjedhja jote.-i thashë duke ngrënë dhe ai qeshi prapë.
Mendoj ta mbaj,përgjithëmon madje.-tha lehtë dhe unë ngrita njërën vetull.
Që do të...ahhh...-do doja ti nxirrja fundin këtij mhb ama një goditje e fortë më bëri të rënkoja lehtë nga dhimbja.
Je mirë?? Çfarë ke?? Çfarë ndodhi? Eja shkojmë në spital!-tha Dionisi i shqetësuar duke u ngritur në këmbë.
Dionis jam mirë thjesht lëvizi bebi,dhe po lëviz akoma. Ama vetëm ndiej pak dhimbje për shkak të asaj që ndodhi.-i thashë qetë dhe një merak kishte pushtuar sytë e tij.
Sigurt?-më pyeti akoma në këmbë gati për të më çuar në spital.
Po...madje ma jep pak dorën.-i thashë duke buzëqeshur lehtë dhe ai erdhi afër meje-hiqe pak tabakanë me ushqime dhe eja kalo nga ana tjetër e imja.-i thashë dhe për 10sek kishte bërë çdo gjë që i thashë dhe ndodhej afër meje i ulur. I mora dorën dhe ja vendosa te barku aty ku bebi po lëvizte më shumë. Një dridhje e lehtë më kaploi trupin kur dora e tij preku barkun tim.
Lëviz shumë.-tha duke parë barkun dhe sytë e tij shkëlqenin më shumë se vetë yjet.
Do të jetë tepër i lëvizëshëm.-i thashë dhe ai filloi të ledhatonte lehtë barkun.
Normale është djali im.-tha krenar duke ngritur kokën e duke më parë në sy.
Djali jonë.-i thashë në siklet e sipër dhe ai buzëqeshi.
Po. Djali jonë.-tha duke buzëqeshur vesh më vesh dhe një tjetër goditje tronditi dorën e tij-xheloz.-shtoi Dionisi i qetë duke parë barkun.
Kush??-e pyeta serioze dhe një humor e kaploi të tërin.
Djali jon. Xheloz për mamin. Imagjino që tani te barku. Lëre më kur të lind....-tha Dionisi me një hije qeshje në buzë dhe duke tundur kokën.
Mos more dhe nga e kuptova ti?-e pyeta duke mbledhur vetullat.
Sepse....-më tha duke vendosur dorën time poshtë tijës dhe afroi kokën afër meje-...ti je imja,dhe askush tjetër përveç meje nuk ka të drejtë të të marr prej meje.-më tha dhe isha 1000% e sigurt që isha skuqur si domate. U afrua lehtë dhe më la një puthje tek hunda,e papritur një goditje u ndie te barku im dhe Dionisi qeshi.
Ti kafshë arrogante bilionere,mks guxo të më afrohesh më duke përfituar nga rasti.-i thashë duke e goditur te krahu.
Hmmm,llasticë pasanike.-tha duke larguar kokën ama dorën nuk e lëvizi nga barku.
Edhe nqs është xheloz le të jetë. Nuk ka problem.-i thashë duke kruar hundën dhe cepi i buzës së tij u ngrit në një nënqeshje.
Se kam problem por mendoj që nuk do e përballosh dot kaq shumë xhelozi apo territorializëm.-tha me djallëzi dhe unë picërrova sytë.
Guxo dhe flasim.-i thashë rrezikshëm dhe një nënqeshje u dëgjua prej tij.
Do e shohim llasticë pasanike.-tha Dionisi duke vendosur kokën tek preri im dhe duke ledhatuar barkun.
Do e shohim.-i thashë me inat teksa e shihja duke përkëdhelur barkun tim të fryrë.

Një aksident i ëmbël.Where stories live. Discover now